LIVE UPDATES
Bota

Bosnja shpreh dëshirë t’i bashkohet nismës, Vuçiç: “Ballkani i Hapur” s’e zëvendëson BE

Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma "Ballkani i Hapur" është në dobi të të gjithëve.

7 Qershor 2022, 22:48 Nga DOSJA
Bosnja shpreh dëshirë t’i bashkohet nismës,
Pamje nga takimi i sotëm

Përfaqësuesit e Bosnjë e Hercegovinës kanë shprehur dëshirën që t'i bashkohen "Ballkanit të Hapur", teksa presidenti serb tha se kjo është nisma më e mirë në rajon, që sjell përfitime për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit e nismës “Ballkani i Hapur” mblidhen sot dhe nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për takimin e radhës. Të martën ata morën pjesë në një darkë pune, ndërkaq të mërkuren pritet të nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi - për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit - në të cilat Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut - jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithatë, në Ohër po marrin pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të martën në Ohër se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma "Ballkani i Hapur" është në dobi të të gjithëve.

“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit”, tha Vuçiç, teksa foli edhe nëse kjo nismë është e hapur për Kosovën.

“Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ‘Ballkanin e Hapur’, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t'i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ‘Ballkanin e Hapur’," tha Vuçiç.

“Nuk e kam problem të flasë me çdokënd në Prishtinë. Shkëmbimi tregtar në CEFTA është shumë herë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, shtoi ai.

Presidenti serb tha se në takimin me liderët e tjerë do të ngrehë çështjen se si vendet e rajonit mund të ndihmojnë njëri-tjetrin në ushqim, energji, gaz, ndërtimin e përbashkët të termocentraleve, veçanërisht termocentraleve të ripërtëritshme.

Përveç presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe atij shqiptar, Edi Rama, që janë iniciues të “Ballkanit të Hapur”, në takimet e nismës në Ohër, për herë të parë, merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në cilësinë e vëzhguesit.

I pranishëm është edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija. Tegeltija, deklaroi të martën në Ohër se Bosnja dhe Hercegovina merr pjesë si vëzhguese në samitin e “Ballkanit të Hapur”. Ai tha se pret që Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës së shpejti të marrë vendim për t'iu bashkuar kësaj nisme.

“Jam këtu sepse e di se pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit në Bosnjë e Hercegovinë, shumica e politikanëve, dëshirojnë të jetë pjesë e projektit ‘Ballkani i Hapur’, por edhe entitetet janë të vendosur t'i bashkohen këtij projekti. Unë jam këtu për të përcjell mesazhin tek anëtarët e ‘Ballkanit të Hapur’ se Bosnjë e Hercegovina po përgatitet dhe dëshiron të bëhet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Tegeltija për Radio Televizionin e Republikës Sërpska.

Ai theksoi se javën e kaluar përsëri i kishte bërë thirrje Presidencës së Bosnjë Hercegovinës që të marrë vendim për t’iu bashkuar nismës dhe se shpreson që anëtarët e Presidencës që janë kundër do të ndryshojnë mendje dhe do të kuptojnë se sa i rëndësishëm është ky projekt për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Ditan Abazoviç, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”.

Në margjinat e "Ballkanit të Hapur", Abazoviç ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill. Përderisa Rama në Facebook ka shkruar se pjesëmarrja e Azbazoviçit "fut zyrtarisht Malin e Zi në 'Ballkanin e Hapur'", një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga kryeministri i Malit të Zi, i cili teksa foli për pjesëmarrjen e tij në Ohër tha se të gjithë partnerët "tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu".

“Ballkani Perëndimor ka vend në BE dhe Mali i Zi si lider në integrim është i gatshëm të jetë shembull pozitiv në këtë proces”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkaq, nikoqiri i takimit në Ohër, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se “në çdo takim të ri të nismëtarëve dhe miqve të ‘Ballkanit të Hapur’, ne ofrojmë bashkëpunim më të fortë, komunikim më të lehtë dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik”.

“Të gjitha këto janë të një rëndësie të madhe për kompanitë dhe qytetarët e rajonit. Është kënaqësi që mysafirë tanë në këtë samit janë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, të cilët besoj se në të ardhmen do të bëhen pjesë e kësaj nisme të suksesshme”, tha Kovaçevski përmes një postimi në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Ky proces është një iniciativë e nisur në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian. Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Në letrën dërguar Kovaçevskit, Kurti ka ftuar homologun maqedonas që “të punojmë së bashku për të parandaluar Serbinë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Pjesëmarrësve në Ohër, përmes video-lidhjes, do t’u drejtohet edhe komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me këtë hap, Varhelyi dhe Escobar do të dëshmojnë se nisma e “Ballkanit të Hapur” ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës amerikane.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Tri vendet anëtare i kanë ftuar vazhdimisht edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës. Deri më tash, palët kanë nënshkruar disa marrëveshje - për lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, për bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave e të tjera.

Marrëveshja që pritet të nënshkruhet të mërkurën për luftë kundër evazionit fiskal, thekson se tri vendet e kanë parasysh “rëndësinë e shtuar” të bashkëpunimit në këtë fushë, gjegjësisht në shmangien e pagesës së taksave. Marrëveshja tjetër që pritet të nënshkruhet për njohjen reciproke të diplomave, mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për të promovuar shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, tri vendet pritet të nënshkruajnë edhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim kulturor në Ballkanin Perëndimor.

Në memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit, i cili gjithashtu pritet të nënshkruhet në Ohër, parashihet formimi i një harte turistike, të quajtur “Ballkani i Hapur”. Shtetet nënshkruese janë të detyruara t’i inkurajojnë kontaktet ndërmjet organizatave të tyre turistike dhe punëtorëve, ndërkohë që parashihet krijimi i grupeve të posaçme të punës për këtë fushë.

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se nismat që kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe lehtësime në lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave, janë të mirëseardhura, por, sipas tij, do të ishte mirë që nismat e tilla t’i përfshijnë të gjitha shtetet.

“’Ballkani i Hapur’ ka për qëllim të nxisë komunikimin në të gjitha sferat. Ky komunikim do të prodhojë jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe stabilitet dhe siguri në rajon. Pra, mendoj se Ballkani i hapur duhet të jetë një paradhomë, në atë formë që vendet do të përgatiten për një konkurrencë shumë më të madhe, për një treg shumë të madh, siç është Bashkimi Evropian”, thotë Neziri.

Sipas tij, e meta e kësaj nisme është zanafilla e saj, pasi në fillim, siç thotë ai, ajo nuk ka siguruar gjithëpërfshirjen, por është ndërmarrë nga vetëm tri vende.

Duke komentuar refuzimin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë takim dhe në përgjithësi në nismën e “Ballkanit të Hapur”, si dhe thirrjen e Kurtit “për të parandaluar Serbinë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon”, Neziri thotë:

“Një nismë që përbëhet nga shtete që janë anëtare të NATO-s, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e në të cilën pritet të kyçen edhe shtete të tjera si Mali i Zi, nuk mund të jetë një projekt që do t’i mundësojë Rusisë të shtrijë ndikimin e saj në rajon. Mendoj se janë diskurse të politikave ditore në Kosovë, të cilat nuk besoj se janë të bazuara në fakte”. Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, ka thënë më herët se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se në këtë nismë, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë./REL

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje