Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Bota
FOTO/ Qytetarët në Florida injorojnë paralajmërimet! Bëjnë selfie ndërsa uragani Ian afrohet
Qytetarët në video sfiduan jo vetëm kushtet e motit por edhe paralajmërimet e policisë lokale që u kishte bërë thirrje që të shmangnin lëvizjet nga shtëpia. Në disa zona po ashtu u bë thirrje edhe për evakuim.
28 Shtator 2022, 20:59Nga e.k
Qyetetarët bëjnë selfie për të filmuar uraganin
All - Paragraf - 1
SHBA- Qytetarët në Florida kanë rrezikuar jetën në përpjekje për të bërë selfie me dallgët e furishme ndërsa vendi është goditur nga uragani Ian.
Në fotot e publikuara nga "Daily Mail" duken disa qytetarë, mes tyre edhe fëmijë, që sfidojnë dallgët e rrezikshme “të armatosur” me shkopinj për selfie apo me kamera ndërkohë që era frynte me 96 kmh.
Qytetarët në video sfiduan jo vetëm kushtet e motit por edhe paralajmërimet e policisë lokale që u kishte bërë thirrje që të shmangnin lëvizjet nga shtëpia. Në disa zona po ashtu u bë thirrje edhe për evakuim.
Kujtojmë se uragani Ian do të zbresë në kontenë Charlotte në bregun jugperëndimor të Floridës, potencialisht si një stuhi e kategorisë së pestë. Ian, i cili vetëm kohët e fundit u moderua në një stuhi katastrofike të Kategorisë Katër, ka sjellë me vete erëra me një shpejtësi prej 249 kmh.