19 Qershor 2023, 19:10
Nga DOSJA
foto ilustruese
BRITANI- Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë. Ajo ka prezantuar një legjislacion për t’i mbajtur asetet e Moskës të ngrira, derisa kjo e fundit të pajtohet për ta kompensuar Ukrainën.
Qeveria ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës. Këto plane janë bërë të ditura, teksa Britania përgatitet për të qenë mikëpritese e një konference për rindërtim të Ukrainës, javën tjetër.
Në fokus do të jetë rritja e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtim të Ukrainës nga lufta, dhe sesi sektori privat do të mund të përfshihet në rindërtim.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë - në shkurt të vitit 2022 - Britania ka ngrirë asete në vlerë të më shumë se 23 miliardë dollarëve dhe i ka sanksionuar mbi 1.550 individë rusë.
Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka thënë se rindërtimi i Ukrainës duhet të bëhet shpejt dhe se masat e reja “do të sigurojnë që Rusia të paguajë për riparim të shtetit që e ka sulmuar”.
Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, besohet se për rindërtim të Ukrainës do të duhen më shumë se 400 miliardë dollarë. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Bota
19 Qershor 2023, 18:59
a.l
Tornado në SHBA
SHBA- Një tjetër tornado shkatërruese është raportuar në Missisipi të SHBA. Sipas mediave të h...
Bota
19 Qershor 2023, 19:00
foto ilustruese
GJERMANI- Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për nd...
Bota
19 Qershor 2023, 18:44
a.l
Jens Stoltenberg
Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se është kundër ngrirjes së konfliktit në Ukr...
Bota
19 Qershor 2023, 18:08
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Gr...
Bota
19 Qershor 2023, 18:03
a.l
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaron se Perëndimi duhet të rregullojë politikën e tij me shpresën se konf...
Bota
19 Qershor 2023, 18:03
k.m.
Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me S...
Bota
19 Qershor 2023, 17:51
a.l
Daut Haradinaj
KOSOVË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama i...
Bota
19 Qershor 2023, 17:24
a.l
BE
Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka thënë se do të përfshijë &ldquo...
Bota
19 Qershor 2023, 17:15
a.l
Zbynek Doljesi
HAGË- Dëshmitari i tetë po jep dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtris...
Bota
19 Qershor 2023, 17:12
A.B
Anastasia Rubinska
GREQI- Tragjike është fati i Anastasia Rubinskas, polakes që shkoi në Greqi me pushime, mirëpo u gjet pas...