LIVE UPDATES
Bota

COPD - Kur frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë

COPD është një sëmundje kronike e mushkërive dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Çfarë është saktësisht COPD dhe si mund të parandalohet sëmundja?

5 Qershor 2023, 08:36 Nga I.A
COPD - Kur frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e
Foto ilustruese

Nën termin COPD kuptohen si bronkiti kronik ashtu edhe emfizema pulmonare. Emfizema pulmonare bën që indi i mushkërive të dëmtohet gradualisht dhe qeskat e vogla të ajrit, të quajtura alveola, të çahen. Me bronkitin kronik, mukoza grumbullohet në rrugët e frymëmarrjes duke e vështirësuar frymëmarrjen. Bronkiti gjithashtu shkakton kollë dhe mund t'i dëmtojë mushkëritë edhe më tej.

Sa vetë vuajnë nga COPD?

COPD është më e përhapur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe përbën 90% të shkakut të vdekjeve te njerëzit nën moshën 70-vjeçare. Numri i pacientëve me COPD është më i lartë në vendet e Azisë Juglindore dhe Paqësorit perëndimor. Kjo del në pah nga një studim i botuar në revistën mjekësore "The Lancet”.

Në vitin 2018 COPD ishte një ndër katër shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Afro 16 milionë amerikanë ishin të prekur nga kjo sëmundje, raporton Centers for Disease Control and Prevention (cdc.gov) nga SHBA. Gratë ishin më të prekura se burrat, raporton Shoqata Amerikane e Mushkërive. Sipas saj, gratë rezultojnë të kenë një shkallë vdekshmërisë më të lartë se burrat. Numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundja në Evropë mendohet të jetë përafërsisht 36 milionë.

Shkaqet dhe rreziqet e COPD

Njerëzit që pinë duhan, cigare elektronike ose puro kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të COPD në krahasim me njerëzit që nuk pinë duhan. Në rreth 75% të rasteve të diagnostikuar me COPD të prekurit janë duhanpirës ose ish-duhanpirës. Kur pi një cigare, thith mijëra lëndë kimike të dëmshme. Ato mund të shkaktojnë inflamacion, të dëmtojnë indet dhe të ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Këto janë simptoma karakteristike për COPD.

Të rrezikuar nga sëmundja janë edhe njerëz që në punën e tyre janë të ekspozuar ndaj lëndëve kimike, pluhurit ose tymitpër një periudhë më të gjatë kohore. COPD mund të zhvillohet gjithashtu tek personat që janë të ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj ndotjes së rëndë të ajrit, si nga trafiku, fabrikat, termocentralet me qymyr ose zjarret në pyje.

Në raste më të rralla ndodh që sëmundja të shkaktohet nga një predispozitë gjenetike, konkretisht nga mungesa e antitripsinës alfa-1 (AATD). Për pasojë sëmundja mund të shfaqet që në moshë të re. Antitripsina Alfa 1 bën që trupi të prodhojë një proteinë (alfa-1), e cila ndihmon në mbrojtjen e mushkërive.

Por edhe njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan mund të diagnostikohen me COPD. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në fëmijëri favorizojnë COPD, sikurse edhe astmën. Faktor i rëndësishëm është edhe mosha - pas moshës 40-vjeçare rreziku rritet.

Simptomat e COPD

COPD zhvillohet gradualisht dhe përkeqësohet me kalimin e kohës. Simptomat më të zakonshme janë gulçim, vështirësi në frymëmarrje, kollë kronike dhe lodhje. Me kalimin e kohës frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ndikon në jetën e përditshme. Kjo mund të shkojë deri aty sa njerëzit me COPD të kenë të nevojshme të përdorin gypa oksigjeni.

Infeksionet bakteriale ose virale mund të shkaktojnë shpërthime të papritura ose përkeqësim të papritur të simptomave. Përveç kësaj COPD mund të rrisë rrezikun e problemeve të tjera shëndetësore. Këtu hyjnë, për shembull, infeksionet e mushkërive dhe kanceri i mushkërive, problemet e zemrës, muskujt dhe kockat e dobësuara. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, sëmundja mund të çojë në probleme psikologjike si depresion dhe ankth.

Cilat janë terapitë ekzistuese për COPD?

Aktualisht nuk ka ndonjë kurë për shërimin e COPD, por simptomat mund të dobësohen. Gjëja e parë që duhet bërë është të shmangia e faktorëve të rrezikut, si pirja e duhanitose ndotja e ajrit. Lënia e duhanit është një pjesë thelbësore e planit të trajtimit të COPD, rekomandon Shoqata Amerikane e Mushkërive. Kurse pjesa e tjetër e terapisë bëhet në konsultim me mjekun.

Barnat që përdoren më së shpeshti për të trajtuar COPD janë barnat që hapin rrugët e frymëmarrjes. Këtu hyjnë, për shembull, bronkodilatorët, që lehtësojnë rrjedhën e ajrit dhe përmirësojnë frymëmarrjen, steroidet që reduktojnë infektimet e rrugëve të frymëmarrjes. Meqenëse COPD shpesh mund të çojë në infeksione të mushkërive, mjeku mund të përshkruajë edhe antibiotikë.

Përveç kësaj, ekzistojnë programe të ndryshme rehabilitimi me ushtrime për të forcuar frymëmarrjen, ushqim më të shëndetshëm, më shumë stërvitje dhe konsulta mjekësore intensive, ku pacienti njihet më mirë me sëmundjen. Nëse sëmundja është shumë e rëndë, nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.

Si mund të parandalohet COPD?

Nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur veten nga sëmundja, por sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive, duhen zvogëluar rreziqet që e favorizojnë atë. Kush nuk pi duhan është në rrugën e duhur. Mundësisht duhen shmangur burimet e tjera të tymit, ndotësve dhe kimikateve. Mbrojtja ndaj infeksioneve të frymëmarrjes si gripi, COVID-19 ose pneumonia mund të arrihet përmes vaksinimit.

Një studim i botuar në revistën Thorax tregon se gjendja e mirë fizike dhe ushtrimet e rregullta në moshën e mesme mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e COPD.

Marrë nga DW

copd

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë