LIVE UPDATES
Bota

Dita e fundit e zgjedhjeve, Ukraina kyen sulme me dronë në thellësi të territorit rus

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se ka rrëzuar 35 dronë ukrainas gjatë orëve të natës, përfshirë katër në rajonin e Moskës.

17 Mars 2024, 14:36 Nga M.B
Dita e fundit e zgjedhjeve, Ukraina kyen sulme me dronë në
Foto ilustruese

RUSIA- Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa rusët votonin në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale që pritet të zgjasin me gjashtë vite të tjera qëndrimin në pushtet të presidentit Vladimir Putin. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se ka rrëzuar 35 dronë ukrainas gjatë orëve të natës, përfshirë katër në rajonin e Moskës. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se një dron i pestë pranë aeroportit Domodedovo të kryeqytetit, u rrëzua mëngjesin e së dielës. Nuk pati njoftime për viktima apo dëme. Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, dy dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonin Kaluga në jug të kryeqytetit rus dhe në rajonin Yaroslav, në verilindje të Moskës.

Sulmet në rajonin Yaroslav, që gjendet rreth 800 kilometra larg kufirit me Ukrainën, janë ndër sulmet me rrezen më të gjatë që Ukraina ka bërë deri më tani. Dronë të tjerë ukrainas u rrëzuan në rajonet Belgorod, Kursk dhe Rostov, që kanë kufij të përbashkët me Ukrainën, si dhe në rajonin jugor Krasnodar, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes. Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se bombardimet ukrainase vranë të dielën një vajzë 16-vjeçare dhe plagosën babanë e saj. Një dron ra mbi një rafineri në rajonin Krasnodar, duke shkaktuar një zjarr që u fik disa orë më vonë, njoftuan autoritetet rajonale. Një punonjës vdiq nga një infarkt në zemër, thanë zyrtarët. Rafineritë e naftës dhe depozitat e gazit kanë qenë objektiva kryesore të sulmeve të dronëve ukrainas. Goditjet pasuan një seri sulmesh ukrainase gjatë ditëve të fundit, të cilat Presidenti rus Putin i cilësoi si një përpjekje e Ukrainës për të frikësuar banorët dhe për të sabotuar zgjedhjet presidenciale të Rusisë.

“Këto sulme të armikut nuk janë lënë dhe nuk do të lihen pa u ndëshkuar”, u zotua ai të premten gjatë një takimi të Këshillit rus të Sigurisë. “Jam i sigurt se populli ynë, populli i Rusisë, do t’i përgjigjet kësaj me një forcë bashkimi edhe më të madhe”.

Ndërkaq, ushtria ukrainase njoftoi se 14 dronë rusë u rrëzuan në rajonin Odesa të dielën. Ky sulm pason sulmet me raketa balistike ndaj këtij qyteti port të premten, ku u shkatërruan shtëpi dhe u vranë të paktën 21 persona. Një raketë e dytë goditi më pas ekipet e emergjencave që mbërritën në vendngjarje. Ministria britanike e Mbrojtjes tha të dielën se Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps hoqi dorë nga një udhëtim i planifikuar më herët këtë muaj në Odesa, për shkak të rrezikut nga raketat ruse. Gazeta Sunday Times njoftoi se zoti Shapps, i cili e pati vizituar Kievin në 7 mars, ishte paralajmëruar nga shërbimet britanike të zbulimit se Rusia kishte mësuar itinerarin e udhëtimit të tij.

Forcat ruse përdorën edhe pesë raketa S-300 në rajonet Kharkiv dhe Donetsk, si dhe dy raketa X-59 me vetëdrejtim në rajonin Chernihiv, njoftuan forcat ajrore ukrainase. Ndërsa lufta ka hyrë në vitin e tretë, forcat ruse kanë bërë përparim të ngadaltë dhe të vazhdueshëm përgjatë vijës së frontit, të mbështetur tek avantazhi i kapaciteteve të tyre luftarake, ndërsa Ukraina është kundërpërgjigjur me sulme të shtuara me dronë në thellësi të territorit rus, si dhe sulme përtej kufirit.

Të shtunën, dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në qytetin rus Belgorod, i cili është sulmuar rregullisht. Ushtria ruse gjithashtu pretendoi se pati ndalur të shtunën një tjetër përpjekje për një sulm të shpejtë dhe të papritur nga ato që i quajti “grupe sabotazhi dhe zbulimi” të Ukrainës. Korpusi i Vullnetarëve Rusë, ku marrin pjesë rusë që luftojnë së bashku me ukrainasit, publikoi një video në mediat sociale të shtunën ku pretendohet se janë kapur rob 25 ushtarë rusë. Ky pretendim nuk u vërtetua dot në mënyrë të pavarur./ VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet