LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump përballë DeSantis, del në pah një rivalitet i ashpër për Shtëpinë e Bardhë

jë shenjë e qartë tensioni mes tyre ishte edhe mbajtja e dy tubimeve të veçanta në Florida gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve për në Kongres. Gjatë tubimit të tij, zoti Trump përdori një pseudonim tallës për guvernatorin DeSantis, duke e quajtur atë ‘Ron DeSanctimonious’.

14 Nëntor 2022, 17:20 Nga DOSJA
Donald Trump përballë DeSantis, del në pah një rivalitet i
Donald Trump dhe Ron DeSantis

SHBA- Duke veçuar guvernatorin e Floridës, si armikun e tij më të madh brenda Partisë Republikane, ish-presidenti Donald Trump është përpjekur t’i tregojë vendin zotit DeSantis, shpesh duke përmendur rolin që luajti mbështetja e tij, për ligjvënësin relativisht të panjohur të Floridës, për t’u zgjedhur si guvernator i një prej shteteve më të mëdha të Amerikës.

Nga ana e tij, zoti DeSantis ndonëse prej kohësh ka vlerësuar dhe ndjekur stilin e republikanit Donald Trump, ka refuzuar të lërë mënjanë ambicjet e tij për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ish-presidenti përgatitet të shpallë kandidaturën për postin që humbi dy vjet më parë. Një shenjë e qartë tensioni mes tyre ishte edhe mbajtja e dy tubimeve të veçanta në Florida gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve për në Kongres.
Gjatë tubimit të tij, zoti Trump përdori një pseudonim tallës për guvernatorin DeSantis, duke e quajtur atë ‘Ron DeSanctimonious’.

Rivaliteti mes dy figurave më të njohura të Partisë Republikane po shkon drejt një faze të re, më shpërthyese, pas rezultateve të dobëta të atyre që priteshin të ishin zgjedhje të suksesshme për republikanët. Guvernatori DeSantis, i cili arriti një fitore të thellë në zgjedhje, po shihet gjithnjë e më shumë si udhëheqësi i ardhshëm i republikanëve. Nga ana tjetër zoti Trump, kandidatët e preferuar të të cilit humbën në Pensilvani dhe Arizona, po fajësohet gjerësisht për humbjet e republikanëve.
Kjo situatë po e vë zotin Trump në pozitën më të dobët, që nga trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.
Ndërsa ai vazhdon me planet për të shpallur kandidaturën e tretë presidenciale të martën, zoti Trump po i kthehet një taktike që i ka shërbyer atij gjatë dekadave të trazirave personale, financiare dhe politike: duke u përqendruar tek dobësitë e kundërshtarëve të tij dhe duke i goditur ata me sulme të përsëritura.
“Kjo është mënyra se si lufton Presidenti Trump”, thotë Michael Caputo, një këshilltar i hershëm, që ka punuar në fushatën e parë të zotit Trump.

Në ditët që pasuan zgjedhjet për Kongres, zoti Trump ka bërë komente raciste ndaj guvernatorit të Virxhinias, Glenn Youngkin, një tjetër kandidat i mundshëm republikan për president, duke thënë se emri i tij tingëllon si kinez. Ai ka kritikuar mbulimin nga rrjeti televiziv “Fox News”, i cili si pjesa më e madhe e perandorisë mediatike të zotit Rupert Murdoch, ka ndryshuar kohët e fundit tonin ndaj zotit Trump.
Por pjesa më e madhe e sarkazmës së zotit Trump i drejtohet guvernatorit DeSantis, një shenjë kërcënimi që paraqet guvernatori DeSantis ndaj zotit Trump.

Përmes një deklarate të gjatë, zoti Trump e quajti republikanin DeSantis si një “guvernator mesatar republikan, që ka lidhje të shkëlqyera me publikun” ndërsa shprehu zemërim që guvernatori DeSantis nuk po heq dorë publikisht nga mundësia e kandidimit. Kjo qasje të kujton strategjinë e zotit Trump në vitin 2016, kur ai nxori nga loja gati një duzinë rivalësh, me një qasje tejet të ashpër, në të cilën përfshinte sharje fyese, se si dukej për shembull bashkëshortja e rivalit të tij të atëhershëm, Ted Cruz, dhe akuzat se babai i tij mund të kishte luajtur rol në atentatin ndaj Presidentit John F. Kennedy. Senatori Cruz më pas u bë një aleat kryesor i zotit Trump në Kongres.

Por ende nuk dihet se çfarë ndikimi do të kenë sot fyerjet ndaj zotit DeSantis. Mes shumë prej mbështetësve më besnikë të zotit Trump, guvernatori DeSantis shihet si pjestar i të njëjtit grup.
Mbështetësit e zotit Trump, të intervistuar gjatë tubimeve të ish-presidentit dhe takimeve të tjera të konservatorëve, shpesh janë shprehur se guvernatori DeSantis është pasardhësi natyral i zotit Trump.
Shumë kanë shprehur mosbesimin se të dy republikanët do të sfidonin politikisht njëri-tjetrin, sepse duken që kanë lidhje të ngushta. Aleatët e zotit DeSantis presin që guvernatori të njoftojë publikisht kandidimin për president pas seanacës legjislative të Floridës, e cila përfundon në muajin maj. Deri atëherë, ata mendojnë se guvernatori do të përqendrohet në drejtimin e shtetit dhe do të shmangë angazhimin e drejtpërdrejtë me zotin Trump, ashtu sikurse ka vepruar edhe këto ditë.

Marrë nga VOA

shba donald trump ron desantis

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet