LIVE UPDATES
Bota

"Do të jem një presidente që na bashkon të gjithëve rreth aspiratave tona më të mëdha"/ Kamala Harris premton të jetë një udhëheqëse për të gjithë amerikanët

Në ditën e katërt dhe të fundit të Kuvendit Kombëtar Demokrat zonja Harris pranoi zyrtarisht emërimin e partisë si kandidate për presidente.

23 Gusht 2024, 07:24 Nga E. D
"Do të jem një presidente që na bashkon të
Kamala Harris

SHBA- Përpara një turme entuziaste Nënpresidentja Kamala Harris u tha amerikanëve se në nëntor kanë një shans për një "rrugë të re përpara".

Në ditën e katërt dhe të fundit të Kuvendit Kombëtar Demokrat zonja Harris pranoi zyrtarisht emërimin e partisë si kandidate për presidente.

"Në këto zgjedhje, kombi ynë ka një mundësi të çmuar, për të tejkaluar hidhërimin, cinizmin dhe betejat përçarëse të së kaluarës. Një shans për të përcaktuar një rrugë të re përpara, jo si anëtarë të një partie apo fraksioni, por si amerikanë”, tha Harris gjatë fjalimit të saj.

Të enjten zonja Harris u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që pranoi emërimin për presidente, nga një parti e madhe dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalimit të saj zonja Harris premtoi të jetë një kandidate për të gjithë amerikanët pa dallim.

"Do të jem një presidente që na bashkon të gjithëve rreth aspiratave tona më të mëdha. Një presidente që udhëheq e dëgjon, që është realiste, praktike. Që vepron në mënyrë të arsyeshme dhe gjithmonë lufton për popullin amerikan. Nga gjykata në Shtëpinë e Bardhë, kjo ka qenë puna e jetës sime”, tha ajo.

Një pjesë të mirë të fjalimit të saj zonja Harris ia kushtoi prejardhjes dhe familjes së saj, me një nënë që bëri shumë për të rritur, atë dhe motrën e saj.

Nëna ime ishte 19 vjeçe kur përshkoi botën e vetme, duke udhëtuar nga India në Kaliforni me një ëndërr të palëkundur, për të qenë shkencëtarja që do të kuronte kancerin e gjirit”, tha zonja Harris.

"Ne e dimë se një klasë e mesme e fortë ka qenë gjithmonë jetike për suksesin e Amerikës. Dhe ndërtimi i kësaj klase të mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime. Kjo është diçka personale për mua, pasi unë vij nga klasa e mesme”, tha ajo.

Po kështu zonja Harris solli në vëmendje të publikut dhe një nga arsyet se pse vendosi të bëhej prokurore, duke kujtuar historinë e trishtë të shoqes së saj në shkollën e mesme Wanda, e cila i kishte rrëfyer se abuzohej seksualisht nga njerku i saj. Zonja Harris tha se pasi mësoi rreth këtij fakti, e kishte ftuar atë të vinte në shtëpinë e saj.

Kjo është një nga arsyet pse u bëra prokurore, për të mbrojtur njerëz si Wanda”, tha zonja Harris.

Gjatë fjalimit të saj zonja Harris kritikoi ish-Presidentit Trump duke shtuar se të gjithë amerikanët e dinë rrezikun që paraqet ardhja e tij në pushtet për herë të dytë.

"Në shumë mënyra Donald Trump është një njeri joserioz, por pasojat e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë janë jashtëzakonisht serioze. Kini parasysh pushtetin që ai do të ketë – veçanërisht pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi që ai të gëzojë imunitet nga ndjekja penale”, tha ajo.

Gjatë fjalimit të saj zonja Harris tha se në krye të Shtëpisë së Bardhë do të kujdeset që ushtria amerikane të ketë forcën luftarake më të fuqishme e më vdekjeprurëse në botë. Ajo shtoi se do të përmbushë atë çka e konsideroi si detyrim të shenjtë, kujdesin për trupat amerikane dhe familjet e tyre, duke u siguruar që t'i nderojë, e kurrë të mos e përçmojë sakrificën e tyre.

Ne do të drejtojmë botën drejt së ardhmes, në hapësirë dhe inteligjencën artificiale. Amerika dhe jo Kina, do të fitojë garën në shekullin e 21-të dhe ne do ta forcojmë dhe nuk do të heqim dorë nga roli udhëheqës në arenën globale", tha ajo.

Nënpresidentja Kamala Harris tha në fjalimin e saj në Konventën Kombëtare se nëse bëhet presidente do të qëndrojë krah aleatëve të NATO-s dhe me Ukrainën.

Trumpi, nga ana tjetër, kërcënoi se do ta braktisë NATO-n. Ai inkurajoi Putinin të sulmonte aleatët tanë. Tha se Rusia, dhe po e citoj: mund të bëjë çfarë të dojë. Pesë ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, unë u takova me Presidentin Zelensky për ta paralajmëruar për planin rus për të sulmuar. Ndihmova në mobilizimin e një reagimi global të mbi 50 vende për t'u mbrojtur kundër agresionit të Putinit. Dhe si presidente, do të qëndroj e fortë me Ukrainën dhe aleatët tanë të NATO-s", tha kandidatja demokrate për presidente.

Lidhur me luftën në Gazë, zonja Harris tha se ajo dhe Presidenti Biden po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje për pengjet dhe armëpushim në këtë rajon, gjë për të cilën siç shtoi ajo, koha është tani.

Më lejoni të jem e qartë, unë gjithmonë do të mbroj të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Do të sigurohem gjithmonë që Izraeli të ketë aftësinë për të mbrojtur veten, sepse populli i Izraelit nuk duhet të përballet më kurrë me tmerrin që një organizatë terroriste e quajtur Hamas shkaktoi më 7 tetor, përfshirë dhunën seksuale të papërshkrueshme dhe masakrimin e të rinjve në një festival muzikor".

Ndërkaq zonja Harris e cilësoi atë që ka ndodhur në Gazë që prej fillimit të luftës, shkatërruese e të dhimbshme, për shkak të humbjes së shumë jetëve të pafajshme, ndërsa rajoni ndodhet në dëshpërim e vuatje.

Presidenti Biden dhe unë po punojmë për t'i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të sigurojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha ajo.

Zonja Harris shtoi se ajo asnjëherë nuk do të hezitojë të ndërmarrë çfarëdo veprimi të nevojshëm për të mbrojtur trupat dhe interesat amerikane kundër terroristëve të mbështetur nga Irani, duke theksuar atë që e sheh si një kontrast të fortë mes saj dhe zotit Trump.

Unë nuk do të miqësohem me tiranët dhe diktatorët si Kim Jong Un-i që po bëjnë tifozllik për Trumpin, që të fitojë. Ata e dinë që ai është i lehtë për t'u manipuluar me lajka dhe favore. Ata e dinë se Trumpi nuk do t'i mbajë përgjegjës autokratët, sepse ai dëshiron të jetë vetë një autokrat".

Shumë prej delegateve gra dhe mbështetëseve të kësaj force politike që merrnin pjesë në Kuvend, ishin veshur me të bardha - ngjyra që simbolizon të drejtën e votës së grave – një lëvizje që kulmoi me sigurimin e së drejtës për të votuar nga gratë amerikane, në vitin 1920.

Përpara fjalimit të zonjës Harris kuvendi u përfshi nga një atmosferë festive mbushur me fjalime në mbështetje të saj. Në skenë u ngjitën edhe dy nga mbesat e vogla të nënpresidentes, të cilat u sollën aty nga aktorja Kerry Washington, për t'i kujtuar të pranishmëve në Kuvend, por dhe audiencës se si shqiptohet saktë emri i zonjës Harris.

Megjithë rolin e saj si nënpresidente, zonja Harris ka kaluar katër vjet nën hijen e Presidentit Biden, duke i lënë një pjesë të amerikanë të paqartë mbi historinë e saj personale dhe vizionin e saj politik për vendin.

Nga ana tjetër republikanët e kanë akuzuar zonjën Harris si "komuniste" dhe "liberale të rrezikshme".

Ekipi i zonjën Harris ka vënë theksin tek e shkuara e saj në strukturat e zbatimit të ligjit, përfshirë periudhën kur ajo shërbente si prokurore e qarkut të San Franciskos dhe prokurore e përgjithshme e Kalifornisë. Zonja Harris u zgjodh më vonë anëtare e Senatin ndërsa në 2020 kandidoi, por pa sukses, për të marrë emërimin e demokratëve për garën presidenciale.

Ishte zoti Biden ai që e zgjodhi atë si kandidate për nënpresidente, duke e katapultuar zonjën Harris në skenën kombëtare.

Edhe pse fillimisht zonja Harris ndeshi në vështirësi në rolin e saj si nënpresidente, reputacioni i saj u rrit kur ajo mori rolin e avokates kryesore të administratës Biden mbi të drejtën për abort, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për t’i hequr mbrotjen kushtetuese që gëzonte kjo e drejtë.

Demokratët shfrytëzuan zemërimin publik rreth këtij vendimi për të frenuar humbjet e tyre në zgjedhjet e fundit për Kongresin, që përkonin me mesin e mandatit të presidentit.

Pas paraqitjes së dobët të zotit Biden në debatin e parë presidencial përballë zotit Trump në qershor, zonja Harris e mbrojti atë, derisa ai vendosi të largohej nga gara rreth një muaj më parë. Me ndihmën dhe mbështetjen e Joe Bidenit, zonja Harris unifikoi Partinë Demokrate që e mbështeti me shpejtësi kandidaturën e saj për presidente.

"Miqtë e mi amerikanë, unë e dua vendin tonë me gjithë zemër. Kudo që shkoj - tek të gjithë ata që takoj - shoh një komb të gatshëm për të ecur përpara. Gati për hapin tjetër, në udhëtimin e jashtëzakonshëm që është Amerika. Unë shoh një Amerikë ku ne mbajmë fort besimin e patrembur që ndërtoi kombin tonë. Kjo gjë frymëzoi botën duke treguar se këtu, në këtë vend, gjithçka është e mundur dhe se asgjë nuk është e paarritshme", tha në fjalimin e saj në ditën e fundit të Kuvendit zonja Harris./VOA

presidenciale ne shba kamala harris

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion