LIVE UPDATES
Bota

Pesë arsye pse ekonomia e Kinës është në telashe

Të dhënat zyrtare për rritjen ekonomike, nga korriku deri në shtator, nuk kanë dalë ende, mirëpo nëse ekonomia e këtij shteti përballet me tkurrje, diçka e tillë rrit mundësitë për recesion global.

9 Tetor 2022, 15:13 Nga I.A
Pesë arsye pse ekonomia e Kinës është në telashe
Foto Ilustruese

KINË- Ekonomia e Kinës po ec së fundi me ritëm më të ngadalshëm, teksa po adaptohet me strategjinë ndëshkuese të zero rasteve me koronavirus dhe uljes së kërkesës globale. Të dhënat zyrtare për rritjen ekonomike, nga korriku deri në shtator, nuk kanë dalë ende, mirëpo nëse ekonomia e këtij shteti përballet me tkurrje, diçka e tillë rrit mundësitë për recesion global.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik. Synimi i Pekinit – për rritje vjetore prej 5.5 për qind – ka pak mundësi që të përmbushet, ndonëse zyrtarët kinezë veçse e kanë minimizuar nevojën e arritjes së diçkaje të tillë. Kina mezi i ka ikur tkurrjes edhe në çerekun prill-qershor. Këtë vit, ekonomistët kanë thënë se nuk presin ndonjë rritje. Kina mund të mos jetë duke u përballur me inflacion të madh sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, mirëpo ka probleme tjera – fabrika e botës ka më pak konsumatorë, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit.

Tensionet tregtare ndërmjet Kinës dhe ekonomive më të mëdha, sikurse me atë të Shteteve të Bashkuara, janë duke dëmtuar po ashtu rritjen ekonomike. Valuta kineze – yuan – është duke përjetuar zhvlerësimin më të madh në dekada kundrejt dollarit amerikan. Një valutë më e dobët, nënkupton më shumë paqartësi në tregjet financiare. Një situatë e tillë ia vështirëson punën edhe bankës qendrore që të gjenerojë më shumë para në ekonomi.

Krejt kjo po ndodh në një kohë sfiduese, sidomos për presidentin kinez, Xi Jinping. Ai pritet të sigurojë një mandat të tretë qeverisës në Kongresin e Partisë Komuniste, i cili nis më 16 tetor.

Çfarë, saktësisht, ka shkuar keq?

Shpërthimet e koronavirusit në disa qytete, duke përfshirë edhe qendrat prodhuese sikurse Shenzhen dhe Tianjin, e kanë dëmtuar aktivitetin ekonomik në gjithë industritë. Njerëzit, po ashtu, nuk janë duke shpenzuar shumë të holla në gjërat sikurse ushqimi, pijet, turizmi, prandaj shumë shërbime të mëdha janë nën presion. Në anën prodhuese, aktiviteti i fabrikave duket se është rritur sërish në shtator, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.

Rikthimi i aktivitetit mund të jetë bërë sepse Qeveria është duke shpenzuar më shumë në infrastrukturë. Mirëpo, kërkesa është duke rënë edhe në SHBA, për shkak të normave të interesit, inflacionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë. Ekspertët pajtohen që Pekini mund të bëjë më shumë për të stimuluar ekonominë, mirëpo ekzistojnë pak arsye për të vepruar kështu derisa t’i jepet fund strategjisë së zero rasteve me koronavirus.

“Nuk ka shumë kuptim që të hedhim para në ekonominë tonë, nëse bizneset nuk mund të zgjerohen dhe nëse njerëzit nuk mund të shpenzojnë paratë e tyre”, ka thënë Louis Kuijs, shef i ekonomisë në departamentin për Azi në S&P Global Ratings.

Në muajin gusht, autoritetet kineze kanë ndarë 1 trilion yuan (203 miliardë dollarë) për të rritur bizneset e vogla, infrastrukturën dhe pronat. Mirëpo, zyrtarët besohet se mund të bëjnë më shumë për të nxitur rritjen dhe që të krijojnë vende pune. Aty përfshihet investimi në infrastrukturë, lehtësimi i kushteve të huasë për blerësit e shtëpive, për zhvilluesit e pronave, qeveritë lokale, si dhe të ulë taksat për ekonomitë familjare.

“Përgjigja e Qeverisë ndaj dobësimit të ekonomisë ka qenë goxha modeste, në krahasim me atë që kemi parë në të kaluarën kur ka pasur ulje ekonomike”, ka thënë Kuijs.

Aktiviteti i ulët i shitjes së patundshmërisë dhe atmosfera negative në këtë sektor, kanë ndikuar pa dyshim në rritjen ekonomike. Kjo situatë ka goditur rëndë ekonominë dhe industritë tjera që formojnë një të tretën e Bruto Prodhimit të Brendshëm (GDP).

“Kur atmosfera nuk është e mirë në tregun e patundshmërisë, kjo gjë i bën njerëzit të ndihen të pasigurt për situatën e përgjithshme ekonomike”, ka thënë Kuijs.

Blerësit e shtëpive kanë refuzuar të marrin para për t'i blerë ato apo për të përfunduar ndërtimet. Disa, madje, dyshojnë që ndërtimi i shtëpive të tyre mund të finalizohet ndonjëherë. Kërkesa është e ulët për shtëpitë e reja dhe kjo gjë ka ulur nevojën për import të materialeve ndërtimore. Pavarësisht përpjekjeve të Pekinit për forcuar tregun e patundshmërisë, çmimet në dhjetëra qytete kanë rënë për më shumë se 20 për qind. Me një presion të tillë, analistët besojnë se autoritetet mund të bëjnë më shumë për të rikthyer besimin në tregun e patundshmërisë. Moti ekstrem ka nisur të ketë ndikim edhe në industritë e Kinës.

Moti i nxehtë ekstrem, i përcjellë nga thatësia, ka goditur provincën Siçuan dhe qytetin Çongqing në mesin e muajit gusht. Për pasojë është rritur kërkesa për kondicionerë. Rrjeti energjetik më pas është ngarkuar dhe gati i gjithë rajoni është varur nga energjia e hidrocentraleve. Fabrikat, përfshirë prodhuesit e mëdhenj sikurse Foxconn që prodhojnë iPhone dhe Tesla, janë detyruar që të zvogëlojnë orarin e punës dhe pas një kohe edhe të mbyllen.

Byroja e Statistikave e Kinës ka thënë në muajin gusht se përfitimet nga industria e hekurit dhe çelikut kanë rënë për më shumë se 80 për qind brenda shtatë muajve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pas përkeqësimit të situatës, Pekini ka ndarë dhjetëra miliarda dollarë për të mbështetur kompanitë e energjisë dhe bujqit. Një goditje e rregullatorëve ndaj titanëve teknologjikë të Kinës – e cila tashmë ka zgjatur më shumë se dy vjet – nuk është duke ndihmuar. Tencent dhe Alibaba kanë raportuar rënien e parë të të ardhurave në çerekun e fundit – fitimet e Tencent-it kanë rënë për 50 për qind, derisa të hyrat e Alibabas kanë rënë përgjysmë.

Dhjetëra mijëra punëtorë të rinj i kanë humbur vendet e punës. Kjo ka rritur krizën pasi një në pesë njerëz të moshave 16-24 vjeç është i papunë. Një gjë e tillë mund të dëmtojë produktivitetin e Kinës dhe rritjen në periudhë afatgjatë.

Investitorët nuk kanë ndjesi të mira as për Pekinin – disa prej kompanive private më të suksesshme të Kinës janë duke e ndier secilën herë e më shumë vëzhgimin nga ana e pushtetit, sidomos prej kur Xi është në krye të shtetit.

Meqë kompanitë që janë pronë e shtetit janë duke u favorizuar, investitorët e huaj po ikin. Banka japoneze Softbank ka tërhequr sasi të mëdha parash nga Alibaba. Tencent, po ashtu, ka tërhequr mbrapsht investimet në vlerë të 7 miliardë dollarëve në gjysmën e dytë të këtij viti. Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, janë duke rritur presionin ndaj kompanive amerikane që kanë aksione në tregjet amerikane.

“Disa vendime për investime janë duke u shtyrë, disa kompani të huaja janë duke synuar që të zgjerojnë prodhimin në shtetet tjera”, ka thënë S&P Global Ratings, në një vlerësim të fundit.

Bota po mësohet me faktin se Pekini mund të mos jetë edhe aq i hapur për biznes, siç ka qenë dikur – mirëpo në mënyrë, Xi është duke rrezikuar suksesin ekonomik që e ka forcuar Kinën në nivel global.

Marrë nga REL

ekonomia e kinës

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen