19 Qershor 2023, 17:24
Nga a.l
BE
Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka thënë se do të përfshijë “shpërbërjen” e Bashkimit Evropian, apo për largimin e Gjermanisë nga blloku evropian, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Zgjedhjet e PE-së pritet të mbahen në qershor të vitit 2024.
Në propozim është theksuar se “durimi i liderëve të partisë me BE-në, është sosur”.
“Prandaj, ne kërkojmë shpërbërjen e BE-së dhe duam të krijojmë një komunitet të ri ekonomik evropian, një federatë të kombeve evropiane”.
Anëtarët e AfD-së do të votojnë për këtë qëndrim në fund të muajit korrik. Partia e ka mbështetur idenë e largimit të Gjermanisë nga BE-ja prej të paktën vitit 2019, dhe ka bërë thirrje për shpërbërje të Parlamentit Evropian.
Numri i deputetëve të Parlamentit Evropian ndahet mes vendeve anëtare, duke pasur parasysh numrin e banorëve të tyre, por ka një diskriminim pozitiv, në favor të vendeve më të vogla. Asnjë shtet nuk mund të ketë më pak se gjashtë deputetë, sa kanë shembull Malta, Qiproja dhe Luksemburgu, dhe asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 deputetë, sa ka Gjermania.
Por, kjo do të thotë se për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin Evropian, një kandidati gjerman, potencialisht i duhen 10 herë më shumë vota, sesa një kolegu të tij në Maltë apo Qipro. Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe funksioneve tjera të larta në institucionet e BE-së.
Parlamenti Evropian është shumë i interesuar që të ketë dalje sa më të madhe në këto zgjedhje, pasi deri tash, prej vitit 1979 - kur janë zhvilluar zgjedhjet - e deri në vitin 2014, përqindja e atyre që kanë votuar ka qenë vazhdimisht në rënie./ REL
be
Bota
19 Qershor 2023, 17:15
a.l
Zbynek Doljesi
HAGË- Dëshmitari i tetë po jep dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtris...
Bota
19 Qershor 2023, 17:12
A.B
Anastasia Rubinska
GREQI- Tragjike është fati i Anastasia Rubinskas, polakes që shkoi në Greqi me pushime, mirëpo u gjet pas...
Bota
19 Qershor 2023, 17:03
a.l
Hagë
HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke u marrë në pyetje dëshm...
Bota
19 Qershor 2023, 17:09
k.m.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Berlin se Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën...
Bota
19 Qershor 2023, 17:03
A.B
Grua
SHBA- 'World Data Info' përpiloi një listë të madhësive të gjoksit në botë. Ekzistojnë të paktë...
Bota
19 Qershor 2023, 16:48
a.l
Titanik
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik pas zhdukjes së papritur të një nëndetëse tu...
Bota
19 Qershor 2023, 16:42
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për arrestimin e fundit të...
Bota
19 Qershor 2023, 16:46
A.B
E hëna është festa federale “Juneteenth” në Shtetet e Bashkuara. Emri i festës është marrë nga dita pas p&...
Bota
19 Qershor 2023, 16:44
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusis...
Bota
19 Qershor 2023, 16:35
a.l
Brazil
BRAZIL- Një sulm me armë zjarri është raportuar në Brazil. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pranë nj&e...