LIVE UPDATES
Bota

Dronët tokësorë, mjetet e reja të luftës në Ukrainë

Nataliia Kushnerska, kryetare e Brave1, një organizate e Qeverisë ukrainase, tha për Radion Evropa e Lirë se organizata e saj “ndër prioritetet kryesore e kishte prodhimin e robotëve tokësorë për të qenë në nivel me sistemet pa pilot”. Brave1, thotë ajo, i ka pranuar më shumë se 200 dizajnë për mjete tokësore pa pilot në platformën e saj, ndërsa deri tani i ka testuar 50 prej tyre

28 Prill 2024, 18:13 Nga N.F
Dronët tokësorë, mjetet e reja të luftës në
Dronë tokësorë

UKRAINË- Fushëbeteja moderne është transformuar nga dronët në ajër dhe në detet e hapura, dhe tani, Rusia dhe Ukraina janë buzë dislokimit të një numri të madh të dronëve tokësorë në tokën ukrainase. 

Një video e publikuar së fundmi e shfaq shkallën deri në të cilën mjetet pa pilot po e transformojnë fushëbetejën moderne. Videoja i shfaq dy dronë rusë me telekomandë dhe të armatosur me granatahedhës, duke u shkatërruar nga dronët ajrorë ukrainas. E gjithë kjo është xhiruar nga një dron spiun që rri pezull aty pranë.

Videoja që tregon shkatërrimin e një droni nga një dron tjetër është vetëm njëra nga disa videot e publikuara në javët e fundit ku shfaqën mjetet tokësore pa pilot. Në videot e tjera shfaqet një dron tokësor duke shtënë breshri plumbash mbi pozicionet ruse, dhe një dron kamikaz me rrota duke e bartur ngadalë një mjet të madh shpërthyes nëpër fushë, para se ta shpërthejë atë nën një urë në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Nataliia Kushnerska, kryetare e Brave1, një organizate e Qeverisë ukrainase, tha për Radion Evropa e Lirë se organizata e saj “ndër prioritetet kryesore e kishte prodhimin e robotëve tokësorë për të qenë në nivel me sistemet pa pilot”. Brave1, thotë ajo, i ka pranuar më shumë se 200 dizajnë për mjete tokësore pa pilot në platformën e saj, ndërsa deri tani i ka testuar 50 prej tyre.

Dronët tokësorë ishin përdorur për herë të parë në luftë gjatë pushtimit të Finlandës nga Bashkimi Sovjetik më 1939. “Teletanket” sovjetike ishin tanke tradicionale të pajisura me telekomanda. Ato kontrolloheshin nga dora e njeriut për të lëvizur dhe për ta shkrepur armën nga një largësi, pa ndihmën e pamjeve të videove moderne. Besohet se teletanket sovjetike u përdorën për herë të fundit në luftë gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942.

Gjithashtu gjatë asaj lufte, ushtria gjermane e ndërtoi një dron tokësor kamikaz i quajtur “Goliath”. Ky dron në madhësinë e një veture mbushej me eksplozivë dhe kontrollohej përmes një teli që zvarritej mbrapa teksa Goliath shkonte drejt pozicioneve të armikut. Mijëra “dronë shkatërrues” ishin prodhuar, por ata ishin të ngadalshëm dhe ndaloheshin shumë lehtë me armë zjarri.

Prej Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë tentime për ta ringjallur konceptin e dronëve tokësorë luftarakë, por suksesi ka qenë i kufizuar. Tanku rus pa pilot, Uran-9, ishte përdorur në luftime gjatë luftës civile në Siri më 2018, por dështoi aq keq saqë një oficer theksoi se ky sistem ishte së paku një dekadë larg të qenet i gatshëm për betejë. Ky tank ende nuk është përdorur në Ukrainë.

Michael Boyle, profesor në Universitetin Rutgers dhe autor i një libri në luftën e dronëve, tha për REL-in se ka disa arsye pse ka qenë i ngadalshëm zhvillimi i dronëve tokësorë luftarakë.

“Arsyeja e parë është terreni”, tha Ai.

“Derisa dronët ajrorë mund të fluturojnë lirshëm si zogjtë dhe dronët detarë gjithashtu lëvizin përmes një elementi relativisht të pakufizuar, dronët tokësorë “duhet të jenë në gjendje të lëvizin me shpejtësi nëpër sipërfaqe jo të rrafshëta dhe nën zjarrin e luftimeve për t’i kryer detyrat”, tha Boyle.

Pengesat, të thjeshta si një gropë, apo grumbuj teli me gjemba, të cilat mund t’i kapërcejë me lehtësi një ushtar, paraqesin pengesë të pakalueshme për shumë dronë tokësorë. Një faktor tjetër i rëndësishëm është çmimi.

“Zhvillimi i një mjeti tokësor që mund të veprojë në terrene jo të rrafshëta dhe të largëta, dhe të jetë i përdorshëm nga njësitet e tjera ushtarake, kushton shtrenjtë”, tha Boyle.

Derisa dronët ajrorë kamikazë që kushtojnë disa qindra dollarë dërgohen në misione njëdrejtimëshe, dronët e mëdhenj tokësorë që janë mjaftueshëm të zhvilluar për të lëvizur në fushëbeteja me terren me vrima “nuk mund të përdoren në mënyrën e njëjtë në përgjithësi”, sipas Boyle.

Eksperti i dronëve shtoi se “infrastruktura e komunikimit me [dronët tokësorë] duhet të jetë në veçanti e sigurt, së paku tani për tani kur janë kaq të shtrenjtë”. Kushnerska thotë se dizajni më premtues i dronëve tokësorë që Brave1 po e teston tani është një mjet i dizajnuar për të transportuar të plagosur nga fushëbeteja.

“Komunikimet me ushtrinë na kanë treguar se mbrojtësit i pësojnë shumë humbje gjatë bartjes së të plagosurve”, tha ajo.

Ajo thotë se një mjet i kontrolluar nga larg apo në mënyrë autonome, mund ta zërë vendin e tre deri në gjashtë ushtarëve të nevojshëm për ta bartur nga vija e frontit një ushtar të plagosur.

“Deri në fund të vitit 2024, ne presim që ky [mjet tokësor pa pilot] të jetë pjesë sistematike e veprimeve të ushtrisë sonë”, parashikoi ajo.

Marrë nga REL

lufta rusi-ukraine drone tpokesore


Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd