28 Shtator 2022, 22:29
Nga e.k
Ned Price
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur menjëherë deklaratave kërcënuese të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mblodhi sot Këshillin e Sigurisë kombëtare për çështjen e Greqisë.
Zëdhënësi i DASH, Ned Price është pyetur nga gazetarët ditën e sotme lidhur me qëndrimin e SHBA për deklaratat e Turqisë, duke u shprehur se sovraniteti territorial i ishujve të Greqisë është “i panegociueshëm”.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet. Sovraniteti i Greqisë mbi këto ishuj është i panegociueshëm”, u shpreh Price.
Këshilli i Sigurisë që u mblodh me kërkesë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, doli sot me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të mbledhjes, ku akuzon Greqinë dhe shtetet aleate “që e mbështesin” në militarizimin e ishujve.
“Raqet që inkurajojnë Greqinë të armatosë ishujt e çmilitarizuar duhet të vijnë në vete. Vendimi i SHBA për të hequr embargon ndaj administratës greke qipriote është kundër frymës së aleancës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Këshillit të Sigurisë së Turqisë.
Kanë qenë disa foto të publikuara në mediat turke pak ditë më parë, shkaku i rritjes së tensioneve mes dy vendeve. Në foto pretendohej shfaqeshin automjete luftarake në ishujt pranë Turqisë që sipas marrëveshjeve dypalëshe duhet të qëndrojnë të demilitarizuar.
shba ned price
Bota
28 Shtator 2022, 22:25
e.k
Shpërthimi në "Nord Stream"
DANIMARKË- Shkencëtarët kanë frikë se shpërthimi i metanit nga tubacionet e Nord Stream...
Bota
28 Shtator 2022, 22:06
e.k
Nikos Dendias
GREQI- Greqia i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, pas mbledhje së K...
Bota
28 Shtator 2022, 21:41
e.k
Dy ushtarë rus
RUSI- Pas lajmeve të djeshme se rekrutët ishin duke braktisur kazermat për shkak të kushteve të këqija n&...
Bota
28 Shtator 2022, 21:36
e.k
Georgia Meloni dhe Mateo Salvini
ITALI- Giorgia Meloni, e cila është duke punuar aktualisht për formimin e ekipit qeveritar, raportohet t&eu...
Bota
28 Shtator 2022, 21:28
e.k
Pamje nga shpërthimi
DANIMARKË- Hipoteza e “sabotimit” për rrjedhjet nga tubacionet e gazit Nord Stream, po trajtohet nga autori...
Bota
28 Shtator 2022, 21:25
e.k
Foto ilustruese
BERLIN- Kriza e energjisë dhe inflacioni kanë çuar në rënie rekord të konsumit në Gjermani. Q&eum...
Bota
28 Shtator 2022, 20:59
e.k
Qyetetarët bëjnë selfie për të filmuar uraganin
SHBA- Qytetarët në Florida kanë rrezikuar jetën në pë...
Bota
28 Shtator 2022, 20:57
e.k
Olaf Scholz
BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelens...
Bota
28 Shtator 2022, 20:56
k.m.
Faezeh Hashemi
Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e e ish-presidentit, Akbar Has...
Bota
28 Shtator 2022, 19:47
s.s
Fosilet për hibridizimin e njerëzve të lashtë
SHBA- Studiuesit hetuan një numër të madh mbetjesh fosile të nje...