LIVE UPDATES
Bota

Cilët serbë nga Kosova po i arreston Serbia?

Ndryshe, Dragan Nikoliç ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, me kërkesë të Listës Serbe. Kjo parti, më e madhja e serbëve të Kosovës, ka mbështetjen e Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

28 Prill 2023, 14:50 Nga I.A
Cilët serbë nga Kosova po i arreston Serbia?
kosove

KOSOVË- “Ky është persekutim. Frikësimi. Mëkat dhe turp!". Me këto fjalë, Ivana Nikoliç nga Leposaviqi, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, e komenton arrestimin e bashkëshortit të saj, Draganit, nga autoritetet serbe të sigurisë më 10 prill në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Dragani akuzohet për “bashkim kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.

Ndryshe, Dragan Nikoliç ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, me kërkesë të Listës Serbe. Kjo parti, më e madhja e serbëve të Kosovës, ka mbështetjen e Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Përveç përfaqësuesve politikë dhe punonjësve të Policisë, dorëheqje kanë dhënë edhe punonjësit e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe ata të administratës lokale. Shkak i dorëheqjeve ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar procesin e riregjistrimit nga targat serbe në ato RKS.

Përveç Dragan Nikoliqit, ditëve të fundit për të njëjtat dyshime janë arrestuar edhe dy serbë nga veriu i Kosovës me iniciale D.T. dhe S.P. Autoritetet serbe nuk janë prononcuar lidhur me këto arrestime, por për këtë kanë folur avokatët e të arrestuarve. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Ivana Nikoliq thotë se arrestimi i bashkëshortit të saj është “kulmi i padrejtësisë” që iu bë, pasi që shtëpia e tyre u dogj shtatorin e kaluar “për shkak se e kishin riregjistruar veturën me targa RKS (Republika e Kosovës)”.

Më pas, sipas saj, i është anuluar kompensimi monetar i bashkëshortit të saj, të cilin Beogradi ua jep të gjithë atyre që janë larguar nga institucionet e Kosovës.

“Nuk e di cili është qëllimi. A është qëllimi për ta dëbuar familjen tonë nga territori i Kosovës? Ky (arrestimi) është një akt i tmerrshëm”, thotë ajo për REL-in.

Ajo përmend përfshirjen e saj politike në Partinë opozitare të Serbëve të Kosovës (PKS) si “motiv për "persekutimin e familjes së saj”. Ajo ishte në listën e kësaj partie për asambliste në Kuvendin e Komunës së Leposaviqit në zgjedhjet lokale të Kosovës më 23 prill.

Megjithatë, lideri i PKS-së, Aleksandar Jabllanoviq, u tërhoq tri ditë para zgjedhjeve dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta bojkotojnë procesin.

Këto zgjedhje u bojkotuan edhe nga Lista Serbe, për çka pati mbështetjen e Beogradit.

Ivana Nikoliq pretendon kategorikisht se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet serbe dhe beson se bëhet fjalë për një “rast të fabrikuar”.

“Shpresoj që autoritetet tona (në Serbi) ta shohin dhe ta dëgjojnë këtë, të na lënë të jetojmë të qetë sepse ne nuk po e prekim askënd, nuk po e dëmtojmë askënd”, thotë ajo.

Ivana nënvizon se pavarësisht gjithçkaje, nuk do të largohet nga Kosova.

“Do të vazhdoj të luftoj për mbijetesën e familjes sime... Mendoj se së bashku me avokatin tonë do të dalim nga e gjithë kjo si fitues, me një fitore të madhe”, thotë Ivana.

Ivan Niniq, avokat i të arrestuarit Dragan Nikoliq, thotë se më 10 prill klienti i tij nga vendkalimi në Jarinje është dërguar në Shërbimin për Parandalimin e Terrorizmit nga dy persona të maskuar.

Pas marrjes në pyetje, ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, e cila ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dënimi me burgim në Serbi për krimet për të cilat ai akuzohet - komplot kundër rendit kushtetues të Serbisë dhe thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë - është dhjetë vjet.

Ndër të tjera, sipas avokatit, Dragan Nikoliq akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal me katër ose pesë persona të tjerë të kombësisë serbe dhe dy të kombësisë shqiptare, qëllimi i të cilëve ishte “ndërrimi i dhunshëm i pushtetit, d.m.th. përmbysja e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”.

“Konkretisht, se ai shpërndau material propagandistik, ku serbët ftohen të riregjistrojnë veturat e tyre motorike me targa të Kosovës ose të largohen nëse nuk e bëjnë këtë… Se ka nxitur konflikte, se ka nxitur trazira. Se të gjitha këto aktivitete kanë rezultuar edhe me djegien e veturave në pronësi të serbëve. Që persona të caktuar janë arrestuar për shkak të atyre zjarrvënieve, dhe se gjoja klienti im Dragan Nikoliq, si dhe anëtarët e tjerë të atij grupi, ua kanë dhënë informacionin e identitetit forcave të policisë së Kosovës”, thotë avokati Niniq.

Ai thekson se Nikoliq akuzohet se “ka kontribuar në plagosjen e disa personave të nacionalitetit serb në veri të Kosovës në janar të këtij viti”.

Më 23 janar, Policia e Kosovës njoftoi se në afërsi të Leposaviqit është qëlluar me një veturë, e cila nuk është ndalur për kontroll dhe se ka identifikuar dy të dyshuar të cilët janë përfshirë në dhjetëra krime dhe kundërvajtje, duke përfshirë vrasjen, kanosjen, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, etj.

Ndryshe, autoritetet kosovare akuzojnë “grupet kriminale të afërta me Listën Serbe dhe Beogradin” për djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që të japin më shumë informacion për arrestimin e Nikoliqit dhe dy serbëve të tjerë të Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Nuk janë përgjigjur as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Avokati Ivan Niniq, nga ana tjetër, thotë se Prokuroria planifikon të dëgjojë dhjetë dëshmitarë në fillim të muajit maj, nga të cilët, thotë ai, të paktën pesë janë anëtarë të Partisë Progresive Serbe, përkatësisht të Listës Serbe.

“Ne besojmë se ky proces është i natyrës politike, se është i inskenuar. Se i shërben qëllimit të frikësimit të serbëve të pabindur, në radhë të parë në veri të Kosovës, por edhe të gjithë atyre serbëve që i rezistojnë politikës së Listës Serbe”, vlerëson ai.

Ai shton se aktualisht nuk ka asgjë që tregon se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka prova për veprimet, për të cilat akuzohet klienti i tij dhe beson se do të lirohet pasi t'i dëgjojë dëshmitarët.

Ndryshe, thotë avokati Niniq, për herë të parë do të prezantohen para opinionit “faktet dhe argumentet për detajet dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve në veri të Kosovës”.

Për këto argumente ai për momentin nuk ka dashur të flasë më në detaje, por ka thënë shkurt se “opinioni do të jetë i befasuar me atë që po ndodh në veri të Kosovës në 15 vjetët e fundit, veçanërisht në sektorin e sigurisë”.

REL ka kontaktuar edhe me avokatin e të arrestuarit S.P.

“Policia thirri njerëzit në Kosovë, në telefon, dhe ata njerëz në biseda telefonike u thanë se klienti im dhe persona të tjerë nga ky grup iu afruan në rrugë dhe u thanë me raste: Çfarë doni më, Serbia nuk ekziston më këtu, kjo është Kosova, duhet t'i njihni autoritetet e Kosovës. Dhe, se kinse kanë shpërndarë disa fletëpalosje me atë propagandë për pavarësinë e Kosovës”, thotë avokati Delimexhac.

Sipas tij, “arrestimi i personave në bazë të notës zyrtare është skandaloz sepse një gjë e tillë nuk është e mundur në bazë të Ligjit penal të Republikës së Serbisë”.

Ai sqaron, gjithashtu, se rasti është në fazën hetimore edhe pse hetimi zyrtarisht nuk është hapur.

Rada Trajkoviq, politikane dhe këshilltare aktuale e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, thotë se “është ironike që kufiri më i fortë i Serbisë është ai me Kosovën, edhe pse pretendon se është pjesë përbërëse e saj”.

Ajo, personalisht, shpesh ndalohej në vendkalime nga strukturat serbe të sigurisë.

“Ata kanë listën e tyre të serbëve të papërshtatshëm, të cilët nuk janë nën kontrollin e Milan Radoiçiqit. Të gjithë ata njerëz i kanë futur në lista, disa prej tyre nuk kanë lidhje me politikën, por kanë të bëjnë me vendosmërinë për të jetuar normalisht, për të pasur vetura me regjistrime të Kosovës; që mund të lëvizin lirshëm pa frikë se dikush do t'i ndalojë”, thotë ajo.

Milan Radoiçiq është nënkryetari i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Trajkoviq thekson se nuk ka asnjë person të vetëm në Kosovë që të mos ketë një anëtar të familjes në Serbi dhe shpjegon se serbët e Kosovës janë të “lidhur” me Serbinë për shumë arsye të tjera, siç është shkuarja për trajtim mjekësor apo arsim.

Në këtë kontekst, Trajkoviq thotë se pas këtyre arrestimeve të fundit, shumë do të kenë frikë ta kalojnë kufirin me Serbinë.

“Për shkak të diskriminimit dhe asaj mospërshtatshmërie politike, ata ju futën në një nga listat e tyre të zeza. Nuk është veprimtari armiqësore kundër shtetit, është, siç e përkufizojnë ata, pabesi partiake ndaj Partisë Përparimtare Serbe”, konsideron Trajkoviç. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Partisë Progresive Serbe me kërkesë që të komentojë akuzat që bashkëbiseduesit po i bëjnë, por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Marrë nga REL

ivana nikoliç aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë