LIVE UPDATES
Bota

Diskutohet për politikën ndërkombëtare të sigurisë/ Nis Konferenca në Mynih, përballen sërish Kurti dhe Vuçiç

Vlerësohet se 50 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore, që e cilëson veten si forumin kyç në botë ku debatohet për politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qeveritë e Rusisë dhe Iranit nuk janë ftuar.

16 Shkurt 2024, 08:40 Nga r.ll
Diskutohet për politikën ndërkombëtare të
foto ilustruese

GJERMANI- Konferenca e Sigurisë së Mynihut nis më 16 shkurt në një kohë kritike, përderisa në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump. Punimet e kësaj konference po mbahen edhe në kohën kur në Kongresin amerikan ka ngecur një paketë për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, parashihet që t’i adresohet konferencës në ditën hapëse, ndërkaq një ditë më vonë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të bëjë paraqitjen e parë fizike në këtë konferencë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vlerësohet se 50 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore, që e cilëson veten si forumin kyç në botë ku debatohet për politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qeveritë e Rusisë dhe Iranit nuk janë ftuar.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbinë presidenti i saj Aleksandar Vuçiç. Pjesëmarrja e tyre në të njëjtin forum po ndodh në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar pagesat me dinarin serb. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 1 shkurt në mes të kritikave ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

Ndërkaq, numri dy i politikës amerikane, Kamala Harris, e cila ka marrë pjesë në Munih edhe më 2022 dhe 2023, kësaj radhe përballet me vështirësi të tjera. Ajo këtë vit përballet me detyrën që të sigurojë aleatët se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e tyre pasi Trump, që konsiderohet kandidati kryesor për të fituar nominimin e republikanëve për president, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e aleatëve të NATO-s – të aleatëve që dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre – nga një pushtim i mundshëm nga Rusia.

Harris planifikon të zotohet se SHBA-ja kurrë nuk do të largohet nga obligimet e saj ndaj NATO-s dhe do të krahasojë angazhimin e Bidenit për angazhim global me pikëpamjet izoluese për Trumpin, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nga Reuters.

“Nënpresidentja do të riangazhohet për të mposhtur ideologjitë e dështuara të izolacionizmit, autoritarizmit dhe unilateralizmit... dhe do t’i denoncojë këto qasje shkurtpamëse ndaj politikës të jashtme, që janë të rrezikshme dhe destabilizuese”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Harris pritet të takohet me Zelenskyn gjatë konferencës, tha Shtëpia e Bardhë.

Asaj në Mynih do t’i bashkohet sekretari amerikan i Shtetit, i cili një ditë më parë qëndroi në Shqipëri, ku tha se Uashingtoni dhe Tirana kanë një “partneritet të jashtëzakonshëm”.

Nënpresidentja amerikane po ashtu pritet të shpreh besimin se populli amerikan do të vazhdojë të mbështesë qasjen e administratës Biden ndaj Ukrainës.

Ukraina, që varet shumë nga ndihma ushtarake dhe ekonomike që merr nga aleatët perëndimorë, po përballet me mungesë të municioneve dhe pajisjeve ushtarake në fushëbetejë dhe tani po përballet edhe me luftime intensive në qytetin lindor të Avdijivkës.

Kievi po ashtu me dëshpërim po kërkon që të rimbushë furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë civilët dhe infrastrukturën që goditen pothuajse përditë nga granatimet ruse dhe sulmet me dronë.

Harris me siguri do të pyetet për paketën e ndihmës ushtarake në vlerë prej 95.34 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin që Senati, i udhëhequr nga demokratët, e miratoi më 13 shkurt. Por, kjo paketë mund të mos dërgohet asnjëherë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, pasi këtë ndihmë e kundërshton Trumpi. Ndërkaq, aleatët evropianë të Ukrainës kanë nisur të rrisin mbështetjen e tyre për Kievin.

Para shkuarjes në Mynih, Zelensky fillimisht pritet që më 16 shkurt të qëndrojë në Berlin, ku do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Lideri ukrainas më pas do të shkojë në Paris për nënshkrimin e një pakti të sigurisë me homologun e tij francez, Emmamuel Macron, kanë konfirmuar zyra e Zelenskyt dhe ajo e Macronit.

Berlini nuk ka publikuar detaje për takimin Zelensky-Scholz, por Gjermania po ashtu është duke negociuar një marrëveshje të sigurisë me Kievin. Konferenca mbahet në kohën kur po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian - në Gazë. Si lufta në Ukrainë, ashtu edhe ajo në Gazë, kanë rritur frikën se mund të zgjerohen dhe ka të ngjarë që këto çështje të trajtohen gjatë konferencës në Munih. Konferenca e Sigurisë në Munih do të mbyllë punimet më 18 shkurt./REL

konferenca e mynihut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet