LIVE UPDATES
Bota

Britania: Rusia po përpiqet të normalizojë situatën në zonat e aneksuara të Ukrainës

Fushata e Rusisë për të "dëmtuar rëndë" sistemin energjetik të Ukrainës këtë dimër ndoshta ka dështuar, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në një postim në rrjetin Twitter të shtunën.

9 Prill 2023, 14:49 Nga I.A
Britania: Rusia po përpiqet të normalizojë situatën në
Putin

ANGLI- Ministria e Mbrojtjes së Brianisë së Madhe tha të dielën se paraqitja e raportit kryesor të Ministrit të Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë ishte një përpjekje për të normalizuar situatën në zonat e aneksuara ilegalisht të Ukrainës.

“Në realitet”, tha ministria në përditësimin e të dhënave të postuara në rrjetinTwitter, “një pjesë e madhe e zonës mbetet zonë aktive luftarake, objektiv sulmesh me qasje tejet të kufizuara për shërbimet bazë për popullsinë”.

Këshilli i Sigurimit i Rusisë u mblodh javën e kaluar për herë të parë që nga tetori i vitit 2022.

Fushata e Rusisë për të "dëmtuar rëndë" sistemin energjetik të Ukrainës këtë dimër ndoshta ka dështuar, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në një postim në rrjetin Twitter të shtunën.

31 fëmijë, “të rrëmbyer nga forcat ruse në rajonet Kherson dhe Kharkiv” janë kthyer në Ukrainë pas ndarjes nga prindërit e tyre për disa muaj.

Pas kthimit të 31 fëmijëve në Ukrainë, kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, theksoi në një telefonatë të shtunën me zonjën Amal Clooney, një avokate e njohur për të drejtat e njeriut, rëndësinë e kthimit në Ukrainë të të gjithë fëmijëve të rrëmbyer.

Zoti Yermak dhe zonja Clooney, bashkëthemeluese e Fondacionit Clooney për Drejtësi, diskutuan mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ukrainas dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për krimet e kryera kundër tyre, thuhet në faqen zyrtare të presidentit të Ukrainës.

Avokatja Clooney, e specializuar për të drejtën penale ndërkombëtare dhe çështjet e të drejtave të njeriut, i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke bërë thirrje për drejtësi, pasi provat e krimeve dhe mizorive, për të cilat akuzohet ushtria ruse, filluan të shfaqen disa javë pas fillimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas vlerësimeve të Kievit, rreth 19,500 fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga trupat ruse që nga fillimi i konfliktit. Moska pretendon se fëmijët u dërguan në Rusi për sigurinë e tyre.

Të shtunën, kreu i një grupi humanitar tha se 31 fëmijë u ribashkuan me familjet e tyre në Ukrainë pas asaj që ai e përshkroi si një nga operacionet më të vështira të grupit për të kthyer fëmijët nga Rusia. Deri tani, organizata humanitare “Save Ukraine” thotë se ka ndërmarrë pesë misione për t'i kthyer fëmijët ukrainas pranë familjeve të tyre.

Mykola Kuleba, kreu i organizatës “Save Ukraine” dhe ish-komisioner i Ukrainës për të drejtat e fëmijëve, u tha gazetarëve se askush në Rusi nuk po përpiqej të gjente prindërit e fëmijëve.

Një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga Ukraina u rrëzua mbi qytetin Feodosia të Detit të Zi, në Krimenë e kontrolluar nga Rusia, tha të shtunën kreu i administratës së Krimesë, i instaluar nga Moska.

"Një raketë e lëshuar nga Ukraina u rrëzua mbi Feodosia”, tha Sergei Aksyonov në rrjetin Telegram, pa dhënë detaje.

Qyteti Feodosia, në pjesën juglindore të Krimesë, është pothuajse 300 kilometra nga zona më e afërt e kontrolluar nga Ukraina. Kievi nuk komentoi të shtunën dhe nuk dihet publikisht se ka raketa me atë rreze veprimi. Raketat HIMARS kanë një rreze veprimi prej 80 kilometrash.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen