Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 606 qytetarë.
TIRANË- Një person ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 606 qytetarë. Ndërkohë që aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 23 pacientë.
Njoftimi i MSH-s:
Ministria e Shëndetësisë: 1732 testime, 606 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 524 të shëruar në 24 orët e fundit. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 606 qytetarë, në këto bashki: 185 në Tiranë, 46 në Durrës, 35 në Lushnje, 32 në Vlorë, 31 në Fier, 29 në Shkodër, 20 në Devoll, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Sarandë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Korçë, Peqin, 9 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Belsh, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Delvinë, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Roskovec, Himarë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Poliçan. Janë 3,664 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,400 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 606
Të shëruar në 24 orë 524
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1732
Testime totale 1,953,320
Raste pozitive 325,641
Raste të shëruara 318,400
Raste Aktive 3,664
Humbje jete 3,577
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,602
Fier 429
Durrës 299
Vlorë 228
Korçë 223
Elbasan 220
Shkodër 197
Gjirokastër 161
Berat 137
Lezhë 101
Dibër 49
Kukës 18
Polici (Foto Ilustruese) SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë sërish me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e lirimin e...
Mikhail Zorin ELBASAN- “Jam paguar për të fotografuar objekte të ndryshme në Shqipëri”, këto janë fjalë...
Foto Ilustruese TIRANË- Turistë, biznesmene apo spiunë? Ngjarjet ne Gramsh e Poliçan nuk përbëjnë të parën h...
Deizi Arapi TIRANË- Vajza që po shikoni në foto është Deizi Arapi, 27-vjeçarja që u arrestua sot pasi kishte prishur q...
Foto Ilustruese DRENOVË- Ymer Jupi, një i burgosur në Drenovë ka tentuar t'i japë fund jetës ditën e sotme. 40-vje&ccedi...
SHKODËR- Drejtori i AKU-së në Shkodër, Gjergj Sokoli ka dalë në një deklaratë për mediat nga zyra e tij, ndë...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit të tij ka vendosur të rrisë sërish çmimin e n...
Niko Peleshi TIRANË- Kontigjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjiment...
Foto Ilustruese SHKODËR- Drejtori i Agjencisë së Ushqimit në Shkodër Gjekë Sokoli i shpallur në kërkim për shp...
Pamje nga zjarri VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë mbi fshatin Palas&...