19 Qershor 2023, 16:44
Nga k.m.
Foto ilustruese
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë. Ajo e ka prezantuar një legjislacion për t’i mbajtur asetet e Moskës të ngrira, derisa kjo e fundit të pajtohet për ta kompensuar Ukrainën.
Qeveria ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës.
Këto plane janë bërë të ditura teksa Britania përgatitet për të qenë nikoqire e një konference për rindërtim të Ukrainës, javën tjetër. Në fokus do të jetë rritja e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtim të Ukrainës nga lufta, dhe sesi sektori privat do të mund të përfshihet në rindërtim.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë - në shkurt të vitit 2022 - Britania ka ngrirë asete në vlerë të më shumë se 23 miliardë dollarëve dhe i ka sanksionuar mbi 1.550 individë rusë.
Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka thënë se rindërtimi i Ukrainës duhet të bëhet shpejt dhe se masat e reja “do të sigurojnë që Rusia të paguajë për riparim të shtetit që e ka sulmuar”.
Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, besohet se për rindërtim të Ukrainës do të duhen më shumë se 400 miliardë dollarë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
19 Qershor 2023, 16:35
a.l
Brazil
BRAZIL- Një sulm me armë zjarri është raportuar në Brazil. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pranë nj&e...
Bota
19 Qershor 2023, 16:32
a.l
Hyeong Do Kwon
I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar se...
Bota
19 Qershor 2023, 16:27
a.l
Moldavi
MOLDAVI- Gjykata Kushtetuese e Moldavisë shpalli partinë pro-ruse Shor "jokushtetuese". Partia, e udhëhequr nga biznesme...
Bota
19 Qershor 2023, 16:18
a.l
Donald Trump
SHBA- Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e ti...
Bota
19 Qershor 2023, 16:09
a.l
Kisha në Angli
ANGLI- Klerikët e Kishës së Anglisë po kërkojnë për herë të parë një rritje t&e...
Bota
19 Qershor 2023, 15:55
a.l
SHBA
SHBA- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja në banesë në Karolinën...
Bota
19 Qershor 2023, 15:47
a.l
Foto ilustruese
Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore Meteorlogjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bas...
Bota
19 Qershor 2023, 15:35
a.l
Rasti i parë me autizëm
SHBA- Donald Triplett, personi i parë i diagnostifikuar me autizëm që në lindje, ka ndërruar je...
Bota
19 Qershor 2023, 15:32
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi sot Perëndimin se po përpiqet të minojë stabilitetin e sken&e...
Bota
19 Qershor 2023, 15:23
a.l
Të shtëna me armë në SHBA
SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA. Sipas mediave...