9 Maj 2023, 17:03
Nga a.l
Foto ilustruese
IRAN- Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Drejta të Njeriut, Volker Turk, e ka kritikuar Iranin për “nivel të neveritshëm” të dënimeve me vdekje, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i japin fund këtij lloji të dënimit. Sipas tij, numri i të ekzekutuarve është “frikësues”.
Prej 1 janarit, Turk ka thënë se besohet që të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran – shumica prej tyre për shkelje të lidhura me drogën, dhe numri më i lartë është në mesin e minoriteteve.
Numri i saktë i të ekzekutuarve nuk dihet, për shkak të “mungesës së transparencës qeveritare”, prandaj të dhënat “ka mundësi të jenë më të larta”.
“Si mesatare, mbi 10 persona janë ekzekutuar çdo javë në Iran, një prej shifrave më të larta në botë”, ka thënë Turk.
“Me këto shifra, Irani është duke ndjekur rrugën e vitit të kaluar, kur rreth 580 persona është raportuar të jenë ekzekutuar. Kjo është shkallë e neveritshme, sidomos kur e kemi parasysh konsensusin global për eliminim të dënimit me vdekje”, ka thënë ai.
Në katër ditët e fundit, Irani e ka pranuar se ka ekzekutuar dy burra – Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare – të cilët janë dënuar me vdekje, për shkak të, siç kanë thënë autoritetet, përdorim të rrjeteve sociale për të promovuar “ateizëm dhe deklarata fyese ndaj fesë islame”, si dhe Habib Chaab, një disident suedezo-iranian, i cili është kidnapuar në një aeroport në Turqi, dhe është akuzuar për terrorizëm./REL
denimi me vdekje ne iran
Bota
9 Maj 2023, 16:59
a.l
Antonio Guetteres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se nuk sheh asnjë mundësi për arritjen e një a...
Bota
9 Maj 2023, 16:51
a.l
Volodymyr Zelenskyy, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
KINË- Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang deklaron se Kina kërkon të luaj&...
Bota
9 Maj 2023, 16:45
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Një aksident i rëndëështë shënuar në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka n...
Bota
9 Maj 2023, 16:42
k.m.
Rexhep Tajip Erdogan
ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se paga minimale për punonjësit në sektorin publik do të ...
Bota
9 Maj 2023, 16:30
a.l
Dhunohet foshnja në Itali
ITALI- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në një familje në Pianura të Ital...
Bota
9 Maj 2023, 16:25
a.l
Jean Carroll
SHBA- Një juri në Nju Jork nis sot procesin e peshimit të argumenteve dhe fakteve për të marrë një vendim ...
Bota
9 Maj 2023, 16:13
a.l
Robert Kennedy Jr
SHBA- Robert Kennedy Jr., një kandidat presidencial i demokratëve, ka akuzuar Agjencinë Qendrore të Inteligjenc...
Bota
9 Maj 2023, 16:03
a.l
Eksporti i grurit
RUSI- Ministri i Bujqësisë deklaron se Ukraina ka mënyra alternative për të transportuar grurë nëse ma...
Bota
9 Maj 2023, 15:56
a.l
Nicholas Abbot
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka deklaruar se është koha që Kosova ...
Bota
9 Maj 2023, 15:43
a.l
Foto ilustruese
BRAZIL- Më 24 Prill, Raniely Coelho Santos u shtrua në spitalin akademik Hospital das Clinicas da UFMG në Belo Horizonte, Br...