LIVE UPDATES
Bota

Dhuna e bandave në Haiti, BE evakuon personelin diplomatik

Në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në Haiti, BE e ka evakuuar të gjithë personelin diplomatik nga ky vend i Karaibeve. Një zëdhënës i BE-së në Bruksel tha, se punonjësit e ekipit diplomatik janë transferuar jashtë Haitit në një vend të sigurtë.

12 Mars 2024, 09:31 Nga N.F
Dhuna e bandave në Haiti, BE evakuon personelin diplomatik
Pamje nga Haiti

HAITI- Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave. Ndërkohë që kryeministri ndodhet jashtë vendit, diplomatët perëndimorë po lagohen nga kryeqyteti. Në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në Haiti, BE e ka evakuuar të gjithë personelin diplomatik nga ky vend i Karaibeve. Një zëdhënës i BE-së në Bruksel tha, se punonjësit e ekipit diplomatik janë transferuar jashtë Haitit në një vend të sigurtë.

Ky hap u argumentua me "përkeqësimin dramatik të gjendjes së sigurisë" në Haiti. BE-ja është "jashtëzakonisht e shqetësuar" për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në Haiti, tha zëdhënësi në Bruksel.. Ndërkohë edhe SHBA është duke e tërhequr personelin diplomatik nga Port-au-Prince dhe po forcon sigurinë në ambasadë me forca shtesë të sigurisë.

Të dielën (10.03.2024) Ministria e Jashtme në Berlin deklaroi, se ambasada gjermane dhe përfaqësuesi i përhershëm janë larguar nga shteti i Karaibeve drejt Republikës Dominikane. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e argumentoi këtë masë me "gjendjen e tensionuar dhe të paparashikueshme të sigurisë". Ai e cilësoi gjendjen në Haiti "mjaft të tensionuar", rrethanat janë "të tmerrshme". Ai shtoi: "Ka një sërë bandash të mëdha dhe të armatosura mirë, që po sfidojnë aparatin shtetëror." Qeveria e Haitit ka ftuar trupë ndërkombëtare mbrojtëse në vend, për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë dhe të rendit. Ndër të tjera Kenia ka shprehur gatishmëri të mbështesë, vuri në dukej më tej zëdhënësi.

Grupet kriminale po synojnë pushtetin

Prej ditësh Haiti po përjeton një valë të dhunës së bandave të armatosura, që në pjesën më të madhe po kontrollojnë kreqytetin Prince si dhe rrugët në pjesë të tjera të vendit, po sulmojnë rajonet e policisë, burgjet dhe gjykatat. Përpara rreth një jave grupe të armatosura mësynë në burgun në Port-au-Prince dhe sipas njoftimeve në media u mundësuan rreth 3.600-3.700 të burgosurve arratinë nga burgu. Të burgosur të tjerë u arratisën nga burgu u dytë për nga madhësia në qytetin Croix des Bouquets.

Pak përpara kësaj disa banda shpallën kryengritjen kundër qeverisë. Në sfondin e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, qeveria të dielën përpara një jave shpalli gjendjen e emergjencës. Dhuna në Haiti përshkallëzoi, kur kryeministri Ariel Henry ndodhej në një udhëtim jashtë vendit në Kenia.

Bandat e armatosura në vend kërkojnë dorëheqjn e Henrys, i cili do të duhej të ishte larguar qysh në shkurt nga posti. Deri tani ai nuk ia ka dalë që të kthehet nga Kenia në Haiti. Henry në shkurt ra dakord me opozitën për të qeverisur së bashku deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Rrezik për luftë civile

Dhuna e bandave, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) brenda një jave ka bërë që nga kryeqyteti Port – au – Prince të largohen rreth 15.000 vetë. Sipas të dhënave të OKB_së në Haiti që nga fillimi i vitit janë vrarë rreth 1.200 vetë dhe gati 700 të tjerë janë plagosur. Mbi 313.000 vetë kanë marrë arratinë. I gjithë kujdesi bazë shtetëror si shëndetësia janë në prag të kolapsit. Mijëra vetë janë të shkëputur prej ndihmës humanitare.

Kisha në shtetin e varfër të Karaibeve e konsideron vendin në prag të luftës civile. Forcat e rendit janë të pafuqishme kundrejt bandave të armatosura, që janë zhvilluar në një ushtri të organizuar, i tha kryeipeshkvi Max Leroy Mesidor Organizatës ndërkombëtare të Ndihmës "Kisha në rrezik". Në disa rajone janë krijuar njësi të mbrojtjes civile, për të luftuar bandat. "Ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte civile. Janë shumë armë në qarkullim", paralajmëroi kryeipeshkvi i kryeqytetit Port-au-Prince dhe kryetari i konferencës ipeshkvnore.

Miliona njerëz të prekur nga uria

Kriza humanitare në Haiti ka arritur së fundi përmasa gjithnjë e më të mëdha. Vendi, sipas të dhënave të OKB-së, vuan nga mungesa e ushqimeve. Pothuajse gjysma e popullsisë, rreth 4,9 milionë vetë, sipas këtyre të dhënave, nuk kanë mjaftueshëm ushqim. Haiti konsiderohet një ndër vendet më të varfëra të hemisferës perëndimore.

Në Xhamajka janë mbledhur krerët e shteteve dhe të qeverive të bashkësisë së vendeve të Karaibeve për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes për Haitin dhe për nxitjen e dialogut politik.

Marrë nga DW

banda haiti be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet