LIVE UPDATES
Bota

Dimër i vështirë në Kosovë; çmimet e bukës, druve dhe peletit prekin kulmin

Rritjes enorme të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë nuk i ka shpëtuar as buka. Nga java e kaluar qytetarët e komunës së Fushë Kosovës bukën e blejnë 60 cent. 

28 Shtator 2022, 15:44 Nga k.m.
Dimër i vështirë në Kosovë; çmimet e bukës,
Foto ilustruese

Çmimet e druve në Kosovë kanë shënuar një ngritje në krahasim me muajt e kaluar për shkak të sezonit të dimrit. Aktualisht, një metër dru kushton prej 70 deri 80 euro. Rritje të çmimi ka pësuar edhe buka, nga 50 në 60 cent. Kurse, një ton pelet ka shkuar në mbi 500 euro, nga 200 sa ishte më herët.

Rritjes enorme të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë nuk i ka shpëtuar as buka. Nga java e kaluar qytetarët e komunës së Fushë Kosovës bukën e blejnë 60 centë. Derisa në qytetet e tjera të Kosovës buka është shtrenjtuar edhe muaj më parë. Kjo është hera e dytë që po ngritët çmimi i bukës brenda një viti.

“Është shumë shtrenjtë. Tash me i marr tri bukë dhe me i peshua nuk janë as një kilogramë. Një kilogram bukë po i bie që po kushton rreth dy euro është shumë, kurse unë i marr vetëm 100 euro pension. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë një qytetar, duke bërë thirrje se qytetarët e Kosovës të hanë më pak bukë.

Përveç bukës tashmë rritje të lartë të çmimit ka edhe tek drutë për ngrohje. Qytetarët të cilët konsiderojnë se ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit, thonë se çmimi është i lartë dhe i papërballueshëm për ata, por megjithatë duhet të bëjnë ndonjë zgjidhje dhe t’i marrin ato.

“Akoma nuk kemi blerë dru. Shtrenjtë po shkojnë 70 a 80 euro metra, kush punon prapë diçka bënë, por për ata që janë me social, shtrenjtë. Vitin e kaluar ka qenë çmimi i druve 30 euro, tash 60 është bërë”.

Kurse, shitësit e druve kanë deklaruar se kush i shet drutë janë lirë, ndërsa për ata që i blejnë janë shtrenjtë. Sipas tyre, duhet shumë punë derisa t’i përgatisin ato për shitje, duke përmendur këtu prerjen e tyre, ngarkimin në kamion, pastaj transportin. Edhe çmimi i peletit që përdoret shumë në Kosovë për ngrohje ka shkuar në kulm. Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar, ka kushtuar rreth 200 euro – sot kushton deri në 500. Krahas rritjes së çmimit, në treg vërehen edhe mungesa të peletit. Arsyet janë të ndryshme, nga rritja e kërkesës deri te reduktimi i prodhimit.

Qeveria e Kosovës tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë dimrit, të gjejnë alternativa për ngrohje, për shkak të situatës së paqëndrueshme energjetike. Dhe këto alternativa janë ose peleti, ose drutë. Nga Qeveria, po ashtu, janë zotuar se do t’i identifikojnë fabrikat e shuara të peletit në Kosovë dhe se do t’i shqyrtojnë mundësitë për aktivizimin e tyre, me qëllim rritjen e prodhimit. 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se shumë kompani për prodhimin e peletit kanë dalë nga tregu viteve të fundit, por nuk ka treguar numrin e tyre e as arsyen e shuarjes. Kriza energjetike është bërë globale, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Dhe, shumica e vendeve përpiqen të kursejnë produktet për nevojat e veta.

Tregtarët në Kosovë janë furnizuar me pelet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, por i vetmi shtet nga i cili mund të bëhen furnizimet, tash për tash, është Mali i Zi.

Sipas të dhënave doganore, vlera e importit të këtij produkti në Kosovë gjatë vitit 2021 ka arritur në rreth 9 milionë euro. Përveç te peleti, drutë dhe buka, rritje e çmimit është regjistruar edhe te shumica e produkteve të tjera. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se norma e inflacionit në muajin korrik ka arritur në 14 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.

Në një situatë të tillë, shtuar këtu edhe reduktimet e rrymës që tashmë kanë nisur, autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar “dimër të vështirë”, por janë zotuar se do t’i subvencionojnë disa produkte për ngrohje./Monitor

cmimet e druve kosove

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë