LIVE UPDATES
Bota

Në vendlindjen e festës që shënon lirimin e skllevërve në Amerikë

Festimi i Juneteenth në Galveston, të Teksasit filloi disa ditë përpara, me piknikë, parada dhe koncerte.

19 Qershor 2023, 16:46 Nga A.B

Në vendlindjen e festës që shënon lirimin e skllevërve

E hëna është festa federale “Juneteenth” në Shtetet e Bashkuara. Emri i festës është marrë nga dita pas përfundimit të Luftës Civile më 19 qershor të vitit 1865, kur ushtarët e Shteteve të Bashkuara mbërritën në qytetin ishull Galveston, të Teksasit, për të informuar skllevërit e atjeshëm se ishin tashmë të lirë. Skllevërit ishin liruar në pjesë të tjera të jugut amerikan, por shumica e skllevërve në Teksas u mbajtën të lidhur me hekura derisa mbërriti ushtria. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Greg Flakus, ndërsa festa tashmë shënohet në mbarë vendin, ajo ka domethënie të veçantë për njerëzit në Galveston.

Festimi i Juneteenth në Galveston, të Teksasit filloi disa ditë përpara, me piknikë, parada dhe koncerte.

Në Juneteenth festohet kultura afrikano-amerikane dhe kontributi i saj më i gjerë, por domethënia e saj është e rrënjosur në histori, thotë organizatori i aktiviteteve Sam Collins. Ai thotë se një afresk me sipërfaqe 460 metra katrorë në qendër të Galvestonit nderon Gjeneralin Gordon Granger, njësitë e tij të përbëra përgjithësisht nga afrikano-amerikanë, si dhe njerëzit që u liruan.

“Ishin vetëm rreth 1200 njerëz të skllavëruar në ishull, por pas 19 qershorit historia u përhap nga ishulli dhe u kalua gojë më gojë edhe ndër një çerek milioni skllevërit e tjerë në Teksas që e mbajtën gjallë historinë e asaj që ndodhi këtu në Galveston”, thotë zoti Collins.

Dita Juneteenth ka një lidhje të thellë emocionale për shumë afrikano-amerikanë, por e mbështesin edhe të bardhët, si Ronnie Hall nga Baytown, i Teksasit.

“Mendoj se mund të ketë filluar vetëm për afrikano-amerikanët, por është shtrirë më tej”, thotë zoti Hall.

Vizitorë të shumtë kishte jo vetëm në plazhet e ishullit, por edhe përgjatë rrugës ku zhvillohet parada për Juneteenth.

Veterani i ushtrisë Tawan Parsons ka ardhur këtu nga Luiziana.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se çfarë ka ndodhur, por të mos lejojmë që të na përkufizojë e shkuara. Ta shfrytëzojmë këtë moment jo vetëm për të festuar lirinë që u fitua nga njerëzit këtu në Galveston, por edhe vazhdimësinë e lirisë tonë”, thotë zoti Parsons.

Ai shpreh shqetësimin për përpjekjet nga disa politikanë për të fshehur aspekte të historisë që i trazojnë, përfshirë skllavërinë.

Zoti Collins thotë se njohuria për ngjarje historike si Juneteenth mund të ulë polarizimin politik dhe ta ndihmojë vendin.

“Kemi përgjegjësinë për të riparuar themelet e këtij vendi duke treguar të vërtetën dhe historinë e vërtetë të këtyre ngjarjeve, pasi mënyra e vetme se si mund të shërohemi është duke treguar të vërtetën”, thotë ai.

Zoti Collins thotë se disa njerëz mendojnë se nëpërmjet informimit për skllavërinë nxitet ndenja e fajit dhe jo patriotizmi, por ai thotë se një pasqyrim me vërtetësi i historisë do ta bëjë vendin më të fortë./Marre nga VOA

amerike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet