LIVE UPDATES
Bota

Bukë dhe ushqim foshnjash mbërrijnë në Gazë/ Furnizimet nuk i mbulojnë mungesat e shkaktuara nga bllokada 11-javore prej Izraelit, palestinezët kërkojnë më shumë

Izraeli e vendosi në mars bllokadën ndaj të gjitha furnizimeve, duke thënë se Hamasi po i merrte dërgesat për t’i përdorur për luftëtarët e vet.

22 Maj 2025, 13:55 Nga r.ll
Bukë dhe ushqim foshnjash mbërrijnë në Gazë/ Furnizimet
foto ilustruese

GAZË- Furnizimet me miell dhe ushqim do të fillojnë të mbërrijnë të enjten te disa nga banorët më të prekur në Rripin e Gazës, pasi Izraeli lejoi hyrjen e më shumë kamionëve me ndihma. Megjithatë, këto furnizime nuk do t’i mbulojnë aspak mungesat e shkaktuara nga bllokada 11-javore, kanë thënë zyrtarët palestinezë.

Izraeli tha se i lejoi 100 kamionë, të mbushur gjithashtu me ushqim për foshnja dhe pajisje mjekësore, të futen në Gazë të mërkurën, dy ditë pasi njoftoi se i kishte lehtësuar kufizimet si rrjedhojë e trysnisë ndërkombëtare. Izraeli e vendosi në mars bllokadën ndaj të gjitha furnizimeve, duke thënë se Hamasi po i merrte dërgesat për t’i përdorur për luftëtarët e vet.

Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka mohuar akuzat e Izraelit. OKB-ja tha se një e katërta e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është në rrezik urie.

"Disa furra buke do të fillojnë të marrin miell për të gatuar bukë dhe presim që shpërndarja e bukës të nisë më vonë sot", tha për Reuters Amjad al-Shawa, drejtori i Rrjetit të Organizatat Joqeveritare Palestineze në Gazë.

Ai tha se vetëm 90 kamionë kishin arritur të hynin. "Gjatë armëpushimit hynin 600 kamionë çdo ditë, që do të thotë se sasia e tanishme është një pikë në oqean, pra asgjë", tha ai.

Furrat e mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së do të gatuajnë bukën dhe stafi i agjencisë do ta shpërndajë atë. Kjo do të bëhet në mënyrë më të kontrolluar sesa më parë, kur bukëpjekësit e shisnin bukën drejtpërdrejt tek banorët me çmim të ulët, shtoi ai.

"Ideja është të përpiqemi të arrijmë tek familjet më në nevojë, ato që janë në gjendje dëshpëruese, pasi kjo është vetëm fillimi", tha Shawa.

Derisa ndihmat e para mbërritën pas bllokadës, sulmet ajrore izraelite në Gazë vranë të paktën 35 palestinezë në të gjithë enklavën të enjten, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende këto raportime.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli do të ishte i hapur për armëpushim të përkohshëm për ta mundësuar kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza. Por, ai tha se, nëse ato nuk kthehen, Izraeli do ta vazhdojë fushatën ushtarake për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit