LIVE UPDATES
Bota

BSW kërkon rinumërim të votave, DW: Hyrja e aleancës së majtë të Wagenknecht në Bundestag do të sillte shumë ndryshime!

Rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani pritet të shpallen nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve të premten, më 14 mars. Pas kësaj mund të bëhet ankimim dhe nëse është e domosdoshme mund të ngrihet edhe padi.

12 Mars 2025, 13:50 Nga N.F
BSW kërkon rinumërim të votave, DW: Hyrja e aleancës së
Wagenknecht

GJERMANI- Aleanca e Sahra Wagenknecht nuk e ka kaluar pragun zgjedhor prej 5%. Ajo kërkon rinumërimin e votave, pasi BSW i mungojnë vetëm pak vota për t'u futur në Bundestag. Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) i kërkon Gjykatës Kushtetuese të rishikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit, sipas të cilave kjo parti nuk kaloi pragun zgjedhor dhe mbeti jashtë Bundestagut. Këtë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i partisë. Kjo parti e re politike në Gjermani fitoi 4,972 për qind të votave, ndërsa për hyrje në Bundestag nevojiten të paktën pesë për qind e votave.

Kryetarja e partisë Sahra Wagenknecht tha se për të arritur këtë prag duheshin vetëm "disa mijëra vota”, të cilat, sipas saj, "në mënyrë të pajustifikueshme u atribuoheshin partive të tjera ose u shpallën të pavlefshme".

"Respekti për votuesit dikton që gabimet e mundshme të shqyrtohen dhe korrigjohen me kujdes," tha Wagenknecht. Ajo shtoi se kjo mund të funksionojë vetëm nëse organizohet një "rinumërim i votave përpara shpalljes së rezultateve zyrtare" në të gjithë territorin e Gjermanisë.

"Shanset reale"


Sahra Wagenknecht shpjegoi se "relativisht shumë gabime" tashmë janë korrigjuar bazuar në të dhënat nga partia e saj. Ajo i referohet rinumërimit të votave në dymbëdhjetë qendra votimi në Berlin, kur u gjetën dy vota shtesë për Aleancën e Sahra Wagenknecht. "Nëse kjo do të zbatohej për të gjitha qendrat e votimit në vend, partia do të ishte në Bundestag,” tha ajo.

Zëdhënësi i BSW shton se, sipas përllogaritjeve të partisë, ka "shanse reale që të jemi mbi pragun e pesë për qind gjatë numërimit të ri të votave në të gjithë vendin".

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të premten


Rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani pritet të shpallen nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve të premten, më 14 mars. Pas kësaj mund të bëhet ankimim dhe nëse është e domosdoshme mund të ngrihet edhe padi.

Një nga përfaqësuesit ligjorë të partisë, Christoph Degenhart, megjithatë shpjegoi pse ishte e nevojshme të rishikohen menjëherë rezultatet: "Rezultati shumë i ngushtë në dëm të BSW bën të nevojshme kryerjen e një kontrolli gjithëpërfshirës të procedurës zgjedhore përpara shpalljes zyrtare të rezultateve përfundimtare". Përndryshe, sipas tij, ekziston rreziku i dëmtimit ligjor, i dobësimit të legjitimitetit demokratik dhe rezultateve zgjedhore.

Hyrja e BSW në Bundestag do të sillte shumë ndryshime


Për një parti të themeluar në vitin 2024, hyrja në Bundestag ka një rëndësi të madhe politike. Por kjo mund të ndikojë shumë edhe në formimin e shumicës në parlament.

Nëse Aleanca e Sahra Wagenknecht do të ishte e suksesshme në përpjekjet e saj për të hyrë në Bundestag, atëherë do të dështonin edhe përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeveritar mes partive të Unionit CDU/CSU dhe socialdemokratëve, sepse vetëm votat e tyre nuk do të mjaftonin për koalicion. Nëse BSW mbetet jashtë Bundestagut, votat e tyre mjaftojnë për koalicion.

Pas përfundimit të suksesshëm të bisedimeve paraprake, negociatat zyrtare për koalicionin mes CDU, CSU dhe SPD pritet të fillojnë ditën e enjte, me 13 mars./dw

zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj