LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimet në tubacionet e “Nord Stream”, NATO dhe BE i quajnë akte sabotazhi nga Rusia

Aleanca e NATO-s dhe Bashkimi Evropian theksuan sot nevojën për të mbrojtur infrastrukturën jetike të energjisë, pas atyre që ata i quajtën akte të “sabotazhit” në tubacionet “Nord Stream”, ndërsa Bruskeli paralajmëroi një “përgjgjigje të fuqishme dhe të bashkuar” nëse do të ketë sulme të tjera të ngjashme.

28 Shtator 2022, 19:30 Nga d.a.
Shpërthimet në tubacionet e “Nord Stream”, NATO dhe BE i
Foto ilustruese

BRUKSEL- Shpërthimet tronditën Detin Baltik para se të zbuloheshin dy rrjedhje të pazakonta në dy tubacione nënujore të gazit natyror që kalojnë nga Rusia në Gjermani. Incidenti ndodh ndërsa janë shtuar tensionet mes Perëndimit dhe Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Bashkimi Evropian dyshon se dëmet në dy tubacionet nënujore të gazit natyror “Nord Stream” janë akte sabotazhi dhe paralajmëron për reagim të fortë ndaj çdo sulmi kundër rrjeteve energjetike të Evropës, tha sot një zyrtar i lartë i BE-së, ndërsa kompanitë e energjisë filluan të rrisin sigurinë.

Zhvillimet e fundit vunë në pah brishtësinë e infrastrukturës energjetike të Evropës dhe rritën tensionet në kontinentin që është tronditur nga lufta shtatë-mujore në Ukrainë.

Sizmologët raportuan për shpërthime të fuqishme në Detin Baltik para se të zbuloheshin rrjedhjet e pazakonta në dy tubacione nënujore që eksportojnë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

“Të gjitha informacionet tregojnë se rrjedhjet janë rezultat i akteve të qëllimshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borell në një deklaratë në emër të 27 anëtarëve të bllokut.

“Çdo goditje e qëllimshme kundër infrastrukturës energjetike evropiane është e papranueshme dhe do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar”, shtoi ai.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti akte të sabotimit rrjedhjet në tubacionin “Nord Stream”.

“Diskutuam për mbrojtjen e infrastrukturës jetike në vendet anëtare të NATO-s”, shkroi në Twitter udhëheqësi i aleancës ushtarake perëndimore pas një takimi në Bruksel me ministrin danez të Mbrojtjes.

"Ajo që mund të themi për incidentin është se nuk është një rastësi. Ishte i planifikuar mirë dhe ndikimi, siç edhe mund ta shihni në pamjet që janë publikuar, është shumë i madh”, tha ministri Morten Bodskov.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha dje se Uashingtoni është i angazhuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së sigurisë energjetike në Evropë në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë.

"Raportet fillestare tregojnë se ky mund të jetë rezultat i një sulmi ose një lloj sabotimi. Nëse konfirmohet, kjo nuk është në interesin e askujt”, tha sekretari amerikan Antony Blinken.

Ndërkohë kryeministrija në detyrë e Suedisë, Magdalena Andersson tha se ky nuk është një sulm kundër territorit të Suedisë ose Danimarkës.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto shpërthime nuk kanë ndodhur brenda ujërave territoriale suedeze dhe daneze, por në zonat ekonomike të vendeve tona dhe Nord Stream 1 dhe 2 nuk janë në pronësi të Suedisë dhe Danimarkës”, tha ajo.

Rusia ka ulur furnizimin me gaz në Evropë pasi Perëndimi vendosi sanksione kundër Moskës pas sulmit të saj kundër Ukrainës. Kremlini i ka quajtur qesharake pretendimet se Rusia qëndron pas sulmeve ndaj tubacioneve.

Agjencitë gjermane të sigurisë frikësohen se “Nord Stream 1” do të jetë i papërdorshëm përgjithmonë, pas rrjedhjeve të mëdha, njoftoi e përditshmja gjermane Tagesspiegel, duke cituar burime qeveritare.

Nëse rrjedhjet në dy linjat e “Nord Stream 1” nuk riparohen me shpejtësi, sasia e madhe e ujit të kripur që do të hyjë në tubacione do t’i dëmtojë ato, shkruan gazeta./VOA/

nord stream 1 antony blinken

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen