28 Shtator 2022, 18:41
Nga s.s
Babai i 3-vjeçares
TURQI- Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Turqi pasi një vajzë 3-vjeçare është vrarë nga i dashuri i mamasë së saj.
Vogëlushja e cila i kishte prindërit e ndarë, jetonte me nënën e saj kur kjo e fundit u njoh me një burrë tjetër duke filluar të jetonin bashkë. Buk dihen ende arsyet por, vajza e mitur dhe motra e saj një vjeçe e gjysmë kishin humbur dhe nëna kishte dalur në një studio televizive duke kërkuar gjetjen e vajzave të saj.
Pas shumë kërkimeve nga policia, vajza e vogël u gjet e gjallë dhe mbahej nga shoku i të dashurit të nënës, kurse vajza e madhe u gjet e vdekur dhe trupi i ishte futur në pjesën e ngrirjes së një frigoriferi.
Policia arrestoi dy burra që dyshohet se kishin lidhje me nënën e vajzës. Ata morën dy vajzat peng për të detyruar nënën të prostituonte. Ekspertiza zbuloi se vogëlushja ishte vrarë duke u goditur në trup pa mëshirë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u bë varrimi i vajzës së quajtur Lina. Gjatë ceremonisë në Gaziantep, babai i saj nuk mundi t’i mbajë lotët dhe një moment i hodhi xhupin mbi arkivol duke thënë se kështu vajza e tij nuk do të kishte ftohtë.
"Tani nuk do të kesh më ftohtë", ka thënë babai i 3-vjeçares.
turqi vrasje
Bota
28 Shtator 2022, 18:30
k.m.
Sllobodan Millosheviç
SERBI- Domagoj Margetiç, një gazetar dhe politikan kroat, u dënua në vitin 2006 me tre muaj burg dhe 10...
Bota
28 Shtator 2022, 18:44
d.a
Anetaret e Senatit
FRANCË- Abuzimi seksual dhe fizik në industrinë e pornografisë franceze është "sistematik" dhe ligjvë...
Bota
28 Shtator 2022, 18:30
d.a.
foto ilustruese
FINLANDË- Rrjedhjet e metanit po shfaqen si një kërcënim kryesor për klimën globale, me incidentin e fundit n...
Bota
28 Shtator 2022, 18:13
d.a.
Monedhat
KINË- Juani i Kinës ka arritur nivele të reja rekord ndaj dollarit amerikan në rritje. Juani i tregtuar ndërkombëtar...
Bota
28 Shtator 2022, 17:57
s.s
Alisher Usmanov
RUSI- Oligarku rus, Alisher Usmanov, kërkon kthimin e vezëve të tij, me argumentin se katër Faberge-të me vle...
Bota
28 Shtator 2022, 18:00
d.a.
Harris
SHBA- Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris kritikoi ashpër politikën e jashtme të Kinës gjatë nj&...
Bota
28 Shtator 2022, 17:46
d.a.
Blinken
SHBA- Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashk...
Bota
28 Shtator 2022, 17:47
s.s
Mark Zuckerberg
SHBA- Themeluesi dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg, nuk është më në listën e 10 njerëzve më t&eu...
Bota
28 Shtator 2022, 17:15
d.a.
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- VMRO-DPMNE nuk ofron mbështetje për “Ballkanin e Hapur”, derisa të marrë përgji...
Bota
28 Shtator 2022, 17:23
d.a.
Wall street
SHBA- Disa nga kompanitë më të mëdha të Wall Street janë gjobitur me një total prej 1.8 miliardë dollar...