LIVE UPDATES
Bota

Bullgarët ndihmojnë refugjatët ukrainas: Nuk mund të jemi armiqësor me ta

Vetëm 4 ditë përpara se të niste lufta ajo me bashkëshortin dhe vajzën 5-vjeçare udhëtuan për pushime në Budapest, të Hungarisë. Pak ditë më pas mësoi se forcat ruse i kishin bombarduar apartamentin ku ajo jetonte.

9 Tetor 2022, 17:16 Nga DOSJA
Bullgarët ndihmojnë refugjatët ukrainas: Nuk mund të jemi
Yevheniia Serheieva

BULLGARI- Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të furnizojnë me armë Ukrainën e që nuk po e mbështesin në mënyrë aktive Kievin në aspektin diplomatik. Megjithatë, siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Tatiana Vorozhko, bullgarët po ndihmojnë refugjatët ukrainas.

Yevheniia Serheieva jetonte dikur në Buça, një qytet pranë Kievit. Vetëm 4 ditë përpara se të niste lufta ajo me bashkëshortin dhe vajzën 5-vjeçare udhëtuan për pushime në Budapest, të Hungarisë. Pak ditë më pas mësoi se forcat ruse i kishin bombarduar apartamentin ku ajo jetonte.

“Shëtitëm rreth Budapestit për katër ditë, pastaj jeta u duk sikur ndali. Vendosëm të qëndrojmë dhe punova si vullnetare në Budapest. Më pas u transferuam këtu, në Sofje për t’u bashkuar me disa miq tanët”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Aktualisht zonja Serheieva punon si vullnetare për organizatën “Nënë Ukrainë” në Sofje. Olena Koceva, drejtuese e organizatës thotë se shumica e refugjatëve që kanë mbërritur në Bullgari janë nga rajonet e pushtuara të Ukrainës dhe nuk kanë asgjë me vete.

“Shumë njerëz vijnë nga Mariupoli, Melitopoli dhe Berdyansk. Njerëzit i largohen luftës mes një udhëtimi të mundimshëm e të gjatë”.

Në muajin mars, qeveria bullgare strehoi në hotele ukrainasit e zhvendosur përkohësisht, duke u ofruar qasje në shërbimin shëndetësor arsim e shërbime sociale.

Sociologu Ognyan Minchev thotë se pavarësisht nga disa ndjenja pro-ruse në Bullgari, shumica e njerëzve iu përgjigjën nevojave të refugjatëve ukrainas.

“Shumica e refugjatëve janë gra e fëmijë. Një njeri normal nuk mund të jesh armiqësor ndaj grave dhe fëmijëve.

Shumë bullgarë mbështesin financiarisht organizatën “Nënë Ukrainë”.

“U jam mirënjohëse bullgarëve. Njerëz të thjeshtë apo kompani na dhurojnë ushqime e para. Kemi dërguar tashmë mbi 50 tonë ndihma humanitare në Ukrainë, shumica e të cilave janë dhuruar nga bullgarët”, thotë Olena Koceva, drejtuese e Organizatës “Nënë Ukrainë”.

Por zonja Koceva thotë se volumi i ndihmës ka rënë gradualisht me kalimin e kohës.

Ka më pak ndihma, njerëzit tashmë duket se janë lodhur nga lufta”, thotë Yevheniia Serheieva, refugjate ukrainase.

Në fund të shtatorit, 136 mijë ukrainas përfituan nga statusi për mbrojtje të përkohshme, dhe rreth 57 mijë prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në Bullgari, sipas të dhënave të agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR). Shumë prej tyre janë strehuar në hotele, si pjesë e një programi të financuar nga qeveria bullgare dhe Bashkimi Evropian që do të zgjasë deri në fund të tetorit.

Marrë nga VOA

yevheniia serheieva olena koceva

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet