LIVE UPDATES
Bota

"Dënime të buta", mbi 230 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve në Kosovë

Shprehur ndryshe, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje.

30 Prill 2024, 14:25 Nga M.B
"Dënime të buta", mbi 230 mijë armë pa leje
Foto ilustruese

KOSOVA- Mbi 230 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës, llogarit Ministria e Punëve të Brendshme në vend. Shprehur ndryshe, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje. Policia thotë se, deri më tash këtë vit, ka konfiskuar 430 armë të tilla. Sipas të dhënave të saj, nga viti 2020 deri më 18 prill të këtij viti, janë ngritur 5.895 raste në gjykata lidhur me veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë përpjekje të shtuara për konfiskimin e tyre, duke thënë se qytetarët që i posedojnë ato, cenojnë sigurinë publike, por edhe veten e tyre. Vetëm gjatë prillit, në Kosovë u vranë dy gra - njëra në Ferizaj dhe tjetra në Pejë. Policia konfirmoi se të dyshuarit për vrasje - në të dyja rastet bashkëshortët - përdorën armë pa leje. Policia nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se sa është numri i vrasjeve në Kosovë deri më tash këtë vit.

Por, vitin e kaluar, ky institucion i konfirmoi REL-it se në periudhën janar-tetor 2023, u evidentuan 26 vrasje, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2022 ishin 21. Organizatat joqeveritare që monitorojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë, konsiderojnë se dënimet e ulëta për armëmbajtje pa leje, bëjnë që shumë qytetarë të kenë armë të tilla. Për armëmbajtje pa leje, Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh gjoba deri në 7.500 euro ose dënim me burgim deri në 10 vjet. Lavdim Makshana, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se rastet e armëmbajtjeve pa leje, gjykatat “i trajtojnë me politika të buta ndëshkimore”.

“Në vazhdimësi, ato gjykohen sikur të ishin kundërvajtje, ani pse parashihen dënime të rënda. Gjykatat vazhdimisht shqiptojnë dënime me gjobë dhe me kusht, shumë rrallë dënime me burgim efektiv”, thotë Makshana për Radion Evropa e Lirë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë po ashtu se, gjatë monitorimit të proceseve gjyqësore, ka vërejtur mangësi “sa i përket konsistencës dhe arsyetimit të vendimeve ndëshkimore për posedim të paligjshëm të armëve”. Më 16 prill, OSBE-ja publikoi raportin “Politika ndëshkimore në rastet e posedimit të paligjshëm të armëve”, ku analizoi 33 raste në lidhje me këtë vepër penale, nga dhjetori i vitit 2020 deri në gusht të vitit 2023.

Prej tyre, 31 rezultuan me gjobë nga 200 deri në 2.000 euro, ndërsa, në dy raste, të pandehurit u dënuan me burgim me kusht, 90 ditë, përkatësisht gjashtë muaj. Gjobat më të shpeshta ishin 400 euro në nëntë raste, ndërsa maksimalja prej 2.000 eurosh u shqiptua vetëm në një rast. Në vitin 2019, një raport të ngjashëm publikoi edhe IKD-ja, e cila analizoi gati 200 raste të armëmbajtjeve pa leje. Prej tyre, në 133 raste gjykatat shqiptuan gjoba, në 46 dënime me kusht dhe në 19 dënime me burgim. Makshana thotë se IKD-ja ka kërkuar disa herë që të shqiptohen dënime më të rënda, në mënyrë që armëmbajtja pa leje të reduktohet.

Pas rastit të vrasjes në Ferizaj, më 12 prill, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi po ashtu “ashpërsim të dënimeve për armëmbajtje pa leje”, si dhe “të analizohet sesi sigurohen ato armë”. Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa është numri i përgjithshëm i aktgjykimeve për këtë vepër penale në katër vjetët e fundit, si dhe sa raste janë dënuar me burg efektiv, ndëshkim me gjobë apo kusht. Disa qytetarë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, shprehen të shqetësuar me numrin e armëve pa leje që qarkullojnë në Kosovë. Xhemajl Abrashi thotë se organet e rendit duhet t’i rrisin kontrollet, por edhe vetë qytetarët, sipas tij, duhet ta informojnë policinë nëse kanë informata se dikush mban armë pa leje.

“Sa vrasja është duke ndodhur... Ai që ka armë, vret, dhe jo ai që nuk ka”, thotë ai.

Bukurije Hoxha thotë se vrasjet që po ndodhin, duhet të jenë alarm për policinë.

“Edhe një vrasje brenda vitit të ndodhë, është shumë”, sipas saj.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, nga Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, thotë se policia duhet t’i rrisë kontrollet nëpër vetura, sepse, nisur nga raportet e saj, armët pa leje shumë shpesh gjenden në vetura.

“Shumë armë që kanë mbetur si rezultat i luftërave të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, janë në duart e qytetarëve. Ato nuk e rrezikojnë vetëm sigurinë publike, por mund të kenë edhe atribute drejt cenimit të sigurisë nacionale”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se autoritetet kompetente duhet të mbajnë fushata të ndërgjegjësimit, në mënyrë që qytetarët që posedojnë armë pa leje, t’i dorëzojnë ose të pajisen me leje. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, për nëntë muaj të vitit 2019, realizoi një proces të legalizimit të armëve, ku u dorëzuan rreth 2.000 kërkesa. Një proces i tillë i legalizimit “duhet të ndodhë prapë, por mbetet të përcaktohet me ligj”, thonë nga MBP-ja për Radion Evropa e Lirë.

Ligji për armët në Kosovë parasheh përmbushjen e disa kushteve për t’u pajisur me armë. Mes tyre janë: mosha 21-vjeçare, aftësia ligjore për veprim, aftësia psiko-fizike, të mos rrezikojë veten, sigurinë publike, si dhe të deklarojë arsyen e blerjes së armës. Por, arma, përkundër lejes, mund të konfiskohet me vendim gjyqësor, nëse poseduesi humb aftësinë e veprimit, aftësinë psiko-fizike, dënohet për vepër penale ose shkel kushtet e përcaktuara.

Nga Ministria e Brendshme e Kosovës nuk dhanë informacione se sa është numri i armëve me leje në Kosovë, por thanë se “deri në vitin 2010 ishin rreth 35.000 armë të regjistruara në administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Tani, këto armë janë duke u regjistruar gradualisht sipas Ligjit të armëve”. Në Kosovë janë të licencuara disa poligone dhe dyqane, të cilat shesin armë në mënyrë legale. Radio Evropa e Lirë bisedoi me disa pronarë të këtyre dyqaneve, të cilët treguan se çmimet e armëve shkojnë deri në 4.500 euro, varësisht llojit.

Sipas tyre, interesim për blerje ka dhe arsyeja e blerësve kryesisht lidhet me shenjëtari. Dogana e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të REL-it se nga cilat shtete importohen armët në Kosovë, por pronarë të dyqaneve thanë se, në shumicën e rasteve, ato vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia dhe Çekia./ REL

armet ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj