Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.
KOSOVË- Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës, janë nxjerrë në sipërfaqe. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.
Ai ka theksuar se në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.
“Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka deklaruar Jonuzi për Radion evropa e Lirë. Ky horizont gjendet rreth 900 metra nën tokë.
Jonuzi ka theksuar se minatorët, janë nxjerrë nga miniera përmes formës alternative, gjegjësisht, përmes rrugës prej ku nxirren mineralet, në formë mekanike dhe jo përmes ashensorit. Ai ka theksuar se minatorët që ishin të ngujuar, pas daljes, përveç shqetësimit të përgjithshëm, nuk kanë shprehur shqetësim shëndetësor.
Në vendin e ngjarjes, sipas tij, kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e “Trepçës”, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.
Megjithatë, asnjë nga udhëheqësit e Trepçës nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të Radios Evropa e Lirë, për të sqaruar arsyet e defektit në ashensor, që pamundësoi daljen në sipërfaqe të rreth 40 minatorëve, të cilët qëndruan të ngujuar në minierë për rreth 14 orë.
Tajvan KINË- Ushtria e Kinës deklaroi se është gati për të luftuar pas përfundimit të tre ditëve të...
Foto ilustruese SHBA- Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit të dokumenteve të klasifikuara ushtarake dhe ...
Ilaçi i drogës SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara miratoi përdorimin pa recetë mjekësore t&e...
protesta në Irlandë IRLANDË- Bomba benzine dhe raketa të tjera janë hedhur ndaj policisë gjatë një parade t&e...
Agjencia e ushqimit e OKB-së AFGANISTAN- Agjencia e ushqimit e OKB-së tha të hënën se i duhen 800 milionë dollarë p&eum...
Esther Sturrs Stuardesja holandeze, Esther Sturrus ka ndarë me ndjekësit e saj në Tiktok disa truke që mund tiu nevojiten gjatë q...
emigrantët në Itali ITALI- Dy operacione nga forcat e Rojës Bregdetare janë duke u zhvilluar në brigjet e Italisë. Mediat e ...
Forcat zjarrefikese SPANJË- Thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta, të pazakonta për sezonin dëshmojnë se sezoni i...
Minatorët KOSOVË- Detaje nga bllokimi i minatorëve në Minierën e Trepçës në Kosovë. Pas më shumë ...
Plas bomba në Pakistan PAKISTAN- Të paktën katër persona, përfshirë dy policë, u vranë dhe 15 të tjer&eu...