LIVE UPDATES
Bota

Zvarriten dosjet e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas, nuk merret asnjë dënim, 'REL': Po bëhet për shkak të pazareve politike

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup ka kthyer në rigjykim edhe procesin gjyqësor që ka të bëjë me të dënuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

10 Prill 2023, 18:44 Nga A.B

Zvarriten dosjet e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas, nuk merret

Thuajse të gjithë ish zyrtarët e lartë shtetëror maqedonas nga periudha e qeverisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ose janë liruar nga burgu ose proceset gjyqësore ndaj tyre janë vjetërsuar, e disa të tjerë janë kthyer në rigjykim.

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, një nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit, më 13 prill do të lirohet edhe nga një dënim me burgim prej tri vjetësh, pasi Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar në afatin e paraparë, më 7 prill, vendimin e shkallës së parë, që i bie se kundër tij vjetërsohet.

Mijallkov, më 8 mars 2019, ishte dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013, por aktgjykimi nuk arriti të bëhet i plotfuqishëm.

Ai nuk do të vuaj as dënimin me 12 vjet burgim për përgjimin e paligjshëm të rreth 20 mijë qytetarëve në periudhën mes viteve 2008-2015.

Për këtë vepër, më 26 shkurt 2021 u dënuan 12 persona me 55 vjet burgim, por asnjëri prej tyre nuk ka vuajtur dënimin për shkak se lënda nuk ka marrë epilog.

Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit me arsyetim të “lëshimeve procedurale” gjatë gjykimit në shkallën e parë e ka shfuqizuar dënimin duke e kthyer në rigjykim. Kjo lëndë nëse nuk merr epilog vjetërsohet në vitin 2025.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup ka kthyer në rigjykim edhe procesin gjyqësor që ka të bëjë me të dënuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

Për këtë vepër me gjithsej 25 vjet burgim ishin dënuar ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski (6 vjet e 6 muaj), ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski (6 vjet e 3 muaj), ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristoski (6 vjet e 3 muaj) dhe Vlladimir Atanasov, ish-drejtor i Policisë (6 vjet burg).

“Paqartësitë në aktgjykim, veprimet e padefinuara për të akuzuarit, diskutimi i pamjaftueshëm për amnistinë”, janë vetëm disa nga arsyet e përmendura nga Apeli lidhur me vendimin për rigjykimin e rastit.

Nga Gjykata Penale kanë reaguar duke theksuar se “anulimi i aktgjykimit dhe kthimi i tij në rigjykim për arsyeje të lëshimeve teknike krijon kosto shtesë, zvarritje dhe rrezikim të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, që është në dëm të të gjithëve”.

Anulimi i vendimit dhe vjetërsimi i lëndëve është kritikuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Përmes letrave dërguar Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Prokurorisë Publike, ai ka kërkuar efikasitet në punë dhe masa për parandalimin e situatave të tilla - që të mos zvarriten –që çojnë në vjetërsimi e tyre dhe kthimin në rigjykim.

Margarita Caca-Nikollovska, njohëse e çështjeve juridike dhe ish-gjykatëse në Strasburg, thotë se në gjyqësor duhet të ketë përgjegjësi mbi këtë gjendje.

“Nuk janë vetëm gjykatësit por i tërë sistemi i drejtësisë, përfshirë prokurorët, avokatët, secili prej tyre duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të mirën e klientit të tij, por jo edhe për një proces fer dhe të drejtë gjyqësor”.

“Konsideroj se duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që janë të përfshirë në vjetërsimin e lëndëve gjyqësore. Kjo që po ndodhë edhe njëherë dëshmon gjitha ato kritika dhe shqetësime për gjendjen në të cilën ndodhet gjyqësori në vendin tonë”,tha ajo.

Aleksandar Tortevski, ekspert për çështje të drejtësisë thotë se “lëshimet” e pretenduara gjatë proceseve gjyqësor janë rezultat i një gabimi sistemik në të gjithë sistemin e drejtësisë.

Anulimet bëhen edhe për shkak të pazareve politike. Kur lëndët apo vendimet gjyqësore të kalojnë në Gjykatë ne Apelit ndodhë që gjykatësit të shantazhohen, por edhe të bëhen pazare, këtë lëndë anuloje, këtë konfirmoje... e kështu me radhë. Pra, kemi vendime gjyqësore të porositura nga politika”, tha ai.

Nga të gjithë zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar është vetëm ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila vuan dënimin me 6 vjet burim për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së automjeti të blinduar për nevojat e Qeverisë.

Raporti vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut i Departamentit amerikan të Shtetit vuri në dukje mungesën e pavarësisë së gjyqësorit dhe uljen e besimit të publikut në gjyqësor. Ndër të tjera, në të thuhet se “rastet e sjelljes së pahijshme gjyqësore, presioni i panevojshëm politik dhe i biznesit ndaj gjyqtarëve, drejtësia e zgjatur, si dhe financimi dhe stafi i pamjaftueshëm i gjyqësorit, vazhdojnë të pengojnë efektivitetin e gjykatave dhe të ndikojnë në besimin e publikut në sundimin e ligjit”./REL

maqedoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj