LIVE UPDATES
Bota

​Diabeti, 8% e kosovarëve të prekur, diagnostikimi në faza të vonshme

Sëmundja e diabetit, që ndryshe njihet si e sheqerit, është ndër sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.

15 Nëntor 2022, 11:43 Nga k.m.
​Diabeti, 8% e kosovarëve të prekur, diagnostikimi në faza
Foto ilustruese

Rreth 8 për qind e njerëzve në Kosovë vuajnë nga sëmundja kronike e diabetit, ndërsa lloji më i përhapur i kësaj sëmundje është TIP-2. Me qëllim që të ofrohen medikamente më të përshtatshme për trajtim të diabetit tani po punohet edhe në zgjerimin e barnave të listës esenciale për këtë sëmundje. Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku u shpreh se mbi 90% e pacientëve në këtë klinikë u takojnë atyre me diabet, ndërsa deri në 900 pacientë në vit marrin trajtim spitalor për këtë sëmundje.

Sipas saj, sëmundja e diabetit, që ndryshe njihet si e sheqerit, është ndër sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.

“Në Klinikën e Endokrinologjisë dominojnë pacientët me diabet, mbi 90% janë pacientë që kanë sëmundje me sheqerin, kryesisht me diabet TIP 2, diku 95 % të atij 90%, pjesa tjetër e kemi diabetin e të rinjve që kanë qenë një kohë mosha fëmijërore që vazhdojnë edhe në moshë të pjekur ta kenë diabetin. Po ashtu kemi diabet gistacional dhe forma të tjera shumë të rralla. Diabeti TIP 2 dominon si në tërë botën edhe në Kosovë , ne si klinikë i kemi 800-900 pacientë brenda vitit, ndërsa rreth 12 mijë vizita specialistike që realizohen në dy ambulanca specialistike ku çdo ditë nga 4 endokrinologë japin shërbime për popullatën… Është shumë e përhapur një prej sëmundjeve kronike me numër më të madh në vend pas sëmundjeve kardovaksulare, nga sëmundjet kronike është diabeti, nuk është çudi që mbi 60% e pacientëve tanë kanë komplikime kardiovaskulare, mbi 50% probleme neurologjike, ky është një shqetësim sepse këta pacientë janë të predispozuar për të pas ulçera të këmbëve edhe këta pacientë mund të përfundojnë në kirurgji vaskulare,”- theksoi ajo.

Në Kosovës pacientët me diabet kryesisht ata të TIP-it 1 ende nuk marrin trajtim me pompa insulinike, ndërsa shiritat për matjen e glikemisë ende nuk janë siguruar nga institucionet shtetërore, por pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë. Endokrinologia Emini-Sadiku thotë se Klinika e Endrokrinologjisë pranë QKUK-së ofron kushte për trajtim të kësaj sëmundje.

“Ne ende në Kosovë nuk kemi trajtimin me pompa insulinike për pacientët që janë të rinjtë me diabet TIP 1, nuk kemi sigurim të shiritave për matjen e glikemisë kjo i kushton edhe shtetit sepse diabeti është sëmundje e kushtueshme, mirëpo së paku tu lehtësohet gjendja disa kategorive të cilat janë më vulnerabile moshat e shtyra tu jepen shirita nga qeveria apo komuna. Tu lehtësohet gjendja”, vijoi ajo.

Trajtimi me insulina është gjithmonë prezent, ndërsa trajtimet e tjera me medikamente siç janë për shembull sot në botë që u jepet shumë përkrahjes dhe GLP. Kryetari i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve, Bardhyl Gashi u shpreh se deri 15% e pacientëve në Kosovë që vuajnë nga diabeti janë të varur nga insulinat.

Gashi për KosovaPress tregon se në vendin tonë diagnostikimi i kësaj sëmundjeje bëhet në faza më të vonshme, prandaj thekson nevojën për edukim dhe vetëdijesim rreth diabetit.

“Diabeti është një sëmundje kronike e cila është e shprehur deri në 10% të popullatës duke u nisur prej asaj që në Kosovë jemi moshë e re dhe në Kosovë e kemi diku rreth 8%… Diku 10 apo 15% e të sëmurëve që janë me diabet tek ne janë të varur prej insulinës. Po ashtu, kemi edhe pacientë me diabet TIP 1, numrin e saktë nuk e di sa është, por kemi edhe shumë prej tyre…. Pacientët vijnë zakonisht pas një kohe të gjatë që e kanë diabetin kur fillon me humb peshë, apo kur paraqiten disa simptoma që janë të padurueshme si etja, urinimi i shtuar edhe ata kanë oreksin e shtuar,”- theksoi ai.

Sipas Gashit, pacientët që ballafaqohen me sëmundjen e sheqerit marrin trajtim meritor, derisa insulinat sigurohen falas nga shteti. Ai thekson se po punojnë për zgjerimin e barnave nga lista esenciale për trajtim të kësaj sëmundje.

“Shumica marrin trajtim meritor për arsye se ne në kuadër të QKUK në Prishtinë kemi edhe ambulanta specialistike ku vijnë dhe vizitohen pacientët dhe aty mjekohen dhe po ashtu edhe në qytetet e tjera janë të organizuar mirë… Nga komunikimet me pacientë e di që furnizimi me insulina është i mirë… edhe antibiotik oral kanë një sasi që janë në listën esenciale, por ne jemi duke punuar që atë listë esenciale ta zgjerojmë edhe më tepër… Po punojmë që ta zgjerojmë listën e antidiabetikëve oralë që të kenë edhe disa preparate që kanë dalë të reja që të mund t’i fusim në listën esenciale edhe pse e dimë që diabeti nuk është problem si diabet, por problemi kryesor është komplikimet kronike të diabetit duke u nisur nga ajo se sulmon syrin, veshkë, zemrën, enët e gjakut dhe fijet nervore. Dhe për shkak të preventimit të invaliditetit është shumë më mirë të mjekohet me kohë diabeti se do të kemi një kosto më të lirë,“- theksoi.

Në kuadër të Javës së Diabetit do të mbahet edhe Kongresi i Katërt i Mjekësisë Diabeti MELIT- Qasja Interdisiplinare e cila do të zgjas dy ditë dhe do të nis nga 18 nëntori 2022. Ndryshe, diabeti apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak dhe çrregullimi i prodhimit të insulinës. Nëse organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë kemi diabet TIP 1, ose nëse prodhimi është i pamjaftueshëm apo ka pamundësia të veprimit të insulinës në qelizat e organizmit kemi diabet TIP 2. Për të shmangur diabetin, rekomandohet ushqimi i shëndetshëm, aktivitete fizike të përdtishme dhe shmangia e pirjes së duhanit. /KosovaPress

semundjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 15 Nëntor 2022, 11:27 d.a.

Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi

Jinping dhe Biden INDONEZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hë...

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme

Pjesmarrja e Berishës në Kuvend u refuzua/ Gjokutaj: Veprim skandaloz i SPAK

Gjyqi ndaj Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard i dyfishtë

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë”/ Cameron batuta me Ramën

"Emigracioni është problem," Cameron i prerë: Partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar

Emigracioni/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë, gadishmëria jonë është maksimale

“Anglia më e pranishme në vendin tonë”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Rama: Me Cameron kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM