LIVE UPDATES
Bota

'Rrjedhja' e dokumenteve SEKRETE/ SHBA në kërkim të burimit që nxorri "LETRAT", VOA zbulon prapaskenat

Zyrtarët thonë se gjerësia e temave të trajtuara në dokumente, të cilat prekin luftën në Ukrainë, Kinën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, sugjerojnë se ato mund të jenë nxjerrë nga një amerikan dhe jo nga një vend aleat.

10 Prill 2023, 18:34 Nga k.m.
'Rrjedhja' e dokumenteve SEKRETE/ SHBA në kërkim të
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit të dokumenteve të klasifikuara ushtarake dhe të shërbimeve të zbulimit, që u shfaqën në internet, me detaje nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, deri te agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad. Disa ekspertë perëndimorë të sigurisë dhe zyrtarë amerikanë thonë se dyshojnë se mund të jetë dikush nga Shtetet e Bashkuara që i ka nxjerrë dokumentet sekrete.

Zyrtarët thonë se gjerësia e temave të trajtuara në dokumente, të cilat prekin luftën në Ukrainë, Kinën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, sugjerojnë se ato mund të jenë nxjerrë nga një amerikan dhe jo nga një vend aleat.

“Vëmendja tani është përqendruar tek mundësia që kjo të jetë një rrjedhje nga SHBA-të, pasi shumë nga dokumentet kanë qenë në duart e amerikanëve”, thotë Michael Mulroy, ish-zyrtar i lartë i Pentagonit.

Zyrtarët amerikanë thanë se hetimi është në fazat e hershme dhe ata që e drejtojnë atë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që elementë pro-rusë të jenë pas rrjedhjes. Kjo shihet si një nga shkeljet më serioze të sigurisë që nga koha kur mbi 700,000 dokumente, video dhe raporte diplomatike, u shfaqën në faqen e internetit “WikiLeaks” më 2013.

Pas zbulimit të dokumenteve, agjencia e lajmeve “Reuters” ka shqyrtuar më shumë se 50 dokumente të etiketuara “Sekret” dhe “Tepër Sekret” që u shfaqën për herë të parë muajin e kaluar në rrjetet sociale, duke filluar me ‘Discord’ dhe ‘4Chan’.

Reuters nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumenteve. Disa, që japin shifra të viktimave në fushën e betejës nga Ukraina, duket se ishin ndryshuar për të minimizuar humbjet ruse.

Nuk është e qartë pse të paktën njëri dokument është shënuar i paklasifikuar, por përfshin informacione tepër sekrete. Disa dokumente janë të shënuara “NOFORN”, që do të thotë se ato nuk mund t'u jepen shtetasve të huaj.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha të dielën se agjenci të shumta po punojnë për të vlerësuar ndikimin e rrjedhjes së dokumenteve tepër sekrete tek siguria kombëtare.

“Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të shqyrtojë vlefshmërinë e dokumenteve që qarkullojnë në faqet e rrjeteve sociale dhe që duket se përmbajnë materiale të ndjeshme dhe tepër sekrete”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Singh tha se siguria kombëtare është përparësia më e lartë për Pentagonin dhe se zyrtarët amerikanë janë “angazhuar me aleatët dhe partnerët dhe kanë informuar komisionet përkatëse të Kongresit për zbulimin”.

Një nga dokumentet, i datës 23 shkurt dhe i shënuar “Sekret”, përshkruan në detaje se si Ukraina, me normën aktuale të përdorimit, rrezikon të mbesë pa sisteme të mbrojtjes ajrore deri më 2 maj .

Një informacion i tillë mund të jetë i dobishëm për forcat ruse dhe Ukraina tha se presidenti i saj dhe zyrtarët e lartë të sigurisë u takuan të premten për të diskutuar mënyrat për të parandaluar rrjedhjet.

Një dokument tjetër, i shënuar “Tepër Sekret” nga një informacion i mbledhur nga Agjencia Qëndrore e Inteligjencës (CIA) që mban datën 1 mars, thotë se shërbimi sekret i Izraelit “Mossad” po inkurajonte protesta kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të forcuar kontrollin mbi Gjykatën e Lartë të Izraelit.

Dokumenti vinte në dukje se SHBA-të e siguruan këtë informacion përmes një mënyre që sugjeron se Shtetet e Bashkuara kishin spiunuar një nga aleatët e saj më të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, zyra e kryeministrit Netanyahu e cilësoi informacionin si “të pavërtetë dhe pa asnjë bazë”.

Një dokument tjetër jep detaje të diskutimeve të brendshme midis zyrtarëve të lartë të Koresë së Jugut në lidhje me presionin e SHBA-së mbi Seulin, për të ndihmuar furnizimin me armë të Ukrainës dhe politikën e saj për të mos e bërë këtë.

Një zyrtar presidencial i Koresë së Jugut tha të dielën se vendi ishte në dijeni të raporteve në lidhje me dokumentet e klasifikuara dhe se planifikon të diskutojë “çështjet e ngritura” me Uashingtonin. Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se ndërsa ekzistonte shqetësimi për rrjedhjen në Pentagon dhe agjencitë e inteligjencës, dokumentet flasin për atë se si ishte situata para më shumë se një muaji dhe ato nuk përmbajnë vlerësimet më të fundit.

Dy zyrtarët thanë se ushtria dhe agjencitë e inteligjencës po hulumtonin proceset e tyre për të kuptuar se deri në çfarë niveli shpërndahen informacionet e klasifikuara brenda SHBA-së. Zyrtarët po shikojnë se çfarë motivesh do të kishte një zyrtar amerikan ose një grup zyrtarësh për të nxjerrë informacione të tilla të ndjeshme, tha një nga zyrtarët që foli për Reuters.

Ai tha se hetuesit po shikonin katër ose pesë teori, që nga mundësia e një punonjësi të pakënaqur, deri tek një kërcënim i brendshëm, që në mënyrë aktive donte të minonte interesat e sigurisë kombëtare të SHBA./VOA

mossad dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet