30 Gusht 2024, 07:37
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë pesë militantë të tjerë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë një komandant lokal, ndërsa kreu për të dytën ditë me radhë operacioneve kundër terrorizmit. Izraeli tha se bastisjet në veri të Bregut Perëndimor – gjatë të cilave që nga e marta janë vrarë gjithsej 16 persona, pothuajse të gjithë militantë, kanë për qëllim parandalimin e sulmeve.
Palestinezët thanë se ata i shohin si një zgjerim të luftës më shumë se 10 mujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe që synojnë të përjetësojë sundimin ushtarak prej dekadash të Izraelit mbi Bregun Perëndimor. Ndërkohë, Izraeli tha se ka rënë dakord për të paktën tre ditë "pauzë humanitare" të luftimeve në Gazë, duke filluar nga e diela, për të lejuar zyrtarët e shëndetësisë të Kombeve të Bashkuara të kryejnë vaksinimin kundër poliomielitit në territor, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Hamasi e mirëpriti pauzën humanitare për programin e vaksinave kundër poliomielitit, tha të enjten zyrtari i Hamasit, Basem Naim për Reuters. Gjithashtu të enjten, zëvendësi i të dërguarit amerikan në Kombet e Bashkuara tha se Izraeli u kishte thënë zyrtarëve amerikanë se një "gabim në komunikim" mes njësive ushtarake izraelite, ishte bërë shkak për sulmin e armatosur, ndaj një automjeti të Programit Botëror të Ushqimit në Gazë.
Programi Botëror i Ushqimit pezulloi përkohësisht lëvizjen e punonjësve të tij në rajon të mërkurën, pasi të paktën 10 plumba goditën një nga automjetet e tij me shenja të qarta që mbanin emrin e organizatës, ndërsa po i afroheshin një postblloku ushtarak izraelit. Nga incidenti nuk pati të lënduar./ VOA
lindje e mesme
Bota
30 Gusht 2024, 07:35
M.B
Kamala Harris
SHBA- Kamala Harris i doli në mbrojtje të enjten disa ndryshimeve në politikat e saj që anojnë drejt qendrës dh...
Bota
29 Gusht 2024, 22:41
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të enjten se ka arritur marrëveshje me Izraelin p&eum...
Bota
29 Gusht 2024, 22:28
M.B
Emmanuel Macron
SERBIA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë një vizite në Beograd se lëvizjet “e...
Bota
29 Gusht 2024, 22:21
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes rreth orës 19:00, në af&eu...
Bota
29 Gusht 2024, 22:18
M.B
Kamala Harris dhe Tim Walz
SHBA- Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz do të japin sot interv...
Bota
29 Gusht 2024, 22:04
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Pas tre javë luftimesh, Rusia po has ende në vështirësi për të zbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i ...
Bota
29 Gusht 2024, 21:59
M.B
Donald Trump dhe Mark Zuckerberg
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump, ka kritikuar CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg, në librin e tij të ardhsh&eu...
Bota
29 Gusht 2024, 21:51
M.B
Sergei Shoigu dhe Pavel Popov
RUSIA- Ish-zëvendës ministri rus i mbrojtjes, Pavel Popov, është arrestuar sot nga administrata...
Bota
29 Gusht 2024, 21:45
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar se njëri prej avionëve të saj luftarakë, F-16, të cilët i ka m...
Bota
29 Gusht 2024, 21:21
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Demokratja Kamala Harris kryeson rezultatet ndaj republikanit Donald Trump me 45% përbal...