LIVE UPDATES
Bota

FBI godet rrjetin e hakerave të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse

Megjithatë, departamenti thotë se aktivitetit i hakerave u ndërpre nga zyrtarë amerikanë, duke përfshirë ekipe nga FBI, të cilët arritën të neutralizonin rrjetin në mënyrë të fshehtë duke bërë ndryshime në distancë në ruterat e infektuar.

16 Shkurt 2024, 08:03 Nga r.ll
FBI godet rrjetin e hakerave të lidhur me shërbimet e
foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë thonë se kanë goditur një rrjet hakerimi i cili ishte i lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse. Ata thonë se hakerët, që besohet se janë nga krahu i fshehtë i hakerëve të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Rusisë (i njohur më mirë si GRU), fituan akses në më shumë se 1000 ruterë interneti personal dhe të biznesit të vogël në SHBA dhe në mbarë botën.

Më pas, hakerët përdorën pajisjet e infektuara për të nisur fushatë kundër objektivave të interesit të inteligjencës amerikane për qeverinë ruse, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA. Megjithatë, departamenti thotë se aktivitetit i hakerave u ndërpre nga zyrtarë amerikanë, duke përfshirë ekipe nga FBI, të cilët arritën të neutralizonin rrjetin në mënyrë të fshehtë duke bërë ndryshime në distancë në ruterat e infektuar, shkruan SkyNews.

Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Lisa Monaco, tha se ishte hera e dytë në dy muaj që departamenti kishte penguar hakerat e sponsorizuar nga Rusia të nisnin sulme kibernetike pas mbulesës së ruterave të prekur .

"Në këtë rast, shërbimet e inteligjencës ruse iu drejtuan grupeve kriminale për t'i ndihmuar ata të synonin ruterët e shtëpive dhe zyrave. Por Departamenti i Drejtësisë e çaktivizoi skemën e tyre. Ne do të vazhdojmë të prishim dhe çmontojmë mjetet kibernetike keqdashëse të qeverisë ruse që rrezikojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë.", tha në një deklaratë në lidhje me operacionin prokurori i përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland.

Si funksionoi hakimi?

Departamenti i Drejtësisë fajësoi për sulmin grupin e hakerëve Fancy Bear - i njohur gjithashtu si APT 28 - për të cilin SHBA pretendon se është krahu i fshehtë i hakerave të GRU, i njohur si Njësia 26165. Ata thonë se ajo përfshinte hakerë që shfrytëzonin një lloj të caktuar ruteri interneti që ende përdor fjalëkalime të paracaktuara të administratorit të njohur publikisht - të cilat në disa raste mund të jenë aq të thjeshta sa "fjalëkalimi", "0000" ose "1111".

Pasi fituan akses përmes fjalëkalimeve të paracaktuara, hakerët më pas infektuan pajisjet me "malware" (softwer i dëmshëm).

Përmes kësaj, ata krijuan atë që njihet si "Botnet" - një rrjet kompjuterash privatë të infektuar me softwer me qëllim të keq dhe të kontrolluar si grup pa dijeninë e pronarëve. Botnet përfshinte pajisje në SHBA dhe pjesë të tjera të botës dhe u etiketua nga SHBA si një "platformë globale e spiunazhit kibernetik".

Operacioni "Dying Ember"

E armatosur me një urdhër gjykate dhe në një operacion të quajtur "Dying Ember", FBI në janar arriti të çaktivizojë Botnet-in duke kopjuar dhe fshirë të dhënat e vjedhura për të bllokuar aksesin e mëtejshëm.

Agjenti i posaçëm përgjegjës, Jodi Cohen, nga Zyra e FBI-së në Boston, tha: "Operacioni Dying Ember ishte një përpjekje ndërkombëtare e udhëhequr nga FBI Boston për të korrigjuar mbi një mijë ruterë të prekur që u përkisnin viktimave të padyshimta këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, që u vunë në shënjestër nga aktorë keqdashës të shteteve kombëtare në Rusi për të lehtësuar mbledhjen e tyre strategjike të inteligjencës. Ky operacion duhet t'ua bëjë të qartë kundërshtarëve tanë se ne nuk do të lejojmë askënd të shfrytëzojë teknologjinë dhe rrjetet tona."

FBI u ka kërkuar të gjitha personave të prekur të kryejnë një rivendosje të fabrikës së hardwer-it për të pastruar sistemet e skedarëve dhe për të përmirësuar në versionin më të fundit të firmuerit, si dhe për të ndryshuar çdo emër përdoruesi dhe fjalëkalim të paracaktuar.

fbi shba

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë