Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tahiri në fjalimin e tij ka pyetur se cili do të jetë qëndrimi i KE dhe kur do të reagojë ky institucion.
KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar reagim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri të Kosovës. Tahiri në fjalimin e tij ka pyetur se cili do të jetë qëndrimi i KE dhe kur do të reagojë ky institucion.
"Shumë institucione, përfshirë ato të BE-së dhe SHBA-ve, kanë reaguar. Andaj cili do të jetë qëndrimi i Këshillit të Evropës, kur do të reagojë ky institucion? Dhe çfarë mendoni për hetimin ndërkombëtar për të dëshmuar përfshirjen e Serbisë në këto sulme në Kosovën e pavarur", ka pyetur Tahiri.
Në pyetjen e Tahirit është përgjigjur ministri i Punëve Jashtme të Letonisë, Krishjanis Karnish.
“Pikëpamja ime si ministër i Punëve të Jashtme të Latvisë, është që natyrisht të ndërmerret hetimi, dhe nëse del të jetë e vërtetë që ka pasur përfshirje nga jashtë, si sulm i organizuar nga një shtet, apo vet shteti, kjo e bënë edhe më shqetësuese. Vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, si demokraci, por 34 nga ne në këtë Këshill duhet gjithashtu të kemi përshtypje të ngjashme, si dhe 12 që nuk janë këtu”, ka thënë Karnish.
Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë
Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë. Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator. Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli. Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa pasi të...
Daniel Serwer KOSOVË- Eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer e ka cilësuar të...
Foto ilustruese PEKIN- Pasi u vu nën trysni nga kreu i shumicës në Senat, Chuck Schumer, Pekini dënoi sulmet e kryera nga Hamasi në...
Jim Jordan dhe Steve Scalise SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sot gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të...
Palestinë PALESTINË- Ministria palestineze Shëndetësisë njofton se të paktën 1,100 njerëz janë vrarë...
Izrael IZRAEL- Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit njofton se të paktën 22 shtetas amerikanë kanë vdekur ...
Mark Zuckerberg BRUKSEL-Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, i shkroi një letër drejtorit ekzekutiv...
Virusi GREQI- Organi i shëndetit publik grek njofton se virusi i Nilit Perëndimor ka shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave deri m...
foto ilustruese IZRAEL- Zyrtarët e agjencisë së OKB-së për ndihmë dhe punë (UNRWA) kanë konfirmuar se 11 pun&e...
Izrael UKRAINË- Ambasadori i Ukrainës në Izrael tha se afër 1.000 shtetas të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë n&eu...