17 Mars 2025, 13:50
Nga M.L
Pançe Toshkovski
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, nuk mendon të japë dorëheqje nga posti, pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën 59 persona. Toshkovski thotë se si ai po edhe të gjith qytetarët kanë përgjegjësi morale për rastin e ndodhur në Koçani. Ministri për tragjedinë fajëson ish njerëzit që ishin në pushtet dhe e ka krahasuar klubin e natës me një stallë kafshësh.
“Jam prgjigjur edhe dje në këtë pyetje, mendoj se nuk ka asnjë në Maqedoni që nuk duhet të mbajë prgjegjsi morale për këtë tragjedi, veçanrisht dikush që ka pasur funksion publik këto 30 vitet e fundit. Nëse ekziston pikë morali dhe mëshire tek njerëzit duhet të mbaj përgjegjësi morale. Nëse më pyesni mua, është shtall dhe si e tillë funksionon kështu për 15 vjet, me krim, me ryshfet, me korrupsion, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë kusht”, tha Toshkovski.
Toshkovski ka paralajmëruar arrestime të reja, përfshirë edhe zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke thënë se në vend momentalisht nuk kemi sistem dhe gjithçka sillet rreth korrupsionit.
“Gjatë ditës së sotme nuk do të ndalemi me veprime procedurale, pra kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri në atë nivel, saqë mund të themi se kemi një situatë katastrofike për sa i përket veprimeve të një numri të madh të institucioneve, të cilat sipas ligjit duhet të monitoronin funksionimin e diskotekës, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes në rast të një numri të madh të zjarrit të mundshëm, të cilët do të ketë sot një numër të madh të personave të tjerë institucionet”, shtoi Toshkovski.
Përdallim nga Toshkovski, dorëheqje nga pozita ka dhënë kryetari i Komunës që është po nga rradhët e VMRO-së, i cili sipas Toshkovskit dje është thirrur në bisedë informative. Ministri nuk dha detaje nëse do të ketë procedurë edhe kundër kryetarit tashmë të dorëhequr.
maqedoni e veriut pançe toshkovski
Bota
17 Mars 2025, 13:45
M.B
Protesta
MAQEDONIA E VERIUT- Qytetarët në Koçan kanë nisur tashmë protestën e paralajmëruar pas vdekjes tragjike ...
Bota
17 Mars 2025, 13:14
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Mediat më të njohura ndërkombëtare kanë shkruar për tragjedinë e ditës së d...
Bota
17 Mars 2025, 13:29
M.B
Foto ilustruese
BULLGARIA- Bullgaria ka shpallur 18 marsin ditë zie për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së...
Bota
17 Mars 2025, 13:07
M.B
Blagojço Georgiev
MAQEDONIA E VERIUT- Me anë të një videoje Blagojço Georgiev ka treguar se si njerëzit e tij k...
Bota
17 Mars 2025, 12:42
M.B
I dyshuari
MAQEDONIA E VERIUT- Policia në Maqedoninë e Veriut sot ka ndaluar disa persona si të dyshuar për tragjedinë në...
Bota
17 Mars 2025, 12:16
M.B
Pançe Toshkovski
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski mo...
Bota
17 Mars 2025, 12:14
B.Z
Ljupço Papazov
MAQEDONI E VERIUT - Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen nga post...
Bota
17 Mars 2025, 11:51
M.B
Sara Projkovska
MAQEDONIA E VERIUT- Profesoresha në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, Sara Projk...
Bota
17 Mars 2025, 11:37
M.B
Igor Velkov, Sara Projkovska dhe Martin Atanasovski
MAQEDONIA E VERIUT- Gjashtë anëtar të grupit DNK që performonte natën e ...
Bota
17 Mars 2025, 11:36
B.Z
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë lajmëruar protestë këtë të hën&...