LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë -Serbi, diplomatët amerikanë dhe evropianë shtojnë trysninë për rifillimin e bisedimeve

Në Beograd, i dërguari evropian Miroslav Lajçak u shpreh i inkurajuar pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

21 Janar 2023, 20:10 Nga k.m.
Dialogu Kosovë -Serbi, diplomatët amerikanë dhe evropianë
Diplomatët e BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë

Të dërguarit amerikanë dhe evropianë thanë pas vizitave në Prishtinë dhe në Beograd se presin intensifikimin e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, situata e pazgjidhur ndërmjet të cilave shihet si një burim paqëndrueshmërie në Ballkan në një periudhë të ndjeshme në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Ata thanë se një propozim evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është rruga më e mirë për një paqe të qëndrueshme. Në Beograd, i dërguari evropian Miroslav Lajçak u shpreh i inkurajuar pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Presidenti Vuçiç tregoi qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe ardhmërisë evropiane për Serbinë”, tha ai.

Dialogu Kosovë -Serbi, diplomatët amerikanë dhe evropianë

Në Prishtinë ndërkaq tha se “kishim pritur një kuptim më të mirë të mundësive që ofron ky propozim”. Propozimi nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e të dyja palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cilësoi të vështira bisedimet rreth këtij propozimi. 

“Unë thashë se në ditët dhe javët në vijim do të kem konsultime me anëtarët e qeverisë, deputetët, të gjitha grupet e rëndësishme civile, se jemi të gatshëm të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”, tha ai.

Propozimi evropian parasheh zbatimin të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Diplomatët sërish vunë theksin te marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Prishtinë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se nuk mund të bëhet një mekanizëm një etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni është një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën dhe duhet të zbatohet.

“Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit...Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, tha Escobar.

Qeveria e Kosovës ritheksoi se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme, por nuk komentoi kërkesën e vendosur për Asociacionin, themelimi i të cilit për Beogradin është kusht që serbët në veriun e Kosovës të kthehen në institucionet vendase që i braktisën në nëntor të vitit të kaluar mes tensionesh lidhur me përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Zhvillimet e fundit thonë vëzhguesit, e kanë përqendruar trysninë ndërkombëtare në Prishtinë ku qeveria shpesh është kritikuar nga opozita për cenim të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë.

Të shtunën presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmendi ruajtjen e aleancave gjatë përkujtimit të përvjetorit të vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova.

“Është trashëgimia që ai la pas që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pandalura që ta forcojmë shtetin tonë, që e ndërtuam me shumë mund e sakrificë të shumë burrave e grave të Republikës së Kosovës, prandaj ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtojë miq e aleatë, të cilët e mbështeten Kosovën në ditët më të rënda dhe më të errëta të saj, ashtu do t’i ruajmë këto aleanca edhe në rrugën tonë përpara derisa Kosova vazhdon të përballet me sfida”, tha presidentja Osmani.

Muajin që vjen Kosova shënon 15 vjet të pavarësisë që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia./VOA

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet