4 Nëntor 2022, 12:46
Nga d.a.
Aurona Pelaj
KOSOVË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me publikimin e videos ku infermierja Aurona Pelaj dhunonte 70-vjeçaren Minire Nura në qendrën e të moshuarve në Pejë.
Sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë dhënies së masës së sigursë ndaj 3 punonjëseve të përfshira, si arsyetim është thën se i gjithë akti i shëmtuar ishte planifikuar paraprakisht.
Dyshohet se Aurona Pelaj, kishte rënë dakord me dy koleget e saj, Altinën dhe Remzien, që me anë të forcës të vinin nën kontroll të moshuarën e cila ishte strehuar prej kohësh në shtëpinë e Kujdesit ‘Orenda’. Gjithë ngjarjen e planifikuar, Pelaj kërkoi që ta kenë të dokumentuar edhe më anë të incizimeve përmes telefonit, detyrë me të cilën u ngarkua infermierja tjetër, Remzija.
Sipas Prokurorisë, edhe pse të dyshuarat e kanë ditur gjendjen e rënduar shëndetësore të të moshuarës, nuk kanë hezituar që ndaj saj të përdorin forcë. Siç u pa dhe nga pamjet e publikuara Aurona, teksa xhirohej nga Remzija, ka kapur prej dore viktimën dhe i gjuan me shuplaka dhe gjunë në bark.
Remzija në Gjykatë ka mohuar të ketë qenë ajo që ka qeshur me veprimet e koleges të saj, duke thënë se të qeshurat që dëgjohen në sfond, ishin të Altinës dhe të infermieres tjetër, Giltiana Nezirit.
Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.
aurona pelaj minire nura dhunohet e moshuara ne peje
Bota
4 Nëntor 2022, 12:36
d.a.
Vucic
SERBI- E shtuna e 5 nëntorit do të jetë dita më e "nxehtë" politikisht e muajve të fundit në Serbi, ku pas konsult...
Bota
4 Nëntor 2022, 12:21
d.a.
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- “Të gjithë u prekëm nga fjalët e deputetes së Parlamentit të Ukrainës, Yevgenia Krav...
Bota
4 Nëntor 2022, 12:10
d.a.
FBI
SHBA- FBI tha të enjten se kishte marrë informacion të besueshëm në lidhje me një kërcënim "të gjerë"...
Bota
4 Nëntor 2022, 11:45
d.a.
Raketa kineze
SPANJË- Disa aeroporte spanjolle kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për shkak të një rakete kineze e cil...
Bota
4 Nëntor 2022, 11:31
d.a.
Lajcak dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet sot me përfaqësuesin special të Ba...
Bota
4 Nëntor 2022, 11:04
d.a.
Parlamenti francez
FRANCË- Parlamenti francez ndaloi seancën pasi një deputet i ekstremit të djathtë thirri "Ata duhet të kth...
Bota
4 Nëntor 2022, 10:55
d.a.
Karburant
HAITI- Forcat e sigurisë në Haiti thonë se kanë marrë nën kontroll një depo të madhe karburanti të m...
Bota
4 Nëntor 2022, 10:45
d.a.
Imran Khan
PAKISTAN- Një sulm ndaj ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, për të cilin mbështetësit thonë se ishte...
Bota
4 Nëntor 2022, 10:34
d.a.
raketa
KOREJA E JUGUT- Ushtria e Koresë së Jugut tha se ka përplasur avionë luftarakë pasi zbuloi rreth 180 avionë ...
Bota
4 Nëntor 2022, 10:25
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar bisedime dhe telefonata gjatë gjithë natës me serbët e Ko...