LIVE UPDATES
Bota

Dhuna politike, temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve për në Kongresin amerikan

Fjalimi do të mbahet në sfondin e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kongres vitin e kaluar dhe sulmit të fundjavës ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Anita Dunn.

2 Nëntor 2022, 20:01 Nga DOSJA
Dhuna politike, temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve për
Joe Biden

SHBA-  Presidenti Joe Biden do të flasë për dhunën "e tmerrshme" politike në një fjalim nga Kongresi të mërkurën, thanë këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, një temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve javën e ardhshme.

"Mesazhi i tij pritet të jetë, ashtu si edhe disa herë të tjera muajt e fundit, se ka shumë gjëra të rëndësishme fati i të cilave përcaktohet në këto zgjedhje, përfshirë demokracinë," tha zëvendës Shefja e Personelit të Shtëpisë së Bardhë Jen O'Malley Dillon.

Fjalimi do të mbahet në sfondin e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kongres vitin e kaluar dhe sulmit të fundjavës ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Anita Dunn.

"Ai do të mbajë fjalimin nga Kapitoli .. sepse më 6 janar pamë dhunën që synonte përmbysjen e proceseve demokratike", tha zonja Dunn.

"Rreziku i dhunës politike dhe ideja se mund të përdoret dhunë për të çuar përpara synimet politike konsiderohet e neveritshme nga shumica e amerikanëve. Ky qëndrim i bashkon pothuajse të gjithë amerikanët. Ne kemi parë gjëra të tmerrshme të ndodhin kohët e fundit". Autori i Sulmit ndaj zotit Pelosi donte të merrte peng kryetaren Pelosi. Ai kërcënoi se do t'i thyente gjymtyrët, thanë prokurorët.

Presidenti Biden, i cili do të marrë pjesë në një aktivitet të Komitetit Kombëtar Demokratik në orën 19:00 sipas orës lokale në Kapitol, është i bindur se kolegët e tij demokratë do të mbajnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e javës së ardhshme, tha zonja O'Malley Dillon. Ky optimizëm është në kontrast me shumicën e parashikimeve, të cilat tregojnë se është pothuajse e sigurt që republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe se Senati mund të jetë gjithashtu në kotrollin e tyre ose të demokratëve.

Duke parë drejt vitit 2024, zonja Dunn tha se zoti Biden synon të kandidojë për rizgjedhje, siç ka thënë më parë. Edhe pse një njoftim zyrtar nuk është bërë ende, "ne jemi të angazhuar me masa paraprake planifikimi", tha ajo.

Paraardhësi i zotit Biden, republikani Donald Trump, ka lënë të kuptohet hapur se do të kërkojë një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë.

Mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin zyrtar të fitores së zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020. Megjithë rishikimin e disa dhjetra gjykatave, autoritetet shtetërore dhe anëtarët e vetë administratës së Trumpit që kanë hedhur poshtë pretendimet e tij të rreme se humbja e tij në zgjedhje ishte rezultat i mashtrimit të gjerë, zoti Trump ka vazhduar të këmbëngulë tek këto pretendime që nga largimi nga detyra.

Një numër i konsiderueshëm amerikanësh duket se i pranojnë pretendimet e rreme. Një sondazh i Reuters/Ipsos që përfundoi të hënën zbuloi se 49% e amerikanëve mendojnë se mashtrimi i votuesve është një problem i përhapur, me 34% të demokratëve dhe 69% të republikanëve që kanë këtë pikëpamje. Rreth 44% thanë se janë të shqetësuar se zgjedhjet në SHBA janë të manipuluara, duke përfshirë 28% të demokratëve dhe 62% të republikanëve. Pavarësisht këtyre besimeve, 67% e të anketuarve thanë se ishin të sigurt që fletët e tyre të votimit do të numëroheshin me saktësi, duke përfshirë shumicën e gjerë të demokratëve dhe republikanëve.

Mrrë nga VOA

joe biden shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet