LIVE UPDATES
Bota

Do të ekstradohet themeluesi i Wikileaks - Julian Assange?

Çështja e ekstradimit të themeluesit të Wikileaks në SHBA kalon në një raund tjetër, që është ndoshta i fundit. Deputetë të parlamentit gjerman flasin për një proces politik.

20 Shkurt 2024, 08:08 Nga r.ll
Do të ekstradohet themeluesi i Wikileaks - Julian Assange?
julian assange

BRITANI- 1776 ditë. Kaq ditë i bëhen Julian Assange në burgun britanik të sigurisë së lartë Belmarsh, kur këtë të martë (20.02.2024) fillon ndoshta seanca përfundimtare në ecejaket për ekstradimin e tij në SHBA. Edhe më parë themeluesi 52 vjeçar i platformës së zbulimeve Wikileaks nuk ka qenë në liri. Ai kaloi shtatë vjet i mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, e cila i kishte ofruar atij azil. Sipas prokurorisë së SHBA-së ai do të dënohet me 175 vjet të tjera.

Seanca dëgjimore para Gjykatës së Lartë në Londër shqyrton çështjen: nëse i ka shteruar tashmë Assange të gjitha mjetet juridike kundër ekstradimit të tij në SHBA? Apo mund të vazhdojë të luftojë në gjykatat britanike?

Nëse Gjykata e Lartë e Drejtësisë hap rrugën për ekstradim, Assange mund të akuzohet dhe të dënohet në SHBA në bazë të të ashtuquajturit Espionage Act. Ky ligj hyri në fuqi para më shumë se njëqind vjetësh, për të dënuar tradhtarët dhe spiunët gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai nuk është përdorur kurrë më parë kundër një gazetari. Akuza: vjedhje dhe publikim i materialeve sekrete nga operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan së bashku me informanten Chelsea Manning. Kjo gjë ka vënë në rrezik edhe jetën e informatorëve amerikanë, thonë autoritetet amerikane. Në vitin 2010 presidenti aktual i SHBA dhe ish- zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden e quajti Assange një "terrorist të teknologjisë së lartë".

Megjithatë për faktin, që u publikuan të dhëna të paredaktuara, nuk është përgjegjës Julian Assange. Në vitin 2010 Wikileaks bashkëpunonte me një koalicion organizatash të mëdha mediatike - The New York Times, The Guardian, Le Monde, Der Spiegel dhe El País - për të përpunuar në mënyrë gazetareske informacionin e rrjedhur. Fjalëkalimi i të dhënave të mbrojtura u publikua në një libër nga njëri prej gazetarëve të përfshirë. Wikileaks i publikoi të dhënat, vetëm kur informacioni ishte bërë i arritshëm. Qeveria amerikane nuk ka ofruar ende prova se dikush është dëmtuar me të vërtetë nga publikimi.

Qeveria amerikane përpiqet ta privojë Assange nga statusi i gazetarit. Thuhet se ai publikoi një sërë të dhënash pa kontekst dhe se është një haker. Megjithatë Assange ka fituar çmime të shumta mediatike. Kjo nuk ka rëndësi për prokurorinë amerikane, ligji për spiunazhin nuk bën dallim mes gazetarëve dhe personave të tjerë.

E vërteta e pazbukuruar

Megjithatë e vërtetë është se publikimet e Wikileaks ishin shumë të pakëndshme për qeverinë e SHBA-së. Qindra mijëra dokumente sekrete i treguan botës një anë tjetër, të pazbukuruar dhe të përgjakshme të veprimeve të ushtrisë amerikane. Anën ku u kryen krime lufte - dhe u mbuluan - ku numri i viktimave civile ishte dukshëm më i lartë se shifrat e zbukuruara të Pentagonit.

Megjithatë publikime që një demokraci e jetuar duhet t`i durojë. Të paktën kështu mendojnë të gjitha organizatat kryesore të të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe gazetarisë, nga Amnesty International deri te Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ dhe te Reporterët pa Kufij. Dy organizatat ombrellë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, IFJ dhe Federata Evropiane e Gazetarëve, EFJ, paralajmëruan në një deklaratë të përbashkët me 14 shkurt: "Persekutimi i vazhdueshëm i Julian Assange rrezikon lirinë e medias në mbarë botën". Presidentja e EFJ Maja Sever citohet me thënien: "Gazetarët dhe sindikatat e tyre e kuptuan që në fillim se Julian Assange është në shënjestër, sepse ai kryen detyra, që janë pjesë e punës së përditshme të shumë gazetarëve – për të gjetur një whistleblower dhe për të zbuluar kriminalitetin".

Mbështetje për Assange në mbarë botën

Ka gjithnjë e më shumë zëra në mbarë botën, që shprehen kundër persekutimit të Assange nga SHBA dhe në favor të lirimit të tij. Një javë përpara gjykimit Parlamenti Australian miratoi një rezolutë për lirimin e shtetasit australian Assange, që u mbështet nga kryeministri Anthony Albanese; kryeqyteti italian Roma e shpalli Julian Assange qytetar nderi; një grup prej më shumë se 35 profesorësh amerikanë të drejtësisë porositën përmes një letre të hapur ministrin e Drejtësisë të SHBA Merick Garland, se përndjekja e Assange kërcënon amendamentin e parë të Kushtetutës, që mbron shtypin e lirë dhe lirinë e shprehjes.

Po kështu e sheh çështjen edhe Christian Mihr. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Amnesty International për Gjermaninë thotë për DW: "Rasti Julian Assange ka të bëjë me çështje themelore të lirisë së medias dhe të të drejtave të njeriut. Julian Assange nuk është fajtor për asnjë krim, Wikileaks ka zbuluar shkelje të të drejtave të njeriut dhe ky nuk është krim”. Së bashku me Reporterët pa Kufij, kryetar i të cilit Mihr ka qenë për shumë vjet, Amnesty planifikon një demonstratë përpara ambasadës së SHBA në Berlin në ditën e parë të gjykimit.

Zëra kritikë në politikën gjermane

Edhe në mesin e politikanëve gjermanë ka kritika ndaj persekutimit të Julian Assange. Deputeti i partisë së Gjelbër, Max Lucks, në bisedë për DW e quan Julian Assange të burgosur politik. Lucks flet fjalë të qarta lidhur me faktin se themeluesi i Wikileaks mbahet prej gati pesë vjetësh në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në kushte të rënda burgimi dhe me perspektivën e një ekstradimi të mundshëm në SHBA: "Ajo që po ndodh, është torturë. Nuk ka arsye racionale për mbajtjen e zotit Assange të burgosur, ka motive politike”. Vlerësim ky që Lucks e ndan me politikanë dhe ekspertë të tjerë të njohur, si ish-raportuesi special i OKB-së për torturën, Nils Melzer, apo ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Lucks është një nga nismëtarët e një letre të hapur drejtuar Parlamentit Britanik, në të cilën më shumë se 80 anëtarë të Bundestagut kërkuan lirimin e Assange dy vjet më parë. "Gazetarët nuk duhet të persekutohen dhe të ndëshkohen për punën e tyre. Askund", kështu fillonte letra. Nënshkruesit ishin "thellësisht të shqetësuar për efektin intimidues, që mund të ketë ekstradimi dhe dënimi i Assange mbi lirinë e shtypit dhe gazetarinë investigative në mbarë botën". Deputetët nuk morën kurrë përgjigje për letrën e tyre.

Akuza: standarde të dyfishta

Një nga nënshkruesit e letrës është edhe Peter Heidt. Heidt është zëdhënësi për të drejtat e njeriut i grupit parlamentar të partisë FDP. Kur Heidt në rolin që ka, kritikon mungesën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut jashtë vendit, atij vazhdimisht i kundërpërgjigjen duke iu referuar përndjekjes së themeluesit të Wikileaks. Dhe me akuzën se Gjermania dhe Perëndimi përfaqësojnë standarde të dyfishta. "Kështu ju thonë kudo, mund të flisni me kë të doni”, konfirmon përvojën e tij parlamentari në intervistë me DW.

Prej vitesh Peter Heidt i përfundon fjalimet e tij në Bundestag me të njëjtën fjali: "Jam i mendimit që Julian Assange duhet të lirohet menjëherë”.

Parlamentarët Peter Heidt dhe Max Lucks janë të dy anëtarë të partive qeverisëse. Por nga ana e qeverisë pak është dëgjuar për Assange. Vetëm pak javë pas letrës së hapur në verën e vitit 2022 Bundestagu pati miratuar një rezolutë, që dënonte "persekutimin politik” të gazetarit si sulm ndaj lirisë së shtypit. Përveç kësaj parlamenti i bëri thirrje qeverisë gjermane, që të punojë për lirimin dhe mosekstradimin e Assange në SHBA.

Qeveria gjermane "ndjek" procesin e ekstradimit

E pyetur nga DW qeveria deklaroi vetëm, se e ndjek procesin e ekstradimit kundër Julian Assange dhe diskutimin publik rreth çështjes "me vëmendje" dhe "vazhdimisht". Mbi procesin që është në vazhdim apo përmbajtjen e diskutimeve konfidenciale me përfaqësues të qeverive të tjera ajo "parimisht nuk shprehet”, shkroi qeveria gjermane në fund të vitit që kaloi në përgjigje ndaj një pyetjeje nga grupi parlamentar Die Linke.

Kritika më ekstreme e qeverisë gjermane ndaj procesit kundër Assange tingëllon si kjo deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme në konferencën federale të shtypit në fillim të dhjetorit: "Ne kemi një koncept të ndryshëm për lirinë e shtypit nga ai që do të përkufizohej në SHBA. Tek ne gjërat që ka bërë zoti Assange nuk do të ishin të dënueshme".

Zëdhënësi iu referua edhe procesit gjyqësor në vazhdim. Dhe se mund t`i kërkohej ndihmë edhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për Assange ky është një ngushëllim, por i dobët: sepse ai do të mbetej në paraburgim britanik, ndërsa gjyqi do të zgjaste shumë vite të tjera. Pas dymbëdhjetë vjetësh pa liri: Gazetari investigativ Günter Wallraff thotë: "Po luhet me kohën. Atij po i bëhet një vdekje me këste"./DW

wikileaks julian assange

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë