LIVE UPDATES
Bota

Deklaratat e Trump/ Analiza: Aktivitetet e Rusisë dhe Kinës e bëjnë Grenlandën më të rëndësishme për SHBA-në

Diskutimet për këtë ishull janë intensifikuar këtë muaj, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta marrë kontrollin e tij nga Danimarka.

13 Janar 2025, 15:51 Nga M.B
Deklaratat e Trump/ Analiza: Aktivitetet e Rusisë dhe Kinës e
Foto ilustruese

GRENLANDA- Grenlanda është e rëndësishme nga perspektiva e mbrojtjes me raketa, nga perspektiva hapësinore dhe nga perspektiva e konkurrencës globale - kështu thotë Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar të Qendrës Wilson dhe ish-këshilltare e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për strategjinë e Arktikut.

Diskutimet për këtë ishull janë intensifikuar këtë muaj, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta marrë kontrollin e tij nga Danimarka. Uashingtoni ka qenë i interesuar ta merrte Grenlandën - për t’i zbutur kërcënimet që buronin nga Arktiku - edhe shumë kohë para Trumpit. Ai i ka ofruar Danimarkës 100 milionë dollarë ar për ishullin e akullt, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ky interesim është rritur viteve të fundit, pasi Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet e tyre ushtarake dhe tregtare në Arktik, bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe investojnë në sisteme të reja armësh, të tilla si raketat hipersonike.

“Grenlanda po bëhet më e rëndësishme, ndërkohë që ne e gjejmë veten në një konkurrencë globale me Kinën dhe në një revolucion të ri teknologjik sa u përket luftërave”, thotë Pincus për Radion Evropa e Lirë.

Një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, Grenlanda është fizikisht më afër Shteteve të Bashkuara - vetëm 1.900 kilometra e ndajnë shtetin Mein nga brigjet e ishullit arktik. Si territor i Danimarkës, ajo është pjesë e NATO-s, por Grenlanda dëshiron që të pavarësohet nga Kopenhaga dhe disa ekspertë druajnë se një gjë e tillë mund t’u hapë dyert Rusisë dhe Kinës për të fituar terren në atë vend.

Shtetet e Bashkuara kanë një bazë hapësinore në Grenlandë për mbrojtjen raketore dhe mbikëqyrjen hapësinore, por kontrolli i gjithë ishullit do t’u mundësonte të mbroheshin më mirë kundër kërcënimeve detare dhe ajrore që burojnë nga rajoni, si dhe rreziqeve nga hapësira. Rusia ka një prani shumë më të madhe ushtarake në Arktik, sesa Shtetet e Bashkuara, dhe ka vazhduar të investojë shumë në kapacitetet e saj mbrojtëse në rajon, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Gjenerali amerikan në pension, Terrence J. O’Shaughnessy, i cili ka shërbyer si komandant i Komandës Veriore të SHBA-së, ka thënë në një seancë dëgjimore në Senat në shkurt të vitit 2020, se nëse Rusia do ta sulmonte SHBA-në, ka të ngjarë ta bënte këtë nëpërmjet Arktikut. Jahara Matisek, profesor në Kolegjin e Luftës Detare në SHBA, i cili flet për Radion Evropa e Lirë si ekspert i pavarur dhe jo në emër të Qeverisë amerikane, thotë se infrastruktura ushtarake e SHBA-së në Arktik është e dobët. Sipas tij, ajo është hallka më e dobët në mbrojtjen e atdheut.

“Nëse doni të jeni një vend i fuqishëm hapësinor dhe të jeni në gjendje ta projektoni fuqinë hapësinore, sa u përket sistemeve të armëve hapësinore sulmuese dhe mbrojtëse dhe llojeve të tjera të ISR-së [inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit], duhet të keni infrastrukturë në Arktik”, thotë ai.

Kina nuk është vend arktik, por po përpiqet të bëhet lojtare kryesore në rajon. Viteve të fundit, Pekini ka bërë përpjekje të blejë porte, infrastrukturë tjetër dhe të drejta të minierave në Grenlandë, por pa sukses. Matisek thotë se SHBA-ja ka dyshuar se interes i vërtetë i Kinës në ato projekte, ka qenë vendosja e sensorëve dhe radarëve me përdorim të dyfishtë në Rrethin Arktik, për të ndihmuar në kontrollimin e satelitëve të saj ushtarakë dhe në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës për operacionet e SHBA-së me bazë hapësinore në rajon. Pincus thotë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për më shumë mjete të inteligjencës dhe mbikëqyrjes në Arktik.

“Ky është hendeku ynë më i madh që duhet ta mbyllim. Pra, kemi nevojë për më shumë sensorë nga hapësira në shtratin e detit”, sipas saj.

Ajo shton se nuk është për t’u habitur që Rusia dhe Kina janë përqendruar në Arktik, sepse “SHBA-ja është e dobët me praninë sipërfaqësore” atje. Shtetet e Bashkuara nuk kanë më shumë se dy akullthyese funksionale, në krahasim me rreth katër dhe disa dhjetëra që ka Kina, respektivisht Rusia. Derisa akulli vazhdon të zvogëlohet në Arktik, për shkak të temperaturave në rritje, ai po hap një rrugë për anijet - përfshirë anijet ushtarake - për të kaluar transit nga Evropa në Azi, përmes ujërave mbi Grenlandë dhe Kanada.

“Transportimi tregtar kinez do t’i rrisë kalimet përgjatë rrugës veriore, pasi është më e shkurtër, por, mesa duket, edhe anijet luftarake kineze do ta përdorin atë rrugë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ben Hodges, gjeneral në pension i Ushtrisë amerikane.

Anijet ushtarake që vijnë në Oqeanin Atlantik nga Arktiku, do të duhet të kalojnë përmes shtegut ujor, GIUK, midis Grenlandës, Islandës dhe Skocisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, forcat e NATO-s i kanë gjurmuar nëndetëset sovjetike që vinin në Atlantikun e Veriut përmes këtij shtegu, thotë Hodges. Zvogëlimi i akullit do ta bëjë më të lehtë edhe minimin e rezervave masive të burimeve natyrore në Grenlandë. Ato përfshijnë metale të rëndësishme për prodhimin e mallrave të teknologjisë së lartë, automjeteve elektrike dhe turbinave me erë.

Kina dominon në shumë prej këtyre tregjeve të metaleve, përfshirë minierat, rafinimin dhe përpunimin e tyre, ndërsa Pekini ka shprehur, po ashtu, interes për zhvillimin e burimeve natyrore të Grenlandës. Përfitimet prej këtyre burimeve natyrore janë të rëndësishme për ëndrrën e Grenlandës për pavarësi. Ishulli varet ende nga subvencionet nga Danimarka.

“Kur keni një vend si Grenlanda... asaj i duhen para për investime. Kina dhe Rusia do të hedhin para në këtë problem”, ka thënë në një intervistë për The Cipher, Philip M. Breedlove, gjeneral në pension i Ushtrisë amerikane, i cili ka shërbyer si komandanti suprem i aleatëve të NATO-s nga viti 2013 deri më 2016.

“Të sigurosh një Grenlandë me prirje perëndimore është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë ai.

Matisek thotë se Trump, thjesht, mund të përpiqet t’i bëjë Shtetet e Bashkuara që “ta marrin seriozisht Grenlandën”, për shkak të rolit integral që luan ajo në mbrojtjen e Amerikës së Veriut. Është gjithashtu “e qartë përpjekja për t’u siguruar që kinezët dhe rusët të mos fitojnë terren atje”, sipas tij./ REL

genlanda

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj