Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Trupi i 27-vjeçares u gjet në zonën e Alykes, në një qese të mbuluar me degë, në një zonë rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi që po mbahet nga policia.
GREQI- Tragjike është fati i Anastasia Rubinskas, polakes që shkoi në Greqi me pushime, mirëpo u gjet pas disa ditësh e pajetë. Trupi i 27-vjeçares u gjet në zonën e Alykes, në një qese të mbuluar me degë, në një zonë rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi që po mbahet nga policia.
Ai është personi që e ka parë për herë të fundit dhe që në momentin e parë është konsideruar i dyshimtë pasi ka rënë në shumë kontradikta gjatë marrjes në pyetje në polici. Personi nga Bangladeshi u ndalua nën akuzën e rrëmbimit, megjithatë hetimet po vijojnë.
Për ngjarjen në fjalë, kanë reaguar edhe familjarët e Anastasias. I vëllai kërkon që të takohet me autorin e dyshuar. Për mediat greke ai ka thënë:
"Do të doja dhjetë minuta të takohesha me këtë njeri dhe ta "përfundoja" vetë. Sigurisht që nuk mendoj se ishte një aksident. Nuk mund të them asgjë tjetër. Le të bëhet drejtësi. Personat që e kanë bërë duhet të dënohen siç e meritojnë. Më vjen keq për familjen time, por shpresoj se vrasja e saj do të jetë një paralajmërim për vajzat e tjera kur ato janë në vende të tjera, që të shikojnë shoqërinë e tyre dhe të jenë më të kujdesshme"

Dëshmitë e nxjerra nga analiza e materialit janë gjithashtu të rëndësishme, pasi ADN-ja e Anastasia u gjet në shtëpinë e të riut nga Bangladeshi.
Kryeministri i Polonisë informoi se do t'i kërkojë Greqisë ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e 27-vjeçares Anastasia.
“Jam i tronditur nga vrasja mizore e 27-vjeçares Anastasia. Autori duhet të përballet me pasoja shumë të rënda. Prandaj do t'i kërkojmë Greqisë të dorëzojë të dyshuarin për t'u gjykuar në një gjykatë polake dhe për t'i dhënë dënimin maksimal të mundshëm”, shkroi ai në Twitter.
Hagë HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke u marrë në pyetje dëshm...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Berlin se Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën...
Grua SHBA- 'World Data Info' përpiloi një listë të madhësive të gjoksit në botë. Ekzistojnë të paktë...
Titanik Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik pas zhdukjes së papritur të një nëndetëse tu...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për arrestimin e fundit të...
E hëna është festa federale “Juneteenth” në Shtetet e Bashkuara. Emri i festës është marrë nga dita pas p&...
Foto ilustruese Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusis...
Brazil BRAZIL- Një sulm me armë zjarri është raportuar në Brazil. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pranë nj&e...
Hyeong Do Kwon I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar se...
Moldavi MOLDAVI- Gjykata Kushtetuese e Moldavisë shpalli partinë pro-ruse Shor "jokushtetuese". Partia, e udhëhequr nga biznesme...