All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Dështimi gjerman, atentati i Lojërave Olimpike 1972, vrasja e 12 personave

50 vjet mbushen sot nga dita kur terroristë palestinezë vranë 11 sportistë izraelitë e 1 polic në Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972. Gjermania e ka pasur të vështirë të përballet me këtë masakër.

5 Shtator 2022, 12:15 Nga d.a.
Dështimi gjerman, atentati i Lojërave Olimpike 1972, vrasja e 12
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

GJERMANI- Ende sot Hans Völkl nuk ka një ndjenjë të mirë kur dëgjon zhurmë helikash. Ato i zgjojnë kujtimet e zhurmave të helikopterëve të tipit Bell-UH 1 natën nga 5 më 6 shtator 1972. Völkl atëherë ishte ushtar i Bundeswehrit i stacionuar në aeroportin ushtarak, Fürstenfeldbruck. Atë darkë 5 shtatori ai kishte turnin e natës në kullë, duhej të orientonte pilotët. Dramën në fshatin olimpik 20 km larg Mynihut, ushtari i ri 21-vjeçar e kishte ndjekur në televizion. Në mëngjes terroristët palestinezë kishin hyrë në zonën ku strehohej ekipi izraelit olimpik dhe kishin qëlluar për vdekje peshëngritësin Josef Romano dhe trajnerin e ringut, Moshe Weinberg, si edhe 9 sportistë të tjerë.

Orë frike në fshatin olimpik

Në darkë 8 terroristët bashkë me 9 pengje ishin ngjitur në helikopterë. Me kërkesën për të liruar shokët e tyre nga burgu në Izrael dhe Gjermani ata nuk kishin pasur sukses. Pas mjaft orë negociatash, ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher kishte premtuar udhëtim të papenguar në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo. Helikopterët do t'i çonin ata në aeroportin Riem, ku do t'i priste një avion pasagjerësh. Por në vend të kësaj pilotët i çuan ata në aeroportin ushtarak në Fürstenfeldbruck. Aty helikopterët rreth orës 23:00, kujton Völkl në bisedë me DW, dolën papritur nga një mur mjegulle dhe zbritën para dritares së zyrës së tij. 

Dështimi në Fürstenfeldbruck

Sipas planit të shtabit të krizës, aty duhej që snajperistët t'i eliminonin terroristët dhe të çlironin pengjet. Por plani nuk doli ashtu si u mendua. Pengmarrësit u kundërpërgjigjën me zjarr. Nga pala gjermane mbretëronte kaos, sepse nuk ishte trajnuar asnjëherë çlirimi i pengjeve. Policët nuk kishin kontakt me radiomarrëse. Disa madje ranë edhe në breshërinë e kolegëve.

Völkl dhe kolegët e tij as nuk ishin informuar më parë për planin e ardhjes së terroristëve. "Ne u morëm me këtë, vetëm sepse kishim atë natë turnin. Më parë askush nuk kishte thënë ndonjë gjë." Völkl kërkon në një cep të kaldajës shpëtim, ndërkohë që në ajër kalonin plumbat. "Pak metra më tutje një plumb preku një polic. "Aty e kapi Anton Fliegerbauerin", thotë ai. "Ai ra. Muret ishin plot me cifla kockash. Goditja ishte në kokë."

Atentat ndaj festës së paqes

Deri në mesnatë jehuan shkrepjet e armëve. Më pas dëgjohet një shpërthim. Një terrorist kishe hedhur një granatë në njërin nga heikopterët, ku pengjet ishin brenda dhe të lidhur. Në të gdhirë bëhet e qartë. Të pesë terroristët ishin vrarë. Asnjë nga pengjet izraelite nuk e kishte mbijetuar atentatin.

Me Lojërat Olimpike të Mynihut, Gjermania donte t'i tregonte botës fytyrën e saj miqësore. Lojërat duhej të ktheheshin në një "festë të paqes", 27 vjet pas luftës dhe vrasjes së 6 milionë hebrenjve nga Gjermania naziste. Por e kundërta ndodhi. Sërish në tokën gjermane u vranë hebrenj, dhe shteti gjerman u tregua i paaftë për t'i mbrojtur.

Kaq shumë vite heshtje

Pas një ditë ndërprerjeje dhe një ceremonie përkujtimore, Lojërat Olimpike vazhduan. Nga politika apo policia nuk erdhi asnjë kërkim faljeje për dështimin në Fürstenfeldbruck. Nuk u krijua asnjë komision hetimor, askush nuk mori përgjegjësinë për dështimin e çlirimit të pengjeve. As për atë që nuk u pranua ndihma e specialistëve izraelitë. Për vite të afërmit e viktimave duhej të luftonin për të pasur në dorë dosjet hetimore. Deri më sot ata luftojnë për një zhdëmtim më të madh dhe nuk do të marrin pjesë në përkujtimin e 50-vjetorit të atentatit.

"Dëshmitarët, viktimat e familjeve e tyre janë trajtuar gati si të afërmit që nuk do t'i shohësh me sy", thotë Ludvig Spaenle, i ngarkuar i Bavarisë për antisemitizmin që angazhohet për zbardhjen e të gjithë atentatit. "Edhe ajo që ndodhi më pas ishte një dështim i plotë i shtetit." "Shumë shpejt dhe me qëllim gjërat iu lanë harresës. U hesht. As një përkujtim publik nuk pati." Vetëm dy vitet e fundit ka përpjekje për të ngritur një qendër përkujtimore në Parkun Olimpik.

Edhe Hans Völklit pas atentatit nuk iu ofrua ndonjë ndihmë psikologjike, të gjithë iu kthyen shpejt së përditshmes. Në Fürstenferldbruck filluan sërish fluturimet, kujton Völkl. "Ka një tendencë që ngjarjet traumatike të lihen mënjanë", thotë Anna Ulrike Bergheim, drejtuese e Shoqatës Historike Fürstenfeldbruck, që ka kërkuar për një kohë të gjatë për dëshmitarë që të flisnin për atentatin. "Njerëzit që ishin të përfshirë në atë kohë nuk u përballën me atë", thotë Bergheim për DW. Shumë dëshmitarë vetëm tani mund të flasin. Jo vetëm të afërmit e viktimave janë injoruar. "50 vjet nga ana zyrtare nuk pati përpjekje as për ata që ishin në krye të detyrës atë natë, policët, të afërmit e pilotëve ushtarakë, zjarrfikësit. Asnjë nga ata nuk u pyet këta 50 vjet, si ndjehesh ti me këtë kujtim."/DW/

hans völkl atentati i lojërave olimpike 1972

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit