LIVE UPDATES
Bota

Dita Botërore e Refugjatëve/ Vëmendja tek Ukraina, të tjerët janë harruar

Bota e ka drejtuar vëmendjen tek refugjatët nga Ukraina, të tjerët janë harruar. Në një kohë që miliona vetë vazhdojnë të largohen nga vendlindja. Si është gjendja e tyre? Një vështrim në itinerarin e Ballkanit.

20 Qershor 2022, 08:16 Nga A.B
Dita Botërore e Refugjatëve/ Vëmendja tek Ukraina, të
Refugjat

"Në luftë kam humbur nënën e dy fëmijëve të mi. Ajo ishte gjithçka për mua", rrëfen Kiano (emri i ndryshuar) dhe qan. Prej dy muajsh kamerunasi jeton nëkampin e refugjatëve, Lipa, pranë Bihaçit. Kur u njohëm, Kiano qëndronte para kontenierëve të bardhë, ku jetojnë një gjysmë duzinë refugjatësh e flenë në krevatë marinari. Temperaturat kanë kaluar 30 gradë, një vend në hije nuk e gjen dot lehtë në kamp. Për detajet e largimit nga vendlindja, kameruni nuk do të flasë në kamp, më mirë pak ditë më vonë në telefon.

Mina të rrezikshme në kufi

"Dua të arrij një vend të Shengenit dhe të kërkoj aty azil", thotë Kiano. Kroacia është vërtet pjesë e BE, por jo plotësisht në Shengen. Në kufi kryhen kontrolle pasaportash. Kiano do të bëjë gjithçka që të vijë në BE dhe të punojë legalisht që të mund të tërheqë më vonë fëmijët. Që nga viti 2018 kameruni 30-vjeçar ndodhet në arrati. Nga Turqia ai ka ardhur përmes Serbisë në Bosnje. Dy herë ka tentuar të kalojë kufirin boshnjako-kroat për të hyrë në BE. Një herë gati mbërriti në Slloveni. "Pas tetë ditësh marshim, ditë e natë nuk mund të ecja më", rrëfen Kiano, për shkak të një lëndimi në këmbë.

Qytetarët kroatë kishin thirrur policinë për ta ndihmuar. Po policët nuk i besuan që ai ishte i lënduar dhe i morën atij dhe të tjerëve paratë dhe celularët. "Ata na kthyen mua dhe shokët e mi në orën 1 të natës në Bosnje, në një 'xhungël'", thotë Kiano. Në kufirin kroato-boshnjak pyjet e dendur janë me kilometra, pjesërisht edhe me mina të rrezikshme nga lufta e Bosnjes. Sipas disa llogaritjeve bëhet fjalë për rreth 200.000 mina të pashpërthyera që ende kanë mbetur nga koha e luftës në vitet 90-të në Bosnje.

Mijëra kthime ilegale në kufirin kroato-boshnjak

Shumë refugjatë në kampin Lipa rrëfejnë për dëbime pjesërisht të dhunshme të policisë kroate. Organizatat për të drejtat e njeriut bëjnë fjalë për rreth 16.000 kthime ilegale në kufirin  kroato-boshnjak në vitin 2020. Në vitin 2021 një ekip gazetarësh investigativë ndër të tjera edhe nga ARD dokumentoi me regjistrime filmike sulmet e dhunshme të policisë kroate dhe lëndimet e refugjatëve, por me sa duket situata nuk ka ndryshuar. Kamran, një refugjat nga Pakistani rrëfen për dëbimet ilegale që vazhdojnë ende. "Jam përpjekur 10-12 herë të hyj në BE", thotë ai. Por policia e ka kthyer me dhunë në Bosnje. Një dorë dhe një këmbë refugjati e ka të lidhur me fasho. Kamran nuk e di moshën e saktë. "Para pesë vjetësh u largova nga Pakistani, thotë ai dhe që atëherë nuk i kam parë më nënën dhe vëllanë. "Më merr malli shumë për nënën."

Të gjithë ata që jetojnë në kampin Lipa duan të vijnë në BE. Kampi i refugjatëve është vetëm një stacion i përkohshëm. Sipas të të dhënave zyrtare në këtë kamp jetojnë 1500 refugjatë, në rast nevoje edhe 3000 vetë mund të gjejnë strehë aty. Shumica e refugjatëve vijnë nga Afganistani, Pakistani, edhe nga Kuba. Aty ka rrymë elektrike, lidhje interneti, ujë të rrjedhshëm dhe banjo. Në tabela shkruhet që refugjatët duhet të kenë kujdes për higjienën për shkak të përhapjes së virusit Corona. Refugjatët nuk ankohen për kampin. "Punonjësit bëjnë të pamundurën këtu për ne", thotë Kiano.

Në kamp ka një palestër sporti, mund të luajmë me letra, të mësojmë anglisht, italisht, gjuhën boshnjake. Vetëm për të punuar ata nuk lejohen. Por përpjekjet për arrati nga kampi kushtojnë. Nganjëherë duhen paguar taksi, ushqimi për ditët e gjata të marshimit. Disa marrin para nga familjet, të tjerë shkojnë në qytet dhe shesin facoleta, apo objekte që i gjejnë në kosha plehrash. Disa kanë hapur edhe dyqane të vogla në kamp për të fituar pak para.

Kthimet ilegale nga kufiri kroat janë të shpeshta - një operacion urgjence- dhuna në kamp pengon shumë refugjatë të qëndrojnë atje
Edhe Kiano përpiqet të fitojë para. Ai ka arritur të shesë këpucët, por kamerunasi do të ketë një punë "të vërtetë". Kur t'i shërohet këmba, thotë ai, do të përpiqet prapë të kalojë kufirin. "Nuk kam rrugë tjetër", thotë Kiano, që nuk do të kthehet në Kamerun, ku ka luftë, por edhe arratia është e rrezikshme. Një nga shokët e tij ndërroi jetë gjatë rrugës. Për veten dhe refugjatët e tjerë ai thotë. "Ne jetojmë disi po nga brenda kemi vdekur."/DW

dita boterore e refugjateve refugjate

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet