LIVE UPDATES
Bota

Diga në Ukrainë/ Analiza: Kur sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte?

Në statutin themelues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale më 1998 nuk përmenden digat. Por, statuti penalizon “nisjen e qëllimshme të një sulmi që shkakton humbje aksidentale të jetës, lëndimin e civilëve, dëmtimin e objekteve civile apo dëmtime të gjera, apo dëme afatgjata dhe të rënda të natyrës që do të kishte lidhje të qartë me avantazhin e përgjithshëm konkret dhe të parashikuar ushtarak”.

7 Qershor 2023, 09:22 Nga f.i
Diga në Ukrainë/ Analiza: Kur sulmet ndaj infrastrukturës civile
Diga

UKRAINË- Konventa e Gjenevës dhe protokollet e saj ndalojnë në mënyrë eksplicite sulmet në kohë lufte “ndaj instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme”, siç janë digat, për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët. Kjo ndalesë ka të ngjarë të jetë në qendër të vëmendjes pas shkatërrimit të një dige të madhe ukrainase.

Të martën, më 6 qershor, Ukraina akuzoi Rusinë se ka hedhur në erë digën Nova Kahovka në lumin Dnjepër, që ndan rusët nga forcat ukrainase në jug të Ukrainës, duke përmbytur një rajon të populluar që gjendet në zonën e luftës dhe duke detyruar banorët që të evakuohen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Ukraina ka sabotuar digën për të shpërqendruar vëmendjen nga kundërofensiva e paralajmëruar e saj. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha të martën se po heton shpërthimin në digën Nova Kahovka –që gjendet në territorin e pushtuar rus – si krim të mundshëm të luftës dhe potencialisht veprim të shkatërrimit mjedisor apo “ekocid”.

Gjatë fushatës së saj gjatë dimrit, Rusia kishte kryer sulme ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile, duke dëmtuar deri mbi 50 për qind të infrastrukturës së energjisë së Ukrainës. Kievi ka thënë se këto sulme përbëjnë krime lufte, ndërkaq Moska ka argumentuar se ka sulmet ishin legjitime.

Sulmi ndaj digës: Çfarë lloj krimi mund të jetë?

Protokollet pasuese të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 mbulojnë në mënyrë specifike sulmet ndaj “instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, siç janë digat hidroelektrike. Instalime të tilla nuk duhet të sulmohen edhe nëse ato janë objektiva legjitime ushtarake, “nëse një sulm i tillë mund të shkaktojë çlirimin e forcave të rrezikshme dhe si pasojë të shkaktojë humbje të rënda në mesin e popullatës civile”, thuhet në protokollet që datojnë nga viti 1977.

Në statutin themelues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale më 1998 nuk përmenden digat. Por, statuti penalizon “nisjen e qëllimshme të një sulmi që shkakton humbje aksidentale të jetës, lëndimin e civilëve, dëmtimin e objekteve civile apo dëmtime të gjera, apo dëme afatgjata dhe të rënda të natyrës që do të kishte lidhje të qartë me avantazhin e përgjithshëm konkret dhe të parashikuar ushtarak”.

Në një blog për Gazetën evropiane për ligjin ndërkombëtar të publikuar të martën, profesori i ligjit ndërkombëtar, Marko Millanoviq, nga Universiteti Reading, tha se shkatërrimi i digës mund të përbëjë krim lufte, apo shkelje të rëndë të krimeve kundër njerëzimit, nëse ky sulm vërtetohet se është kryer nga Rusia “duke e ditur dëmin që mund t’i shkaktohet popullatës civile”.

Çfarë thotë ligji ndërkombëtar?

Konventa e Gjenevës dhe protokollet shtesë, të krijuara nga gjykatat ndërkombëtare, thonë se palët e përfshira në konflikt ushtarak duhet të bëjnë dallimin mes “caqeve civile dhe ushtarake” dhe se sulmet ndaj caqeve civile janë të ndaluara. Kjo ndalesë po ashtu është e përfshirë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, institucion që ka hapur një hetim lidhur me krimet e mundshme të luftës në Ukrainë pak kohë pas nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, dhe po ashtu po heton sulmet ndaj infrastrukturës.

Kjo ndalesë duket e qartë edhe pse disa infrastruktura që janë në pronësi dhe përdoren nga civilët, gjithashtu mund të jenë caqe ushtarake. Caqet ushtarake përkufizohen si “objekte që nga natyra, vendndodhja, qëllimi apo përdorimi i tyre japin një kontribut efektiv në veprimet ushtarake” dhe shkatërrimi ose kapja e tyre “ofron një avantazh të caktuar ushtarak”.

A është energjia infrastrukturë ushtarake apo civile?

Infrastruktura e energjisë prej kohësh është konsideruar si një objektiv i vlefshëm ushtarak, për aq kohë sa mbështet aktivitetet e një ushtrie armike, pavarësisht nëse kjo infrastrukturë mbështet po ashtu popullsinë civile. Kështu shkroi eksperti i ligjit ushtarak Michael Schmitt, në një postim në blogun Artikujt e Luftës, që drejtohet nga Instituti Lieber për ligj dhe luftë në Akademinë ushtarake amerikane West Point.

Millanoviç tha se diga “për nga natyra nuk është objektiv ushtarak, por mund të jetë i tillë nga qëllimi apo përdorimi i saj”.

Në blogun e tij ai shtoi: “Pyetja kryesore në këtë temë është nëse diga po jepte një kontribut efektiv për një veprim ushtarak”.

Si balancohen nevojat ushtarake kundër civilëve?

Edhe nëse disa nga shënjestrat mund të konsiderohen objektiva ushtarakë, këtu nuk përfundon gjithçka, tha Katherine Fortine, profesoreshë e ligjit ndërkombëtar në Universitetin Utrecht. Ushtria duhet ta vlerësojë nëse dëmet apo humbjet e shkaktuara në mesin e civilëve në sulme të tilla janë të tepërta në krahasim me avantazhin konkret dhe të drejtpërdrejtë ushtarak, tha ajo.

Edhe Millanoviç ka mendim të ngjashëm. Ai madje tha se nëse diga mund të shihet si një objektiv ushtarak, një sulm i tillë mund të konsiderohet ligjërisht si joproporcianal – për shembull nëse humbja aksidentale e jetës së civilëve ose dëmtimi i objekteve civile është i tepruar kur krahasohet me avantazhin e pritur ushtarak.

Marrë nga REL

lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet