LIVE UPDATES
Bota

Dorëheqja e Draghit, 'REL': Italia është mësuar me kriza, por jo si me këtë të fundit

Por, kriza e tanishme mes partive politike është duke u zhvilluar ndryshe pasi e ardhmja e Mario Draghit si lideri i shtetit është në qendër të diskutimit.

20 Korrik 2022, 08:06 Nga A.B

Dorëheqja e Draghit, 'REL': Italia është mësuar me

Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botërore, dhe si e tillë, është e mësuar me kriza politike.

Por, kriza e tanishme mes partive politike është duke u zhvilluar ndryshe pasi e ardhmja e Mario Draghit si lideri i shtetit është në qendër të diskutimit.

Draghi ka ofruar dorëheqjen javën e kaluar, pasi partia partnere e koalicionit Lëvizja Pesë Yjet, ka bojkotuar një votim të rëndësishëm në Senat.

Mirëpo presidenti italian nuk e ka pranuar dorëheqjen e Draghit, të paktën deri më tani.

Draghi nuk është politikan, dhe përgjatë 17 muajve në zyrën e kryeministrit në krye të një qeverie të pazakonshme të “unitetit kombëtar”, ai ka fituar statusin e një lideri në Evropën Perëndimore për mbështetjen e tij për Ukrainën dhe përpjekjet e shumta për të kryer reforma ekonomike.

Rezultati i debatit në legjislaturë, që zhvillohet të mërkurën, do të ndihmojë që të vërtetohet nëse Draghi do të mbesë në pushtet.

Për dallim nga shumë kriza të kaluara politike në Itali, në të cilat qytetarët janë dorëzuar, këtë herë shumë italianë janë duke i kërkuar Draghit që të vazhdojë punën.

Nëse Draghi nuk do të mund të ringjallë koalicionin, zgjedhjet e parakohshme mund të pasojnë.

Presidenti italian, Sergio Mattarella i ka dhënë mandat Draghit, ish-shef i Bankës Qendrore Evropiane, që të formojë qeverinë “e unitetit kombëtar” në shkurt të vitit 2021, për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë italiane, pas pandemisë së koronavirusit.

Draghi e ka marrë drejtimin e kryeministrisë nga Giuseppe Conte, lider i Lëvizjes Pesë Yjet, i cili e ka lënë zyrën teksa ka tentuar të funksionalizojë programin e vaksinimit kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Draghi udhëheq koalicion të pazakonshëm pasi aty përfshihen edhe parti që grinden mes veti: të djathtit, të qendrës, të majtët, si dhe Lëvizjen Pesë Yjet, që e ka lënë vetëm në votën e 14 korrikut.

Kjo krizë vjen në një kohë kyçe - për Italinë dhe Evropën.

Inflacioni i lartë dhe çmimet e larta të energjisë janë duke ndëshkuar konsumatorët dhe industrinë.

Draghi e ka pozicionuar veten si një prej mbështetësve të mëdhenj të ndihmës së Evropës për Ukrainën, pasi kjo e fundit përballet me luftën e nisur nga Rusia.

Pas vështirësive politike për liderin britanik Boris Johnson dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe mungesës së vërejtur të lideres gjermane, Angela Merkel në gjithë kontinentin, Draghi është shpërfaqur si zë i besueshëm dhe autoritativ në Evropë.

Ai po ashtu ka punuar në kryerjen e reformave që ka kërkuar Bashkimi Evropian, si kusht për ndarjen e 200 miliardë dollarëve për rimëkëmbje nga pandemia.

E mërkura është ditë tejet e rëndësishme.

Mattarela ka ftuar Draghin që të dalë para parlamentit dhe të sqarojë pse dëshiron që të japë dorëheqje.

Ligjvënësit më pas bëjnë të ditura qëndrimet e tyre në debat.

Teksa partitë tjera të koalicionit pritet t’i kërkojnë Draghit të qëndrojë në detyrë, Lëvizja Pesë Yjet, e dëmtuar nga largimet partiake, pritet të jetë me qëndrim të lëkundur.

Vetë Draghi ka thënë se nuk do të qeverisë pa popullistët e tij në koalicion.

Qeveria e Draghit nuk ka synuar votëbesim.

Mirëpo ligjvënësit nga partitë në koalicion mund të propozojnë mocione të tilla për të garantuar disiplinë.

Nëse dështon diçka e tillë, largimi i Draghit bëhet gati se i pashmangshëm.

Një peticion online me thirrjet “Draghi, qëndro”, është nisur nga ish-kryeministri Matteo Renzi dhe deri më tani ka siguruar mbi 100.000 nënshkrime.

Qindra qytetarë dhe liderë politikë kanë mbajtur të hënën marshe pro-Draghit në Romë, Milano dhe qytete tjera.

Rreth 1.000 kryetarë të partive politike rivale, kanë nënshkruar një letër të hapur duke i kërkuar Draghit të qëndrojë në zyrë.

Edhe qendra tjera lobuese, duke përfshirë një grup mjekësh të shqetësuar për udhëheqësinë në kohën e shpërthimeve të reja me koronavirus, janë pozicionuar për Draghin me thirrjet “të lutem rri”.

Edhe pa Lëvizjen Pesë Yjet, Draghi mund të sigurojë lehtë shumicën në legjislaturë.

Mirëpo Draghi - strategjia e të cilit ka shpëtuar valutën euro nga shkatërrimi një dekadë më parë, kur ka qenë në krye të Bankën Qendrore Evropian - ka vendosur që ndonëse ka numrat në të mirë të tij në parlament, atij mund t’i mbarojë durimi si pasojë e grindjeve mes parterëve të koalicionit.

Nëse Draghi e bën dorëheqjen të pakthyeshme, hapi tjetër i përket Mattarellas.

Ai mund t’i kërkojë dikujt që të formojë koalicionin, mirëpo Draghi veçse është duke formuar qeverinë e tretë prej përbërjes së tanishme parlamentare, të formuar më 2018.

Ka më shumë mundësi që presidenti të shpërndajë Parlamentin dhe që zgjedhjet e reja të mbahen deri në shtator.

Mandati i legjislaturës aktuale skadon në mars të vitit të ardhshëm, andaj zgjedhjet edhe ashtu nuk do të ishin larg.

Një veprim i tillë mund të jetë në interes së të djathtës ekstreme, të euroskeptikëve, Vëllezërit e Italisë, pasi sondazhet tregojnë se partia mund të marrë më së shumti vota dhe që liderja e saj, Giorgia Meloni të zë pozitën e kryeministrit./REL

itali

Sondazh

Poll
Bota 20 Korrik 2022, 07:54 s.s

Netflix humb një milion abonentë

Netflix SHBA- Kompania Netflix është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për transmetimin e ...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen