LIVE UPDATES
Bota

Kamala Harris dhe Tim Walz sot në intervistën e parë të rëndësishme televizive

Intervista e së enjtes me gazetaren e rrjetit CNN Dana Bash paraqet një mundësi që zonja Harris të shuajë kritikat se u është shmangur intervistave dhe ofron një platformë të re për të paraqitur pikëpamjen e saj të fushatës si edhe për të sporvuar aftësitë politike përpara debatit me ish-presidentin Donald Trump, që është planifikuar të mbahet në 10 shtator.

29 Gusht 2024, 22:18 Nga M.B
Kamala Harris dhe Tim Walz sot në intervistën e parë të
Kamala Harris dhe Tim Walz

SHBA- Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz do të japin sot intervistën e parë të rëndësishime televizive në kuadër të fushatës së tyre presidenciale, ndërsa dyshja po zhvillon një turne zgjedhor me autobus në juglindje të Xhorxhias.

Intervista e së enjtes me gazetaren e rrjetit CNN Dana Bash paraqet një mundësi që zonja Harris të shuajë kritikat se u është shmangur intervistave dhe ofron një platformë të re për të paraqitur pikëpamjen e saj të fushatës si edhe për të sporvuar aftësitë politike përpara debatit me ish-presidentin Donald Trump, që është planifikuar të mbahet në 10 shtator. Intervista paraqet gjithashtu rrezik, në një kohë që ekipi i saj synon të ruajë entuziazmin dhe përkrahjen, pas largimit nga gara të Presidentit Joe Biden dhe mbajtjes javën e kaluar të Kuvendit Kombëtar Demokrat.

Dhënia e intervistave të përbashkëta në një vit zgjedhor është diçka e zakonshme në politikë, Joe Bideni dhe Kamala Harrisi, Donald Trumpi dhe Mike Pence, Barack Obama dhe Joe Bideni, të gjithë kanë bërë intervista të tilla gjatë garës presidenciale. Dallimi është se të gjithë këta kandidatë të tjerë kishin bërë më parë edhe intervista vetëm. Zonja Harris nuk ka bërë asnë intervistë vetëm që kur u bë kandidatja kryesore e partisë 5 javë me parë dhe as më herët, kur garonte në krah të Presidentit Joe Biden, para se ai të tërhiqej.

Intervista me rrjetin CNN do të transmetohet në orën 9 të mbrëmjes me orën lokale. Ajo do të regjistrohet paraprakisht në orën 13:45. Intervista realizohet ndërsa dyshja mban një turne dy ditor me autobus në juglindje të Xhorxhias, i cili kulmon me një takim zgjedhor në qytetin Savanah.

Zonja Harris, gjatë detyrës si Nën Presidente ka realizuar intervista televizive dhe të shkruara me agjencinë The Associated Press dhe media të tjera, më shpesh se sa presidenti, me përjashtim të periudhës pas debatit të dobët me Donald Trumpin, kur Joe Bideni dha disa intervista brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa përpiqej të bindte publikun dhe partinë se ishte në gjendje të drejtonte vendin edhe për katër vjet.

Mosparaqitjet mediatike të zonjës Harris gjatë muajve të fundit janë kthyer në një prej pikave kryesore për të cilën po e sulmojnë republikanët. Fushata e zotit Trump ka mbajtur shënim se sa ditë kanë kaluar që kur ajo u bë kandidate dhe nuk ka dhënë intevistë.

Të mërkurën, guvernatorja e Arkansasit, Sarah Huckabee Sanders, ish zëdhënësja e zotit Trump, sugjeroi se zonjës Harris i nevojitej “një dado” prandaj intevistën nuk po e jep vetëm, por së bashkus me zotin Walz.

“Ata e dinë që Kamala Harrisi nuk ia del dot të japë një intervistë vetëm", tha ajo në emisionin "Fox & Friends", të rrjetit Fox News.

Ndërkohë, zoti Trump ka dhënë intervista kryesisht në media konservatore, megjithëse ai ka mbajtur konferenca më të hapura për shtypin javët e fundit.

Pas intervistës me CNN-in, zoti Walz do të largohet dhe zonja Harris do të vazhdojë turneun me autobus vetëm. Ajo do të marrë pjesë në një takim zgjedhor para se të kthehet në Uashington.

Fushata e zonjës Harris beson se që të fitojë ndaj zotit Trump në Xhorxhia në nëntor, ajo duhet të depërtojë në bastionet e republikanëve në gjithë shtetin.

Drejtori i komunikimit të fushatës së zonjës Harris, Michael Tyler tha se turneu me autobus ofron një mudësi “që të shkojmë në vende që nuk shkojmë zakonisht dhe të sigurohemi se po garojmë tek të gjithë komunitetet”.

Sipas një anketimi të kompanisë Gallup, entuziazmi i demokratëve për votën e tyre në nëntor është rritur përgjatë muajve të fundit. Rreth 8 në 10 demokratë thonë tani se janë me entuziastë se zakonisht për votimet, krahasuar me 55 për qind që shpreheshin kështu në mars. Për të njëjtën periudhë, entuziazmi tek republikanët është rritur shumë më pak dhe rreth dy të tretat e republikikanëve thonë se janë me entuziastë se zakonisht për votimet./ VOA

shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë