LIVE UPDATES
Bota

Nisja e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë, Analiza: Si po ecën procesi i zgjerimit të BE-së?

Edhe pasi kanë kaluar dy muaj të vitit 2024, hapja de facto e negociatave nuk ka ndodhur, pasi ka zëra brenda bllokut evropian që frikësohen se BE-ja po vepron shpejt në këtë drejtim, sidomos kur është fjala për Kievin.

12 Mars 2024, 07:41 Nga N.F
Nisja e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës dhe
Foto ilustruese

BRUKSEL- Në dhjetor të vitit 2023, liderët e Bashkimit Evropian e kanë marrë vendimin historik për t’i nisur bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Mirëpo, edhe pasi kanë kaluar dy muaj të vitit 2024, hapja de facto e negociatave nuk ka ndodhur, pasi ka zëra brenda bllokut evropian që frikësohen se BE-ja po vepron shpejt në këtë drejtim, sidomos kur është fjala për Kievin.

Dilemat rriten edhe më shumë, pasi Parlamenti Evropian do t’i mbajë zgjedhjet në qershor të këtij viti. Meqë Ukraina dhe Moldavia tani janë të lidhura në perspektivën e tyre të zgjerimit, kjo natyrisht se ka ndikim te Kishinau.

Në këtë moment duhet vëzhguar disa aspekte në të njëjtën kohë, duke nisur prej kornizës negociuese që duhet të miratohet si për Ukrainën, ashtu edhe për Moldavinë, si dhe vlerësimet ’afatmesme’ për të dyja, si dhe për Bosnje e Hercegovinë, të cilat Komisioni Evropian pritet t’i dorëzojë para vendeve anëtare më 12 mars.

Raportet e plota për të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe ato në lindje të Evropës, do të publikohen në fund të tetorit. Mënyra më e mirë për të kuptuar gjithë procesin është duke iu rikthyer konkluzioneve të samitit të BE-së, të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, kur të 27 liderët e vendeve anëtare janë pajtuar kur ka qenë fjala për zgjerimin.

Në dokument ceket që ”Këshilli Evropian vendos për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe me Republikën e Moldavisë. Këshilli Evropian fton Këshillin që të miratojë kornizat respektive negociuese pasi të përmbushen rekomandimet e Komisionit, të datës 8 nëntor 2023”.

Sa i përket Ukrainës dhe Moldavisë, rekomandimet që lidhen me çështje të sundimit të ligjit veçse janë duke u kryer, ndonëse më pas varet prej interpretimit nëse janë përfunduar të gjitha. Komisionit Evropian nuk i takon të bëjë interpretime në këtë drejtim dhe as vendeve të BE-së që të pajtohen ose jo me to.

Me fjalë tjera, ecja përpara mund të duket si proces në bazë meritash, mirëpo sikurse gjithçka tjetër në Bruksel, thelbin e ka politik. Edhe për Bosnje e Hercegovinën duket është kthyer mbrapa te konkluzionet. Në samitin e njëjtë, kur ka qenë fjala për Sarajevën, është thënë se “Këshilli Evropian do t’i hapë bisedimet e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, sapo të arrihet një përputhshmëri me kriteret e anëtarësimit. Këshilli i kërkon Komisionit që të raportojë për përparimin e bërë në mars të vitit 2024, para se të merret vendimi”.

Sarajeva është një hap mbrapa Ukrainës dhe Moldavisë, pasi nisja e bisedimeve është kushtëzuar me kryerjen e një numri reformash, të cilat përmenden në raportimin e zgjerimit të Komisionit Evropian, të publikuar në nëntor të vitit të kaluar.

Por, këtu ekzistojnë edhe doza politike, pasi disa prej mbështetësve më të mëdhenj të Sarajevës në BE – Austria, Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia – të gjitha dëshirojnë që Bosnja të ecë me të njëjtin ritëm sikurse Ukraina dhe Moldavia. Prandaj këto vende e kanë shfrytëzuar situatën, duke përdorur një lloj vetoje për t’i dhënë dritën e gjelbër Kishinaut dhe Kievit, me qëllim që të binden disa vende që ka dilema për përparimin e Bosnjës.

Një pikë tjetër është se liderët e BE-së kanë kërkuar një raport specifik për përparimin që ka bërë Bosnja deri në mars të vitit 2024, diçka që nuk është kërkuar edhe për Moldavinë dhe Ukrainën. Skenari më i mundshëm është që Komisioni Evropian do të dorëzojë një raport me shkrim për Bosnjën, ndërsa do të bëjë vetëm vlerësime gojore për Ukrainën dhe Moldavinë.

Liderët e BE-së do të mblidhen sërish për një samit në Bruksel më 21-22 mars. Disa burime i kanë thënë Radios Evropa e Lirë që Gjermania dhe Franca nuk dëshirojnë që samiti t’i dedikohet zgjerimit, pasi kanë më shumë interesim për problemin e armatimit të Ukrainës.

Data më premtuese duket se është fundi i qershorit. Natyrisht, pas zgjedhjeve evropiane. Liderët e BE-së planifikojnë t’i mbajnë dy samite në Bruksel – kryesisht për të zgjedhur presidentin e Komisionit Evropian dhe atë të Këshillit Evropian – por të diskutojnë edhe mbi zgjerimin.

Ekziston edhe një tjetër arsye pse fundi i qershorit mund të jetë afat i fundit – Ukraina dhe Moldavia mund t’i kryejnë edhe disa reforma deri atëherë. Në fakt, ai është një dokument prej 20 faqesh që përmend disa prej kapitujve kryesorë të negociatave, zakonisht rreth 33, dhe secili ka në fokus fusha të ndryshme, shembull bujqësinë, taksat, çështjet e brendshme dhe ajo se çfarë duhet të bëjë një shtet kandidat për t’i harmonizuar ligjet me ato të BE-së.

Zakonisht, dokumenti është një përmbledhje dhe nuk përmban ndonjë element politik kundërthënës dhe një i ngjashëm as nuk pritet të formulohet për Ukrainën dhe Moldavinë. Komisioni Evropian është duke punuar në drafte dhe presidentja e këtij trupi Ursula von der Leyen pati thënë në një vizitë në Kiev, në përvjetorin e dytë të luftës së Rusisë, se korniza negociuese për Kievin (si dhe për Kishinaun) mund të jetë gati në mesin e marsit.

Pikëpyetja e madhe është nëse vendet anëtare të BE-së do t’i miratojnë ato. Miratimi duhet të bëhet në mënyrë unanime, prandaj qershori mund të jetë afati më i mirë.

Në këtë fotografi, goxha komplekse, janë të përfshira edhe dy vende tjera: Gjeorgjia dhe një plan i Hungarisë që Tbilisi të ecë përpara. Budapesti edhe Komisionarin Evropian, Oliver Varhelyin, i cili është i angazhuar në negociatat e zgjerimit. Hungaria do të jetë në krye të presidencës gjashtëmujore të Këshillit Evropian prej 1 korrikut.

Duke marrë parasysh dilemat e hapura të Budapestit për anëtarësimin e Ukrainës në BE – të ilustruara më së miri në dhjetor, kur kryeministri hungarez, Viktor Orban është detyruar të largohet prej dhomës, në mënyrë që vendet tjera t’i jepnin dritën e gjelbër Ukrainës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit - ka shqetësime që Ukraina nuk do të lëvizë aspak në këtë drejtim, as në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Diplomatët, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, janë të ndarë në dy kampe të ndryshme. Disa mendojnë që Hungaria do të jetë aktive ndaj gjithçkaje që është ukrainase dhe që çdo vendim që lidhet me Kievin do të duhet të merret para 1 korrikut, ose duhet të presë derisa Polonia të jetë në krye të presidencës, më 1 janar të vitit 2025.

Të tjerë besojnë që nuk duhet të krijohet shumë histeri dhe të mbivlerësohet roli i Hungarisë në vendimmarrje vetëm pse është në krye të presidencës, pasi nëse Budapesti dëshiron të shkaktojë telashe, ai do ta bëjë këtë si kur është, si kur nuk është në presidencë.

Për më shumë, vendimet për zgjerimin duhet të merren në mënyrë unaime. Mund të thuhet që një konferencë ndërqeveritare do të mbahet me Moldavinë dhe Ukrainën në qershor. Nuk mund të përjashtohet një e tillë edhe me Bosnjën. Në këtë pikë duhet përmendur edhe rolin e Varhelyit, i cili pavarësisht faktit që zyrtarisht punon për Komisionin Evropian, duket se i pëlqen qëndrimet e Budapestit, kur është fjala për zgjerimin.

Procesi i verifikimit për Ukrainën dhe Moldavinë përbën shembull konkret. Verifikimi është proces kur zyrtarët e Komisionit Evropian ulen dhe homologët e tyre, në këtë rast me ata të Ukrainës dhe Moldavisë, dhe analizojnë politikat e të gjitha fushave, për të parë se si mund të harmonizohen ligjet e këtyre vendeve me ato të BE-së

Në këtë drejtim, verifikimi përbën mishin dhe skeletin e kornizës negociuese. Diplomatët e BE-së prej vendeve anëtare janë shprehur të befasuar kur kanë mësuar në janar që procesi i verifikimit nuk ka nisur menjëherë me Ukrainën dhe Moldavinë, pasi liderët e BE-së janë pajtuar për hapje të negociatave qysh në dhjetor.

Në fakt, procesi i verifikimit nuk ka nisur ende, ndonëse zyrtarët ukrainas dhe ata moldavë pretendojnë të kundërtën. Çfarë në të vërtetë ka ndodhur janë disa takime sqaruese me diplomatë ukrainas dhe moldavë, me mundësinë e nisjes së takimeve mbi verifikimin në këtë pranverë. Zërat diplomatikë në BE kanë thënë se Varhelyi nuk e ka nisur procesin pa e pasur një dritë të gjelbër prej vendeve anëtare, ndonëse disa zyrtarë kanë pohuar që për një hap të tillë teknik nuk nevojiten nënshkrimet e udhëheqësve të kryeqyteteve të bllokut evropian.

Si përfundimin, Ukraina i ka humbur disa muaj, falë konfuzionit institucional dhe zvarritjeve brenda BE-së. Gjeorgjia e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, në samitin e njëjtë kur liderët e B-së kanë vendosur që të nisin bisedimet e anëtarësimit me Moldavinë dhe Ukrainën. Por edhe këtu ka mundësi të vërehet ndikimi o Hungarisë.

E marrim shembull një takim mes BE-së dhe Gjeorgjisë që është zhvilluar në muajin shkurt në Bruksel. Në situatë normale as nuk duhet mbajtur ndonjë takim mes palëve, ato vetëm mund të shkëmbejnë informacione për zhvillimet më të rëndësishme politike.

Mirëpo, këtë herë, kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Kobakhidze ka qenë prezent, ndërsa në anën tjetër ka qenë krydiplomati i BE-së, Josep Borell, bashkë me Varhelyin. Në kësi raste, vendet anëtare të BE-së, as nuk i dërgojnë ambasadorët e tyre nëpër takime, por vetëm zyrtarët për çështje të lindjes së Evropës.

Jo edhe këtë herë, pasi në takim është parë ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Qeveritë e Gjeorgjisë dhe Hungarisë kanë kultivuar lidhje të ngushta politike, mirëpo ky hap ka qenë goxha i pazakonshëm. Sipas disa burimeve që kanë qenë në dhomën e diskutimeve, ministri hungarez ka thënë se zgjerimi do të jetë prioritet i presidencës hungareze në BE, mirëpo ai më pas e ka përmendur nevojën e një konference ndërqeveritare me Gjeorgjinë në fund të vitit.

Kjo deklaratë mund të konsiderohet e fuqishme, pasi Komisioni Evropian ende nuk ka bërë rekomandim për nisje të bisedimeve të anëtarësimit me Gjeorgjinë. Diçka e tillë edhe mund të jetësohet kur të publikohet raporti vjetor për zgjerimin, në muajin tetor, mirëpo edhe atëherë nevojitet vota e 27 vendeve anëtare. Prandaj edhe mund të supozohet që Budapesti mund të tentojë të përshpejtojë rrugën e Gjeorgjisë në BE, dhe kështu mund ta përdorë veton e saj kur është fjala për Ukrainën dhe Moldavinë.

Marrë nga REL

be proces zgjerimi parlamenti europian

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale