LIVE UPDATES
Bota

Demokratët dhe republikanët ndajnë parime të njëjta, por kanë mungesë besimi mes tyre

Sipas një sondazhi të publikuar të enjten, kur u pyetën për parimet themelore si frika, dhembshuria, përgjegjësia personale, rreth 9 në 10 demokratë apo republikanë ranë dakord se ato ishin jashtëzakonisht të rëndësishme.

14 Qershor 2023, 21:23 Nga I.A
Demokratët dhe republikanët ndajnë parime të njëjta,
Kongresi

SHBA- Amerikanët, qofshin me bindje të majta ose të djathta, kanë më shumë të përbashkëta nga sa mendojnë, përfshirë mungesën e fortë të besimit tek njëri-tjetri. Sipas një sondazhi të publikuar të enjten, kur u pyetën për parimet themelore si frika, dhembshuria, përgjegjësia personale, rreth 9 në 10 demokratë apo republikanë ranë dakord se ato ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Megjithatë, vetëm një e treta e secilit prej grupeve tha se besonte se këtë mendim ndanin edhe përkrahësit e partisë kundërshtare.

Rezultatet e sondazhit të realizuar nga Qendra Kërkimore mbi Çështjet Publike e universitetit të Çikagos, në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Starts With Us” dëshmojnë të vërtetën e zymtë mbi burimin e polarizimit që vazhdon ketë një rol të fortë në politikën amerikane: Ndërsa shumica e amerikanëve bien dakord mbi vlerat kryesore duke nënvizuar demokracine amerikane, ata nuk e pranojnë se të njëjtat vlera ndan edhe pala tjetër.

“Kjo është një mundësi që amerikanë të rivendosin edhe një herë parimin e vlerave të përbashkëta”, tha Tom Fishman, drejtor i përgjithshëm i “Starts with US”, një organizatë jo partiake që angazhohet për tejkalimin e polarizimit politik.

Ai thotë se amerikanët që mbështesin të dyja partitë kanë nevojë të kuptojnë se ndajnë akoma të njëjtat vlera dhe të pranojnë keqkuptimet për partinë kundërshtare.

Një sërë faktorësh renditen si shkaqe të mundshme për rritjen e ndasive, si rënia dhe copëzimi i burimeve të besueshme të lajmeve, politikanët që nxisin mungesën e besimit dhe plaftormat e mediave sociale që përhapin dezinformimin, ndërsa shumë shpesh i vënë përdoruesit në rrjete komunikimi ku rralllë hasin pikëpamje të ndryshme.

Kjo mungësë bashkimi lidhet edhe me rritjen e mungesës së besimit ndaj medias, qeverisë, shkencës dhe shëndetit publik ndërsa zemërimi politik ndodnjëherë ka kapërcyer në gjuhë urrejtjeje ose dhunë si ajo që u pa në 6 janar të vitit 2021 kur mbështetësit e presidentit të atëhershëm Dondal Trump sulmuan me dhunë Kapitolin në përpjekje për të përmbysur humbjen e republikanënve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

“Duhet të shqetësohemi kur polarizimi shdërrohet në humbje të ndjenjave të larta njerëzore, në një kuptim të tillë që tjetri bëhet më pak njerëzor, i lig, ose i paaftë për të ndarë cilësitë pozitive njerëzore”, thotë Nealin Parker, drejtore ekzekutive e Common Ground USA, një rrjet që angazhohet për zgjidhjen e konflikteve përmes nxitjes së besimit tek amerikanët. “Ky duhet te jetë një shqetësim për të gjithë sepse këto janë hapat e nevojshëm psikologjikë për të lënduar njëri tjetrin”.

Të anketuarve në sondazh iu kërkua që të vlerësonin rëndësinë e gjashtë parimeve, përgjegjësia personale, zbatimi i drejtë i ligjit, qeveria përfaqësuese, llogaridhënia e qeverisë, mëshira, respektimi i dallimeve/ të ndryshmëve dhe mësimet nga e kaluara.

Në secilin rast, rreth 90 përqind si e demokratëvë dhe e republikanëve i renditën këto vlera si shumë ose jashtëzakonisht të rëndësishme.

Sidoqoftë, kur u pyetën nëse mendonin se edhe anëtarët e partisë kundërshtare gjykojnë se këto vlera janë shumë ose jashtëzakonisht të rëndësishme, rreth dy e treta e të anketuarve u përgjigj, jo.

Për shembull, ndërsa 91 për qind e republikanëve mendojnë se është shumë ose jashtëzakonisht e rendësishme që qytetarët të mësojnë nga e shkuara për të përmirësuar vendin, vetëm një e treta e demokratëve thanë se besonin se kjo ishte e vertët për votuesit republikanë.

Ndërkohë vetëm 31 për qind e republikanëve besonin se për demokratët llogaridhënia e qeverisë është shumë ose jashtëzakonisht e rëndësishme, kur, sipas anketimit, 90 për qind e demokratëve të pyetur kanë shprehur një mendim të tillë.

Gjetjet pasqyrojnë dukurine e njohur si “polarizimi emocional”, ku mosmarrëveshjet bazohen tek armiqësia/antipatia dhe mungesa e besimit dhe jo tek debatet e vërteta mbi vlerat dhe politikat.

Julia Minson, një profesore që studion konfliktin dhe polarizimin, pranë Harvard Kennedy School në universitetin e Harvardit, thotë se të pranuarit e ndarjes së vlerave të përbashkëta është një fillim i mbarë për të kapërcyer ndasitë në Amerikë.

Marrë nga VOA

starts with us tom fishman nealin parker

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet