LIVE UPDATES
Bota

Po arratisej drejt Dubait, “mbreti i kriptovalutave” dënohet me 4 muaj burg në Malin e Zi

Para procesit zgjedhor, Abazoviç dhe kolegët e tij partiakë, kanë pasur dyshime se Lëvizja e Spajiqit mund të jetë financuar ilegalisht nga komuniteti që merret me kriptovaluta.

19 Qershor 2023, 16:32 Nga a.l
Po arratisej drejt Dubait, “mbreti i kriptovalutave” dënohet me
Hyeong Do Kwon

I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar secili nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Ata do të jenë në mbajtje, pasi Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar ekstradimin e tyre, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove. Ata janë arrestuar më 23 mars në aeroportin e Podgoricës, prej ku kanë tentuar të nisen me aeroplan privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme.

Ata kanë qenë duke përdorur pasaporta të Kosta Rikës, ndërsa përgjatë kërkimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës. Në seancën dëgjimore, Hyeong Do Kwon dhe Hon Chang Joon, kanë thënë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.

Ata kanë thënë se janë të bindur që pasaportat janë ligjore, ndonëse më vonë e kanë pranuar një njoftim të Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) se dokumentet e tyre të udhëtimit janë të paligjshme. Arrestimi i Do Kwon-it ka marrë vëmendje botërore, sepse ai është një prej personave më të kërkuar, lidhur me mashtrimet që dyshohen të jenë kryer përmes kriptovalutave.

Mbajtja e tij në Podgoricë i ka trazuar edhe ujërat politike, pasi ai i ka dërguar një letër kryeministrit me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviçit, në të cilën ka thënë se e njeh Millojko Spajiqin, liderin e Lëvizjes Evropa Tani.

Spajiç është kandidat për mandatin e ardhshëm qeveritar në Mal të Zi. Gjithçka ka ndodhur para zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 11 qershor në këtë shtet.

Para procesit zgjedhor, Abazoviç dhe kolegët e tij partiakë, kanë pasur dyshime se Lëvizja e Spajiqit mund të jetë financuar ilegalisht nga komuniteti që merret me kriptovaluta.

Më pas, për shkak të letrës së Do Kwon-it, është organizuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit për Siguri Kombëtare. Spajiç i ka hedhur poshtë dyshimet e Abazoviçit dhe e ka akuzuar atë për abuzim me institucione, si dhe ka deklaruar se nuk do të diskutojë me partinë e Abazoviçit për formim të koalicionit qeveritar. Zyra e Prokurorit e ka marrë më pas në pyetje Do Kwon-in, për letrën në të cilën është përmendur Spajiq, mirëpo jugkoreani ka mohuar të ketë financuar ndonjë parti në Mal të Zi, përfshirë atë të Spajiçit./ REL 

hyeong do kwon hon chang joon

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen