LIVE UPDATES
Bota

DOKUMENTI/ Plani me 10 pika i BE-së që 5 emisarët e Perëndimit ua prezantuan të premten Kurtit e Vuçiçit

Këto janë dhjetë pikat e planit franko-gjerman.

26 Janar 2023, 18:45 Nga a.l
DOKUMENTI/ Plani me 10 pika i BE-së që 5 emisarët e
takimi me emisarët e Perëndimit

KOSOVË- Pesë diplomatët e BE’së, Miroslav Lajçak, Emmanuel Bonne, Jens Plettner, Francesco Talo, dhe ai i SHBA’së, Gabriel Esocbar, të premten e shkuar gjatë qëndrimit disa orësh në Prishtinë e Beograd, u kanë prezantuar kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, draftin e përditësuar 10 pikësh për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar ekskluzivisht këtë dokument të cilin 5 diplomatët perëndimorë ua kanë prezantuar liderëve të të dy shteteve, të premten që shkoi.

Dokumenti në fjalë, siç edhe e përshkroi kryeministri Kurti këtë të enjte gjatë ditës, në hyrje të tij ka 5 rreshta si “preambulë” ku njoftohet se ky dokument i përcjellët Kosovës dhe Serbisë nga 5 diplomatët e Perëndimit “si platformë për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Madje, edhe në këtë dokument bëhet e ditur se 10 pikat e prezantuara tashmë si platformë evropiane bazën e kanë tek i ashtuquajturi plani franko-gjerman, që të dy vendet e morën në formën e “non-paper” në gjysmën e dytë të vitit që shkoi.

Pas takimeve që pesë diplomatët ndërkombëtarë – Emmanuel Bonne, Jens Plettner, Francesco Talo, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajack – kanë pasur në Prishtinë dhe Beograd, dhe prezantimit se çka është propozimi evropian si një platformë për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, këtu janë dhjetë pikat e planit franko-gjerman, në të cilat është e bazuar kjo platformë:

DOKUMENTI/ Plani me 10 pika i BE-së që 5 emisarët e
Foto1
DOKUMENTI/ Plani me 10 pika i BE-së që 5 emisarët e
foto2

Neni 1
Palët do të zhvillojnë në mënyrë reciproke marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do të njohin në mënyrë reciproke dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore.

Neni 2
Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3
Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4
Palët pajtohen se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

Neni 5
Të dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre për tu bërë anëtare në Bashkimin Evropian.

Neni 6
Derisa marrëveshja bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE me një momentum të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët dakordohen që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, religjion, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e zhdukur dhe fusha të tjera, të ngjashme duke arritur marrëveshje specifike.

Neni 7
Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës. Palët do ta formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverisë respektive. Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen ndaras.

Neni 9
Angazhimi i BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10
Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, që do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. /Reporteri.net/.

plani franko-gjerman

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen