28 Prill 2023, 14:31
Nga I.A
Ukraine
UKRAINË- Rusia goditi me raketa qytete në gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes ndërsa njerëzit flinin, duke vrarë të paktën 17 persona në sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë prej gati dy muajsh.
Disa orë pas sulmeve, Kievi tha se po përfundonte përgatitjet për një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë kontrollin e territorit të pushtuar nga forcat ruse që kur nisi lufta para 14 muajsh.
Në qytetin qendror të Umanit, zjarrfikësit u përpoqën të vinin nën kontroll një zjarr të furishëm në një ndërtesë banimi që ishte përfshirë nga flakët në katin e sipërm.
Të paktën 15 persona u vranë në Uman, përfshirë dy fëmijë, dhe nëntë persona u dërguan në spital, tha guvernatori rajonal. Në qytetin juglindor të Dnipros, një raketë goditi një shtëpi, duke vrarë një fëmijë 2-vjeçar dhe një grua 31-vjeçare, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak. Në sulm u plagosën edhe tre persona.
“Ekipet e shpëtimit do të punojnë derisa të sigurohen që askush tjetër të mos mbetet nën rrënoja”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në Twitter.
"Ne mund ta mposhtim terrorin rus vetëm së bashku - me armë për Ukrainën, sanksionet më të ashpra kundër shtetit terrorist, dënime të drejta për vrasësit rusë."
Ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 21 nga 23 raketa kruz të lëshuara nga Rusia.
Nuk ishte e qartë se cili ishte objektivi i Rusisë me sulmet e së premtes. Operatori kombëtar i rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo, tha se sulmi nuk dëmtoi asnjë infrastrukturë energjetike.
Rusia filloi të kryejë sulme të tilla në fund të vitit të kaluar afërsisht çdo javë gjatë dimrit. Ato u pakësuan me përfundimin e dimrit dhe fuqitë perëndimore thanë se Moska kishte përdorur pjesën më të madhe të arsenalit të saj të raketave me rreze të gjatë veprimi, në përpjekje për të rrëzuar objektet e energjisë dhe të linte pa ngrohje qytetet e Ukrainës.
Moska thotë se nuk vë në shënjestër civilët, por sulmet ajrore dhe me granata kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe kanë shkatërruar qytete në të gjithë Ukrainën.
Kievi thotë se sulmet në qytete larg vijave të frontit nuk kanë asnjë qëllim ushtarak përveç frikësimit dhe goditjes së civilëve, një krim lufte. Edhe kryeqyteti Kiev u trondit nga shpërthimet dhe zyrtarët njoftuan se njësitë e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 11 raketa dhe dy drone.
Dy persona u plagosën në qytetin Ukrayinka në jug të Kievit dhe pati njoftime për shpërthime në qytetet qendrore Kremenchuk dhe Poltava dhe në Mykolaiv në jug, thanë zyrtarët rajonalë. Ofensiva dimërore ruse njëmujore fitoi pak terren pavarësisht luftimeve më të përgjakshme deri tani. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se Kievi po përfundon përgatitjet për një kundërofensivë, por nuk tha se kur mund të fillojë.
Marrë nga VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
28 Prill 2023, 14:14
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbia do të dijë se çfarë ...
Bota
28 Prill 2023, 14:02
F.M
Lista Serbe
KOSOVË- Lista Serbe ka paralajmëruar se do të ketë incidente pas hapjes së qarkullimit të automjeteve dhe lë...
Bota
28 Prill 2023, 13:55
I.A
Dhurata Hoxha
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dh...
Bota
28 Prill 2023, 13:57
F.M
KQZ Kosovë
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviç. Med...
Bota
28 Prill 2023, 13:31
A.B
Spitali
KROACI- Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm n&eum...
Bota
28 Prill 2023, 13:53
I.A
Protesta
KOSOVË- Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke...
Bota
28 Prill 2023, 13:53
Tik Tok
KOSOVË- Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së ...
Bota
28 Prill 2023, 13:51
F.M
Bullgari
MAQEDONI E VERIUT- Një 49-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vrarë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bullgari....
Bota
28 Prill 2023, 13:48
m.s
Foto ilustruese
AUSTRI- Një nga gazetat më të vjetra në botë, “Wiener Zeitung” e Austrisë, do të vijojë...
Bota
28 Prill 2023, 13:45
I.A
Takimi Kurti Vucic
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë...